LIVE UPDATES
Aktualitet

Aleaca Qytetare për Mbrojtjen e Butrinit: Transferimi i Butrintit në duart e Fondacionit për Menaxhimin e tij, i dëmshëm dhe i gabuar!

Aleanca po ashtu e cilëson vetë nismën e AADF-së si të gabuar në themel, një model që i jep perparësi fitimit, në vend që të vlerësojë më të rëndësishmen e Butrintit, ruajtjen të pacenuar, konservimin dhe përdorimin e vlerave të jashtëzakonshme universale të Butrintit për brezin e sotëm dhe për brezat e ardhshëm.

30 Tetor 2024, 18:10 Nga r.ll
Aleaca Qytetare për Mbrojtjen e Butrinit: Transferimi i Butrintit në
butrinti

TIRANË- Aleaca Qytetare për Mbrojtjen e Butrinit përmes deklaratë thotë se pavarësisht kërkesave të ekspertëve dhe qytetarëve, Qeveria Shqiptare ka vendosur të transferojë zonën arkeologjike të Butrintit nën menaxhimin e fondacionit të posaçëm të ndërtuar në bashkëpunim me AADF.

Ata e kanë konsideruar të gjithë planin si tërësisht të gabuar dhe të dëmshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe bie ndesh me Konventën e UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore dhe parimet që rregullojnë mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë.

Aleanca po ashtu e cilëson vetë nismën e AADF-së si të gabuar në themel, një model që i jep perparësi fitimit, në vend që të vlerësojë më të rëndësishmen e Butrintit, ruajtjen të pacenuar, konservimin dhe përdorimin e vlerave të jashtëzakonshme universale të Butrintit për brezin e sotëm dhe për brezat e ardhshëm.

"I kujtojmë Majkëll Granoff se Qendra e shumëtrumbetuar e vizitorëve, ne shqiptarëve po përdoret pikërisht si preteks për të justifikuar marrjen në zotërim, kontroll e menaxhim, të të të gjithë parkut arkeologjik të Zonës A3 në Butrint, bashkë me vlerat e jashtëzakonshme universale të saj.", thuhet ndër të tjera në deklaratën e tyre. 

DEKLARATA E PLOTË:

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Butrintit [AQMB] vë në dukje faktin se përkundër kërkesave të ekspertëve dhe të qytetarëve, Qeveria Shqiptare ka vendosur efektivisht të transferojë zonën arkeologjike të Butrintit nën menaxhimin e fondacionit të posaçëm të ndërtuar në bashkëpunim me AADF.

Aleanca përsërit se i gjithë plani konsiderohet prej nesh tërësisht i gabuar dhe i dëmshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike dhe bie ndesh me Konventën e UNESCO-s për Trashëgiminë Botërore dhe parimet e shëndosha që rregullojnë mbrojtjen dhe konservimin e trashëgimisë.

Lidhur me Butrintin, Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Butrintit u njoh me deklaratën e z. Majkëll Granof [Granoff] tek Zëri i Amerikës më 17 tetor 2024. Aty ai përmendi Qendrën e Vizitorëve “që do të ndërtohet në Butrint me një dizajn të pabesueshëm”; dhe se “në fillim të muajit të ardhshëm Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit do të nisë përpjekjet për të përmirësuar gjërat në terren atje”. Me fjalë të tjera, më 1 nëntor 2024 sipas z. Granoff, kontrolli, posedimi, administrimi, menaxhimi, konservimi dhe ruajtja e vlerave të jashtëzakonshme universale të Butrintit do të transferohen nga Shteti Shqiptar dhe do t’i kalojnë AADF-së, përfaqësuar nga FMB-ja.

Aleanca e konsideron vetë nismën e AADF-së si të gabuar në themel, një model i pashembullt që i jep perparësi fitimit, në vend që të vlerësojë më të rëndësishmen e Butrintit, ruajtjen të pacenuar, konservimin dhe përdorimin e vlerave të jashtëzakonshme universale të Butrintit për brezin e sotëm dhe për brezat e ardhshëm.

I kujtojmë z. Granoff se Qendra e shumëtrumbetuar e vizitorëve, ne shqiptarëve po përdoret pikërisht si preteks për të justifikuar marrjen në zotërim, kontroll e menaxhim, të të të gjithë parkut arkeologjik të Zonës A3 në Butrint, bashkë me vlerat e jashtëzakonshme universale të saj.  Më tej, projekti i “Qendrës së Vizitorëve” është kritikuar haptas nga UNESCO dhe ICOMOS-i për cenim të pakthyeshëm të peizazhit natyror, si një nga vlerat e jashtëzakonshme universale të Butrintit. Qasja sfiduese e z. Granoff na shtyn të mendojmë se AADF-ja do të shpërfillë UNESCO-n edhe në Butrint, njëlloj si në Parkun Drilon Tushemisht, të Liqenit të Ohrit.

