LIVE UPDATES
Aktualitet

Krishtlindja, 25 dhjetori që bashkon botën! Kuptimi, historia dhe mesazhi i paqes për një ndër festat më të dashura për miliona besimtarë

Ajo festohet çdo vit më 25 dhjetor nga shumica e të krishterëve, ndërsa në kishat e Lindjes kremtimi bëhet më 7 janar, për shkak të përdorimit të kalendarit Julian. Pas Pashkëve, Krishtlindja konsiderohet festa më e madhe dhe më domethënëse për të krishterët.

25 Dhjetor 2025, 07:26 Nga M.L
Krishtlindja, 25 dhjetori që bashkon botën! Kuptimi, historia dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Krishtlindja, e njohur gjithashtu si Kërshëndella apo shkurt “Kshnellat” ndër besimtarët e krishterë, është një nga festat më të rëndësishme fetare në botën e krishterë. Ajo festohet çdo vit më 25 dhjetor nga shumica e të krishterëve, ndërsa në kishat e Lindjes kremtimi bëhet më 7 janar, për shkak të përdorimit të kalendarit Julian. Pas Pashkëve, Krishtlindja konsiderohet festa më e madhe dhe më domethënëse për të krishterët.

Rëndësia e kësaj feste nisi të rritet gradualisht, veçanërisht pas vitit 800, kur Karli i Madh u kurorëzua perandor pikërisht në ditën e Krishtlindjes, duke i dhënë kësaj date edhe një peshë të veçantë historike dhe politike në Evropën mesjetare.

Një festë e besimit, familjes dhe paqes

Sot, Krishtlindja kremtohet me një sërë traditash të njohura: shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit (presepi), zbukurimin e pemës së Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, si dhe mbledhjen e familjes rreth tryezës festive. Në shumë vende, kjo festë shoqërohet edhe me figurën e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri, i cili simbolizon bujarinë dhe gëzimin, veçanërisht për fëmijët.

Krishtlindja është një festë që përcjell mesazhe të forta paqeje, dashurie, faljeje dhe solidariteti. Për besimtarët, kjo periudhë ka një rëndësi të veçantë shpirtërore dhe familjare, pasi lindja e bebit Jezus ndodhi pranë familjes së tij, duke e kthyer familjen në një simbol qendror të kësaj feste.

Lindja e Jezus Krishtit

Krishtlindja përkujton lindjen e Jezus Krishtit, i cili nga të krishterët besohet si Biri i Perëndisë dhe Perëndia i mishëruar, i zbritur në tokë për shpëtimin e njerëzimit nga mëkati. Sipas Ungjijve të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Virgjëresha Mari në Betlehem. Maria dhe bashkëshorti i saj, Jozefi, ndodheshin atje për shkak të regjistrimit të popullsisë të urdhëruar nga perandori romak August.

Sipas besimit të krishterë, lindja e Krishtit ishte parathënë nga profeci të shumta, të cilat pohonin se Mesia do të vinte nga shtëpia e Davidit për të sjellë shpëtimin e botës.

Data e Krishtlindjes dhe kuptimi i saj

Edhe pse data e saktë e lindjes së Jezusit nuk përmendet në Dhiatën e Re, 25 dhjetori është pranuar tradicionalisht si dita e Krishtlindjes nga shumica e kishave të krishtera. Kjo datë është kthyer në një simbol universal të paqes dhe shpresës, duke u festuar jo vetëm nga besimtarët, por edhe si një festë kulturore dhe shoqërore në shumë vende të botës.

Krishtlindja në Kishën Katolike dhe Ortodokse

Në Kishën Katolike dhe në shumicën e kishave ortodokse që përdorin kalendarin gregorian – përfshirë Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, si dhe kishat greke, rumune, bullgare dhe qipriote – Krishtlindja festohet më 25 dhjetor. Ndërkohë, disa kisha ortodokse që ndjekin kalendarin Julian e kremtojnë festën më 7 janar.

Pavarësisht dallimeve kalendarike, mesazhi i Krishtlindjes mbetet i njëjtë: paqe mes njerëzve, dashuri, shpresë dhe besim për një botë më të mirë./ Dosja.al

krishtlindja kërshëndella kshnellat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet