LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtronin të huaj për investime në bursa/ 2 prej të arrestuarve lihen në burg, për 6 të tjerë "arrest shtëpie" (EMRAT)

Pas  finalizimit të këtij operacioni në pranga përfunduan 8 shtetas, të cilët rezultuan se ishin bashkëpronarë dhe punonjës në dy subjektet “Call Center”. 

12 Nëntor 2023, 09:31 Nga r.ll
\Mashtronin të huaj për investime në bursa/ 2 prej të
ambienti i call center

GJIROKASTËR- Janë zbuluar nga policia, dy ambiente të përshtatura si “Call Center”, në Tiranë, ku ushtrohej aktiviteti i mashtrimit të shtetasve të huaj, nga disa kontinente të ndryshme, duke i mashtruar ata për të investuar në tregje fiktive të kriptovalutave. 

Pas  finalizimit të këtij operacioni në pranga përfunduan 8 shtetas, të cilët rezultuan se ishin bashkëpronarë dhe punonjës në dy subjektet “Call Center”. 

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën "arrest me burg" për Emiljano Pajën dhe Alma Harunin, ndërsa për 6 të tjerët Eni Sula, 32 vjeç banues në Tiranë, Mario Sota, 29 vjeç banues në Tiranë Erjon Hoxha, 23 vjeç banues Fushë-Krujë, Saimir Brakaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Fjoralba Hoxha  27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erjona Murrizi 26 vjeçe, banuese në Tiranë është caktuar "arrest shtëpie".

NJOFTIMI:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bazë të informacionit të referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të seksionit të Prokurorisë, ka regjistruar me iniciativë procedimin penal nr. 471, të vitit 2023, për veprën penale “Mashtrimi Komjuterik”, parashikuar nga neni 143/b/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e prokurorisë janë kryer veprime duke përdorur metoda pro aktive, në bashkëpunim me sektorin e hetimit të Krimeve Ekonomiko Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të së cilave janë identifikuar dy ambiente, të cilat ishin përshtatur si “Call Center”, në qytetin e Tiranës, në të cilat ushtrohej aktiviteti i mashtrimit të shtetasve të huaj, nga disa kontinente të ndryshme, duke i mashtruar këta shtetas për të investuar në tregje fiktive të kriptovalutave dhe më pas përvetësimin e shumave të konsiderueshme të parave në monedha huaja.

Në kuadër të këtij procedimi penal, më datën 08.11.2023, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në qytetin e Tiranës u finalizua operacioni policor, ku u ushtruan kontrolle në dy ambientet ku zhvillohej aktiviteti i mashtrimit  brenda të cilit u gjendën 75 punonjës të paregjistruar në organet tatimore, të cilët mashtronin shtetasit e huaj nëpërmjet platformave fiktive.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 servera me të dhëna, 2 pajisje “DVR”, 75 pajisje komjuterike të llojit laptop, 25 pajisje komjuterike të llojit PC, 35 aparate celulare, disa blloqe shënimesh me emrat e personave të mashtruar dhe shumave të përvetësuara, një shumë parash prej 13 500 eurosh dhe një makinë luksoze e viteve të fundit, e cila dyshohet se është produkt i pastrimit të parave nga aktiviteti i mashtrimit.

U arrestuan në flagrancë 8 shtetas, të cilët rezultuan se ishin bashkëpronarë dhe punonjës në dy subjektet “Call Center”, konkretisht shtetasit E.S. 32 vjeç, banues në Tiranë, E.P. 28 vjeç, banues në Tiranë, M.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E.H. 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A.H. 32 vjeç, banuese në Tiranë, S.B. 35 vjeç, banues në Vlorë, F.H. 27 vjeç, banuese në Tiranë dhe E.M. 26 vjeç, banuese në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, më datën 11.11.2023, ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arresteve në flagrancë dhe ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E.P. dhe A.H. dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E.S, M.S., E.H, S.B, F.H. dhe E.M.

mashtrim permes kopjuterit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj