LIVE UPDATES
Aktualitet

Altin Basha, shakaxhiu që përfitoi nga shembja e teatrit

Altin Basha u bë një prej tre artistëve, që tradhëtuan kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një show propagandistik, një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

22 Dhjetor 2024, 07:27 Nga r.ll
Altin Basha, shakaxhiu që përfitoi nga shembja e teatrit
altin dhe iliriana basha, erion veliaj

TIRANË- Sa më shumë kalon, aq më të qarta bëhen arsyet që shtyjnë shumë emra të njohur të skenës shqiptare të braktisnin lëvizjen për mbrojtjen e teatrit, për t’u strukur në gjirin e ngrohtë të Rilindjes. Njëri prej tyre, ndër më të shquarit, është regjisori Altin Basha. Sot, fiks katër vjet pasi në dhjetor 2020 mori për herë të parë një detyrë shtetërore, një emision investigativ ka hedhur dyshime të rënda për vjedhjen e fondeve të teatrit që ai drejton. Basha u akuzua nga “Piranjat” se si drejtor i këtij institucioni, në konflikt interesi, ka punësuar bashkëshorten e tij Iliriana Basha, duke i dhënë dorë të lirë për fondet e një shfaqeje.

Plot 12 milionë lekë për kostumet dhe skenografinë. Dhe ç’ka bërë gruaja e burrit drejtor? Ka porositur një pardesy e cila kushtonte 200 mijë lekë dhe teatri e ka blerë për një shumë prej 500 mijë lekë. “Piranjat” tregojnë me detaje se kështu është vepruar edhe me veshjet e tjera apo me blerjet që duheshin për skenografinë duke zhdukur një pjesë të madhe të shumë 12 milionëshe.

Skema si zhvaten paratë në Teatrin Kombëtar, çfarë fshihet pas perdes (VIDEO)

“Rrethi artistik e di mire se kush jeni ju. Po sot u demaskuat si çifti Çaushesku”, shkroi aktorja Delinda Disha që dikur ka punuar me Bashën, në Portokalli, në Top Chanel. “Turp, zhgënjim, keqardhje. Nëse të ka ngel ndopak dinjitet, jep dorëheqjen,” reagoi aktori i Teatrit Kombëtar Besmir Bitraku. Ndërsa Ardiana Kalaja e PD-së, që dikur ka qenë pranë tij në mbrojtje të teatrit, para se Basha të tradhëtonte shokët vuri re me ironi: “tërmeti” po nxjerr “minjtë” nga vrimat….

Në fakt nuk ka shpjegim tjetër, se pse ata që tradhëtuan kauzën e teatrit, vendosën të përbaltin fytyrat e tyre publikisht dhe të kapërdinin gjithçka patën nxjerrë nga goja. Ata menduan se turpin moral, do ta kompesonin me përfitime materiale. Altin Basha u bë një nga simbolet e këtij fenomeni. Dhe kjo u pa në 3 dhjetor 2020 kur ai u emërua në detyrën e drejtorit të Teatrit Eksperimental, në vend të Kiço Londos. Për të arritur deri këtu ai u detyrua të gëlltiste shumë.

Ai u bë një prej tre artistëve, që tradhëtuan kolegët e tyre protestues dhe u takuan me Veliajn, në korrik 2018, në një show propagandistik, një ditë përpara se parlamenti të miratonte me urgjencë ligjin special, tashmë të hedhur poshtë, për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Ai atëherë u akuzua nga aktorët e tjerë se nuk kishte mandat për një takim të tillë, që i shërbente thjesht interesave politike të ditës. Fotoja e regjisorit së bashku me aktorët Arben Derhemi dhe Alfred Trebicka u bë virale në rrjet. Ndryshe nga dy të tjerët që patën pakëz cipë dhe refuzuan të flasin publikisht për atë ngjarje, Basha i vuri gjoksin dhe me argumentat e Rilindjes sulmoi protestuesit, duke pretenduar se ata e kishin tradhëtuar atë duke u shndërruar në një lëvizje pro PD-së.

Gjen guximin të rishfaqet në publik Altin Basha. Natyrisht për një shërbim të ri

Por, nuk mbaron këtu. Më maj 2020, vetëm një ditë para shembjes së Teatrit Kombëtar, Altin Basha, bashkë me një sërë drejtuesish të institucioneve shtetërore dhe aktorë të Portokallisë, nisën një peticion ku kërkonin shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Altin Basha i shërbeu si alibi Erion Veliajt edhe më vonë, kur qeveria dhe bashkia e kuptuan që ishin diskredituar aq shumë sa duhet të hiqnin dorë nga bashkëpunimi me kompaninë private “Fusha SHPK” për aferën e ndërtimit të kullave 200 milionëshe. Atëherë Veliaj shpalli në publik se kishte qenë parfaqësuesi i komunitetit të artistëve që i kishte bërë “Fushës” aq kërkesa të forta, sa ajo kompani që e kishte të mundur të plotësonte tekat e njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, Bjarke Ingels, nuk kënaqte dot ekzigjencat e Altin Bashës.

Edhe më i neveritshëm u bë roli i regjisorit që dikur këmbëngulte se teatri nuk duhet të shembej, ditën pasi atij iu vunë minat. Në një intervistë për ‘Report TV’ ai e krahasoi ndërtesën tashmë të shkallmuar, prishjen e së cilës gazeta “Le Monde” e etiketoi si një “akt barbar”, me një “kotec pulash”.

Por, luga me çorbë të prishur që pati gëlltitur nuk do ta ngopte lehtë. Dy vjet pasi e bëri drejtor të Teatrit Eksperimental, partia do ta gradonte në dhjetor 2022, në krye të Teatrit Kombëtar. Sapo e mori këtë detyrë akuzat nuk munguan (shiko linkun poshtë). Basha u kritikua se e ktheu institucionin në një “kotec” privat të shtëpisë së tij, ku vinte vetëm shfaqe të vetat dhe ato ku e shoqja ishte producente.

Kalendari i shfaqjeve private/ Si e privatizoi Altin Basha Teatrin Kombëtar

Pikërisht këto akuza që qarkullonin në ajër, investigimi i Piranjave i ka zbardhur me fakte konkrete. Dhe pas kësaj bëhen edhe më të kuptueshme piruetat e paskrupullta të regjisorit në vitet 2018-2020. Atëherë dyshohej se ai edhe mund t’i kishte tradhëtuar kauzat dhe kolegët për ambicie profesionale. Ashtu sikurse iu ndodh shumë artistëve ai mund të kishte mbyllur sytë sepse donte të bënte karrierrë dhe ti jepte vetes pushtet, për të realizuar ato projekte që në një vend të vogël si ky nuk mund të bëhen pa ndihmën e shtetit. 

Por, me sa duket, as kjo alibi e fundit s’paskësh qenë e vërtetë. Ambicia e tij nuk ka pasur asgjë artistike. Ajo i përngjan më tepër asaj të njeriut që e përdhosi për herë të parë, Erion Veliajt. Ajo me shumë gjasë ka qenë financiare. E kjo e bën më të kuptueshme krejt fabulën, atë se pse u bënë bashkë, kur duhej shembur Teatri./Lapsi.al

altin basha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj