18 Tetor 2022, 12:09
Nga I.A
Bora, Martina Pajollari, Martin Çeço dhe të akuzuarit
TIRANË- Ish-kunati i Martina Pajollarit, Xhoni Potka ka mohuar akuzat që janë ngritur nga babai i Martin Çeços. Duke folur për emsionin Uniko në Tv Klan, Potka tha se me Çeçon nuk është takuar që prej 3 vitesh dhe se babain e tij nuk e njeh personalisht. Në lidhje me akuzat se i ka hapur Martina Pajollarit adresa fallso në Facebook, Potka tha se nuk di të përdorë rrjetet sociale dhe se në këto çështje atë e ka ngatërruar ish-gruaja e tij.
“Kam qenë në Greqi. I kam me dëshmitarë. Tre muaj e 20 ditë. Kur ka ikur nusja që ka lënë fëmijët rrugëve jam kthyer. Martinin e njoh. Se shisnim lajthi. Ai u largua, unë ika. Për punë pazari e njihja. Pas ca kohësh erdhi këtu ai në Goskovë. Unë pija kafe në lokal. Tha ai e njoh këtë hajde pimë kafe. Vajta unë për të pirë kafe. Kishin ardhur për nuse. Vijnë aty, bëri kafe raki u llafosëm. Unë mora kafenë dhe rakinë dhe dola. Se çfarë u llafos nuk kam dëgjuar asgjë. Asnjë lekë nuk kam marrë. Nuk është diskutuar hiç, fare. Çdo njeri të jetë. Edhe unë tani që jam pa martuar të më futesh ti një kafe do ta jap. Këto janë gjëra koti që llafosin këto. Nga viti 2019 Martinin nuk e kam takuar. Nevzatin nuk e kam takuar asnjëherë. Nuk e njoh fare. Rezart Dokolin nuk e njoh fare. Ish-kunata fliste. Martinin e kam pasur friends. Por unë facebook nuk ngas dot. Telefon nokia kam unë. Nusja e ka bërë. Unë nuk lidhesha dot me njerëzit e mi me facebook. Unë nuk di ta bëj as shok as ta fshi. E ka bërë ish gruaja ime. Unë e kam dëgjuar Tinën që thotë që i kam hapur unë facebook, por të tëra janë mashtrime. Unë e vë dorën në zjarr. Babait të Martinit, e ka shumë gabim. As e njoh as më njeh. Iku ajo fëmijët i la rrugëve. Kam djalë dhe çupë.
Djali 8-vjeç, çupa 2-vjeç. Ka ikur dhe herë të tjera i ka lënë fëmijët në gjumë. Unë lajmërova çupën e xhaxhait ka ardhur ajo në 11 të natës. Unë erdha nga Greqia se nuk i lija dot vetëm. Gruaja nuk e dija nga kishte ikur. Djali ishte zgjuar, vajzën e kishte zënë gjumi. Po të ishte grua, rrinte dhe sqarohej. As e vrisja, vetëm sqaroheshim. Një njeri që është nënë është nënë. Edhe macja po t’ia fshehësh shkon i gjen këlyshët. Kam bërë kallëzim për braktisje fëmijësh ndaj Liborës. Ajo e përdorte facebook-un tim dhe të Tinës. Nuk kemi biseduar për vdekjen e Martin Çeços. Ajo fliste. Unë i kam folur Tinës dhe përpara i thoja mos fol me këtë dhe me atë. I thoja shko puno. Telefoni do ta gjejë një moment. Facebook i hapte e motra asaj. Unë nuk hapja dot facebook tim jo të ish-kunatës. Unë nuk kam qenë këtu. Vij dy herë nga Greqia. Dhe atëherë kur vij nuk marr dot frymë për veten time. Unë nuk bëj mblesëri, mbeta vetë pa martuar. Po të ishte për të bërë nuse e mbushja shtëpinë me gra. Po të trokas për tjetrin trokas dhe për vete. Jam vetëm burrë dhe grua për fëmijët e mi. Mua të më lënë rehat se unë iki në Greqi. Po të kem gisht unë në këtë ngjarje mos t’i gëzoj fëmijët. Kam dokumentet që në atë datë kam qenë në Greqi. Unë e di që më ngatërron ish gruaja por ato që janë të vërteta le t’i mbajë ajo. Mua më është tharë buza për ujë se kam punuar”, tha Potka.
Martina Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços.
martina pajollari xhoni potka martin Çeço
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:53
I.A
Karabinieret
ITALI- Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali. Ilgazzettino shkruan se përleshja e dhunshme ka ndodhur rre...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:46
A.B
Momenti i arrestimit të Nokës
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Bardhok Nokën, i akuzuar ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:47
I.A
Karabinierët
ITALI- Karabinierët e Ferentino-s arrestuan një 21-vjeçar me origjinë shqiptare, në ekzekutimin e masës ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:49
k.m.
Tina Pajollari dhe Artion Ferraj
Tina Pajollari është arrestuar nga policia më 14 Tetor me urdhër të prokurorisë si e dyshuar...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:23
I.A
Aleksandër Kovaçi
TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi deklaroi se orët e humbura m&...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:11
I.A
Erges Eskiu
TIRANË- Pedagogu i Mjekësisë, Erges Eskiu ka denoncuar rektorin Arben Gjata. Në një dalje për mediat, E...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:05
I.A
protesta
ELBASAN- Një pedagoge në Universitetin e Elbasanit ka deklaruar se kërkesat e tyre janë që të arrijnë pedagog&e...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:09
k.m.
Pëllumb Zaimi
TIRANË- Gjyqtari Pëllumb Zaimi i Gjykatës së Beratit është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 11:01
I.A
Pedagoget
DURRËS- Pedagogët në Universitetin e Durrës kanë deklaruar se protesta e tyre do të vazhdojë. Duke folur ...
Aktualitet
18 Tetor 2022, 10:54
I.A
Pedagoget
TIRANË- Një zëvendës pedagog ka deklaruar se rritja 8% e rrogës nuk u del për asgjë. Duke folur për ...