Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambasadori citoi Ministren e Brendshme , që tha se vend i tyre mirëpret shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike.
TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King-Smith tha se në Mbretërinë e Bashkuar janë rreth 150 mijë shqiptarë dhe shumica jetojnë në mënyrë të ligjshme. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Duke folur për ndryshimet që Britania pritet të implementojë për ligjet ndaj azilkërkuesve, Ambasadori citoi Ministren e Brendshme , që tha se vend i tyre mirëpret shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike.
Pjesë nga intervista:
Blendi:Ju thatë se pjesa më e madhe e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar janë nga veriu. Cili është numri i shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Keni statistika?
Ambasadori: Në fakt, nuk i kam shifrat e plota sepse sigurisht problemi është se shumë prej tyre janë të paligjshëm. Pra, ne nuk i kemi statistikat e plota, por ka pasur diskutime siç e dini, duke thënë se ndoshta rreth 150,000 dhe shumica sigurisht, jetojnë atje në mënyrë të ligjshme. Gjithashtu dua të citoj kryeministrin tonë pas telefonatës me kryeministrin tuaj në 1 dhjetor ku ai u shpreh se e njeh kontributin pozitiv të Komunitetit Shqiptar në jetën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Ministren e Brendshme në Parlamentin britanik më 23 nëntor, e cila u shpreh se ne e vlerësojmë marrëdhënien me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar në MB. Dhe ne vazhdojmë të mirëpresim shqiptarët, të cilët udhëtojnë legalisht në Britaninë e Madhe dhe që kontribuojnë në shoqërinë britanike, kështu u shpreh ajo.
Problemi ynë është me trafikantët dhe mënyrën se si ata po i shfrytëzojnë njerëzit, dhe kjo është një sfidë e përbashkët për ne dhe për vendet e tjera.
Blendi: Është normale dhe e vërtetë, por problemi qendron te Ministrja e Brendshme Braverman, i cili bëri disa deklarata, të cilat nuk u cilesuan si te pershtatshme për shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Sepse nuk mund të identifikohet një komunitet me disa kriminelë apo disa trafikantë. Madje u zhvillua edhe një proteste e madhe dhe shumë popullore në Londër nga komuniteti shqiptar në muajin nëntor.
Ambasadori: Kryeministri ka shprehur keqardhjen që një pjesë e retorikës është shfrytëzuar dhe përdorur për t’i bërë njerëzit të ndihen të padëshiruar apo jo të mirëpritur. Qëndrimi i qeverisë britanike është ai që sapo ju lexova. Kryeministri njeh dhe vlerëson kontributin e vyer të pjesës dërrmuese të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Por edhe ne duhet të jemi të qartë. Disa nga ata që protestojnë, sigurisht po e bëjnë në mënyrë paqësore dhe ne e mirëpresim këtë në çdo kontekst. Kjo është një nga vlerat në Mbretërinë e Bashkuar. Por gjithashtu kemi parë që kriminelë dhe individë të tjerë po kërkojnë ta përdorin këtë si një mënyrë për pastruar imazhin e tyre. Pra, kjo është arsyeja pse ne duhet të fokusohemi dhe të punojmë së bashku për këto çështje.
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith ka komentuar deklaratën e Sekretares së Brend...
Shkëlqim Hajdari TIRANË- Ish-prokurori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari është shprehur se brenda gjykatës së p...
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith është shprehur se marrëveshja mes Shqipë...
Muzeumi VLORË- Vlora, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri, ishte shtëpia historike e komunitetit më të madh hebre ...
Arben Manaj dhe Blendi Fevziu TIRANË- Gazetari Arben Manaj ka folur ka lëshuar një thirrje ndaj prindërve shqiptarë që mund t...
Artan Lame TIRANË- Kreu i Kadastrës Artan Lame i ftuar në “Milori Live” në Klan News foli mbi mënyrën si po proce...
Arbjan Mazniku dhe Pjeter Cjapi TIRANË- Nënkryetarin e bashkisë, Arbjan Mazniku ka deklaruar se një banor me emrin Pjetër Cjapi ka...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiran&eum...
Burgu i Drenoves KORÇË- Burgu i Drenovës në Korçë përballet prej disa muajsh me mbipopullim të burgosurve edhe ...
Marjeta Karaj dhe Menduh Shaban Kurt-Deda TIRANË- Gazmir Ngota, një nga të arrestuarit për vrasjen e Menduh Shaban Kurt-Dedës ka p...