"Me trup këtu, me shpirt e zemër në Shqipëri”/ Protesta kundër projektit në Zvërnec përfshijnë diasporën, tubime në Gjermani, Itali dhe Angli
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Aktivistët pohuan se kanë nisur takime me komunitetet lokale pasi sipas tyre nuk ka pasur transparencë me publikun, ndërkohë që do të kërkojnë rrëzimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese.
SARANDË- Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit reaguan sot në qytetin antik ndaj marrëveshjes për menaxhimi e Butrintit nga një Fondacion i përbashkët mes ministrisë shqiptare të Kulturës dhe Fondacionit shqiptaro-amerikan për Zhvillim.
Aktivistët pohuan se kanë nisur takime me komunitetet lokale pasi sipas tyre nuk ka pasur transparencë me publikun, ndërkohë që do të kërkojnë rrëzimin e marrëveshjes në Gjykatën Kushtetuese.
Aktivisti Aulon Kalaja tha për Zërin e Amerikës se aleanca është krijuar të kundërshtojë mënyrën e re të menaxhimit të Butrintit.
“Bashkë me profesorë, arkeologë, intelektualë nga gjithë Shqipëria, njerëz të profesioneve të lira, studentë kundërshtojmë koncesionin për Butrintin. Qeveria ka frikë ta thotë “koncesion”, ne kemi shumë të panjohura lidhur me këtë marrëveshje. E para duhet t'i kërkojmë llogari shtetit tonë, qeverisë se përse po ia jep një fondacioni privat këtë gjë i cili do vendosë për 10 vite e ardhshme fatin e Butrintit. E dyta ka të bëjë edhe me rritjen e biletës që do shkojë në nivele të tjera siç është diskutuar ndërkohë që Shqipëria është vend i varfër. E treta kemi pikëpytje shumë të mëdha për një nga personazhet që qëndron në Bordin e Fondacionit, Richard Hodges i cili mund të jetë arkeolog shumë i mirë por ka vënë në pikëpyetje në pohimet e tij egzistencën e Butrintit dhe Sarandës si toka shqiptare, ai thotë se rastësisht janë me Shqipërinë", thotë ai.
Zoti Kalaja thotë me tej se dy janë hapat e ndërmarra deri tani: ndërgjegjësimi i publikut dhe angazhimi i një grupi avokatësh për ta kalur cështjen në Gjykatën Kushtetuese.
"I bëj thirrje Presidentit të Republikës që ta kthejë ligjin", thotë zoti Kalaja.
Ndrësa aktivisti Andi Tepelena thotë se kundërshtimi i marrëveshjes vjen pasi shteti shqiptar heq përgjegjësinë nga menaxhimi i sitit më emblematik të Shqipërisë.
“Kundërshtia jonë si qytetarë, e ekspertëve të fushës është për këtë model menaxhimi të Butrintit. Në një farë mënyre shteti shqiptar heq përgjëgjësinë nga vetja për menaxhimin e amdministrimin e sitit më emblematik, më simbolik, më të rëndësishëm dhe më domethënës të Shqipërisë”, thotë ai.
Zoti Tepelena thotë se forumi synon të përfshihen në diskutime të gjitha grupet e interest.
“Ne po bëjmë atë që s`ka bërë Ministria e Kulturës, duke filluar nga dita e sotme me qytetarë me arkeologë në Sarandë. Në një trashëgimi të tillë kulturore nuk mund të injorohet komuniteti lokal", theksoi zoti Tepelena.
Aktivisti mjedisor Sazan Guri tha se nga zona e mbrojtur e Parkut Kombëtar të Butrintit qeveria hoqi mbi 800 ha e cila tani kthehet sipas tij në një zonë ku mund të ndërtohet.
“830 ha sipërfaqe i grabitet kësaj zone të mbrojtur për t`u bërë një zonë ku mund të ndërtohet", theksoi ai.
Avokati Zace Islami tha se marëvëshja nuk ishte bërë nën dritën e transparencës.
“Ndihemi të tradhëtuar ,të poshtëruar dhe është bërë një vendim në fshehtësi të plotë nga opinion publik", theksoi ai.
Qeveria shqiptare ka pohuar se marrëveshja për menaxhimin e Butrinit përmes një fondacioni ka ardhur si një nevojë për mënyra të reja administrimi, dhe shteti ruan pronësinë dhe autoritetin përmes Ministrisë së Kulturës.
Ndërsa Fondacioni shqiptaro amerikan i Zhvillimit ka pohuar se pjesëmarrja e tij në fondacionin e perbashkët për Butrintin me Ministrinë shqiptare të Kulturës i kontribuon ruajtjes së Butrintit dhe zhvillimit të projekteve për 10 vitet e ardhshme.
Fondacioni shqiptaro amerikan për Zhvillim parashikon dhurimin e 5 milionë dollarëve dhe ka siguruar se Plani Menaxhimit nuk parashikon zhvillime ndërtimesh në zonën që përfshihet në këtë marrëveshje.
Marrë nga VOA
Olsian Noreci SHBA- Olsian Noreci një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin...
Inva Mula TIRANË- Sopranoja e njohur Inva Mula këtë të diel ishte e ftuar në programin “Dola te Ola”, ku ndë...
Foto Ilustruese MALIQ- Moti i keq që përfshiu vendin ditën e sotme u ka shkatruar fermerëve dëme të shumta. Të pyetur ng...
Makina e aksidentuar LEZHË- Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Lezhë. Mësohet se aksid...
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin to...
Foto ilustruese TIRANË- 6 muaj nga aplikimi i testit të drogës tek punonjësit e Policisë së Shtetit, 45 nga rreth 1750 efekti...
Pamje nga Lezha LEZHË- Qarku i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje të dendura shiu, të cilat kanë kriju...
Foto ilustruese KORÇË- Moti i keq dhe stuhia që ka përfshirë vendin ka bërë që 2 fshatra të bashkisë Ma...
Foto ilustruese Para viteve 90, kjo bashki rezultonte me një sipërfaqe pyjore rreth 90.000 hektarë por sot 60.000 prej tyre janë humbur...
Pamje nga aksidenti LIBRAZHD- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Librazhd, pasditen e sotme, ku kanë mbetur të lënduar ...