LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzohet për disa vrasje në Elbasan, SPAK tërheq aktet për Erion Alibej, s'u përputhën dëshmitë e të penduarve

SPAK do të vijojë hetimin për të për të zbardhur përfshirjen e tij në krim. Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, thëniet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit të dosjes së Alibejt, Euglen Halilajt.

18 Tetor 2022, 12:52 Nga k.m.
Akuzohet për disa vrasje në Elbasan, SPAK tërheq aktet për
Erion Alibej

TIRANË- Prokuroria e Posaçme tërheq aktet për Erion Alibej, i cili po gjykohej në Gjykatën e Posaçme si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt. SPAK do të vijojë hetimin për të për të zbardhur përfshirjen e tij në krim. Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, thëniet e të cilit binin në kundërshti me thëniet e të penduarit të dosjes së Alibejt, Euglen Halilajt.

Alibej, i njohur edhe me alias, Andrea Dylgjeri, akuzohej për në grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili dhe përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ka kryer krimet: “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan; “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ngjarje të ndodhura nëntë ditë larg njëra-tjetrës, verën e vitit 2020. SPAK ka ngritur akuza ndaj Alibejt për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në formën e veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK, i vetmi person që ka pasur arsye për tu hakmarrë ndaj të rinjve ka qenë Alibej dhe për këtë arsye ka ‘punësuar’ dy të rinjtë që ndodhen tashmë pas hekurave, Xhulian Hoxha e Euglen Halili.

Prokuroria thotë se tre të pandehurit së bashku me dy persona të tjerë, që kanë marë pjesë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, kanë vepruar si grup kriminal. Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili në këtë rast kanë qënë vëzhgues të Ramazanit, ndërsa vrasjen e kanë kryer dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ku njëri ka shërbyer si shofer tjetri si qitës.

“…organizatori i vrasjeve, personi nën hetim Erion Alibej ka arritur të “pajtojë” si bashkëpunëtorë në krimet e vrasjeve Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u kujdesur që me këtë të fundit, të mos kishte takime e kontakte të drejtpërdrejta, duke u dakortësuar që kjo do të realizohej nga vetë, Xhulian Hoxha. Ndërsa Xhulian Hoxha e Euglen Halili, janë joshur nga paratë, që ai u jepte dhe nga premtimi se do të paguheshin mirë në të holla për ndihmën që jepnin në realizimin e vrasjeve. Para kryerjes se vrasjeve, Xhulianit i janë dhënë nga personi nën hetim Erion Alibej shuma të hollash, armë zjarri e telefon mobile, për të mbajtur kontakte. Organizatori, Erion Alibej, është kujdesur që shuma të hollash dhe telefon mobile, ti jepeshin edhe vrasësit, Euglen Halilit nga vete Xhuljan Hoxha…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së posaçme.

Emiljano Ramazani që njihej ndryshe edhe si “ILI” u vra me armë zjarri teksa kthehej nga palestra në shtëpi më 20 korrik 2020. Nëntë ditë më vonë, më 29 korrik u masakrua me thikë dhe shoku i tij, Regis Runaj. Të dy viktimat ishin shokë me njëri-tjetrin. I akuzuari si urdhërues dhe financues të këtyre dy atentateve Alibej dyshonte se Runaj e Ramazani kanë marë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018.

vijon...

erion alibej spak arrestohet erion alibej

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj