“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
FOTO/ Polici i Krimeve hyn në Big Brother, kush është Zebervoki që u bë pjesë e shtëpisë më të famshme
Burime bëjnë me dije se Zebervoki inspektor krimesh në polici te Komisariati numër 2.
21 Dhjetor 2024, 22:31Nga I.A
Marius Dervishi
TIRANË- Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Zebervoki fillimisht është bërë i njohur për publikun në rrjetet sociale dhe më pas është marrë me disa filma me metrazh të gjatë.
Ndërkohë që në klipin e futjes në Big Brother Vip 4, Zebervoki zbuloi se ishte dhe punonjës policie. Burime bëjnë me dije se Zebervoki inspektor krimesh në polici te Komisariati numër 2 në Tiranë.
"Vi nga Tirana. Prej 7 vitesh njihem në rrjetet sociale dhe kinematografi. Aktualisht jam dhe punonjës policie, inspektor krimesh," tha Zebervoki.
Zebervoki është një producent, regjisor dhe aktor shqiptar i njohur për filmat e tij aksion, dramë dhe komedi. Ai për publikun shqiptar u bë i njohur nëpërmjet videove komike në rrjetet sociale Instagram & Youtube e duke sjellë më pas për publikun filma në sallat e kinemasë.