16 Mars 2024, 15:28
Nga r.ll
evis berberi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin. E njëjta masë sigurie është vendosur edhe dy biznesmenët Valter Begaj dhe Ervis Lame.
Berberi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Avokati i tij tha se Berberi nuk ka përfituar asnjë tender, ndërsa u shpreh se do të ankimojë masën e vendosur të sigurisë.
"Një çështje civile tregtare e kthyen në çështje penale. Gjatë kësaj kohe keni përcjellë marrëdhënien juridiko civile tregtare mes palëve në këtë proces, e cila më pas është përcaktuar nga SPAK si çështje penale. Qëndrimin tonë e kishim kundër akuzave që janë vënë nga Prokuroria, janë akuza që kërkojnë të shtrëngojnë gjykatën në masën e sigurimit arrest me burg.
Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender persona të tjerë. Zotërues të kompanisë janë të tjerë, Berberi e ka shitur kompaninë në persona të tjerë. Nuk është më pronari i kompanisë që pretendohet. Abuzohet në mënyrë të papërshtatshme me vlerat ekonomike. Këto gjëra do sqarohen, do paraqiten nga ana jonë analiza të mirëfillta ekonomike. S’ka vlera të fituara. Një proces juridik civil tregtar e kthyen në çështje penale”, tha avokati.
Ndërkohë, ortaku i tij biznesmen, Valter Begaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lame akuzohet gjithashtu për të njëjtat vepra penale. Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e 13 marsit, nga SPAK pas urdhër-arresteve të firmosura nga GJKKO.
evis berberi valter begaj ervis lame
Aktualitet
16 Mars 2024, 15:07
r.ll
gjykata sarande
SARANDË- Gjyqtari i Gjykatës së Sarandës, Mikel Hysometaj ka shpallur të paligjshme ndalimet dhe duke n...
Aktualitet
16 Mars 2024, 14:49
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një incident është shënuar pak minuta më parë në qendër të kryeqytetit...
Aktualitet
16 Mars 2024, 14:25
S.B
foto ilustruese
FIER- Procedohen në gjendje të lirë dy persona ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 23-vjeç...
Aktualitet
16 Mars 2024, 13:03
I.A
Jared Kushner
SHBA- Dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump Jared Kushner ka ndarë disa nga pamjet e projekteve që ka për ...
Aktualitet
16 Mars 2024, 13:02
S.B
foto ilustruese
KORÇË- Procedohen në gjendje të lirë 3 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër në...
Aktualitet
16 Mars 2024, 12:59
N.F
Pamje nga ekstradimi
RINAS- Një 52-vjeçar italian është ekstraduar drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim pas...
Aktualitet
16 Mars 2024, 12:50
N.F
Foto ilustruese
KOPLIK- Një 75-vjeçar është vënë në pranga nag autoritet ditën e sotmë. Mësohet se arre...
Aktualitet
16 Mars 2024, 12:40
N.F
Pamje nga arrestimi
GJIROKASTËR- Një 28-vjeçar është vënë në pranga për vjedhje. Sipas njoftimit të pol...
Aktualitet
16 Mars 2024, 12:23
I.A
TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga kontrollet që forcat RENEA, kanë bërë për të gjetur të shum&eum...
Aktualitet
16 Mars 2024, 11:44
S.B
foto ilustruese
FRANCË- Një shqiptar është dënuar me 6 vite burg nga një Gjykatë Franceze për shkak të p&...