Në intervistën e tij Z. Granoff përmendi edhe “polarizimin dhe politizimin e gjërave ” duke zhvlerësuar kështu punën dhe përpjekjet e AQMB-së dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile dhe jo vetëm, si dhe të mbarë qytetarëve të këtij vendi, për t’iu kundërvënë projektit anti-UNESCO të Richard Hodges-it. Po ashtu, kundërshtimi me mjete kushtetuese dhe ligjore i projektit të Hodges-it, që do të vijojë edhe në të ardhmen pavarësisht nga vendimi absurd i Gjykatës Kushtetuese, përbën një të drejtë të padiskutueshme kushtetuese të qytetarëve të këtij vendi dhe përfaqësuesve të tij në Kuvend. Është për të ardhur keq që këto përpjekje tërësisht demokratike z. Granoff i emërton si “polarizim dhe politizim i gjërave”.

Z. Granoff në fund bëri edhe pyetjen retorike “çfarë keni bërë për të mbështetur vendin, çfarë keni bërë për të mbështetur trashëgiminë kulturore” së cilës iu përgjigj vetë me pyetjen: “apo keni ndërtuar hotele diku?”.[1]

Duke mos dashur të shqyrtojmë përfitimet dhe kontributet e AADF në ekonominë shqiptare në tërësi, të mirat dhe koncesionet e fituara pa garë, Aleanca dëshiron të rikujtojë se përqasja e biznesit për biznes në ndërhyrjet në trashëgiminë kulturore prodhon lajme pa substancë, por kurrsesi nuk prodhon zhvillim të qëndrueshëm.

Ndërsa ky është një problem relativisht i vogël në objekte të tjera të trashëgimisë kulturore, në lidhje me Butrintin ky është një problem madhor. Mjafton t’i hedhësh një sy planit të biznesit të menaxhimit të Butrintit, të prezantuar në Kuvendin e Shqipërisë, për të kuptuar se sa thellësisht gabim është përqasja e z. Granoff. Plani bazohet në objektivin e thjeshtë të krijimit të fitimeve, kur në fakt, objektivi i menaxhimit të Butrintit duhet të jetë vetëm dhe vetëm konservimi, studimi, hulumtimi dhe transferimi tek brezat e ardhshëm, detyra të cilat i takojnë kryesisht Shtetit Shqiptar.

Aleanca vëren se suksesi i z. Granoff në biznes është i padiskutueshëm. Problemi që ai dukshëm nuk arrin të kuptojë është që trashëgimia kulturore nuk është biznes.

Ne i bëjmë thirrje z.Blendi Gonxhja që absolutisht të mos ta firmosë tjetërsimin e Butrintit për tek AADF/FMB-ja. Le ta marrë përsipër vetë Edi Rama kêtë akt të pashembullt po të dojë, që do të mbetet në histori si akti më i rëndë ndaj trashëgimisë kulturore të kombit shqiptar.

Ne i kujtojmë së Ngarkuarës me Punë të SHBA në Shqipëri, znj. Nancy Van Horn, se jo gjithçka që prek AADF-ja u transformuoka në flori! Pavarësisht nga propaganda shurdhuese, ka plot shembuj të punës së AADF-së që janë në kundërshtim me vlerat amerikane. Sa i takon trashëgimisë kulturore, AADF-ja nuk ka asnjë tagër në menaxhimin dhe administrimin e saj, pavarësisht nga qëndrimeve oportuniste të qeverisë shqiptare. Nga ana tjetër, ne do të mbështesnim çdo program partneriteti dhe binjakëzimi me National Park Service, por denoncojmë botërisht ekperimentet që AADF-ja don të bëjë në trashëgiminë kulturore të shqiptarëve në hapësirat tona publike.

Së fundi, lidhur me pyetjet që z. Grranoff shtroi para Zërit të Amerikës, na lind edhe ne e drejta t’i bëjmë një pyetje të vetme atij. Ç’punë ka AADF-ja me pasuritë publike – theksojmë publike -  të trashëgimisë kulturore shqiptare, ndërkohë që Kongresi Amerikan e ka autorizuar AAEF/AADF-në që të ketë si mision të saj të vetëm “zhvillimin e sektorit privat”? 

Larg duart nga Butrinti, z. Granoff!

[1] Intervistë me Michael D. Granoff, kryetar i bordit të AADF-së, VOA, 17 tetor 2024.

aleaca qytetare për mbrojtjen e butrintit majkell granoff

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit