LIVE UPDATES
Aktualitet

Ligji i ri për emigrantët, ambasadori britanik: Ta trajtojmë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe të krijojmë një Task Force të Përbashkët

Alastair King-Smith ka shtuar se ajo çfarë Britania e Madhe do që të bëjë është t’i mbështesin dhe të zgjerojnë kapacitetet e tyre.

15 Dhjetor 2022, 23:13 Nga F.M
Ligji i ri për emigrantët, ambasadori britanik: Ta trajtojmë
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith është shprehur se marrëveshja mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe ka në thelb trajtimin e Shqipërisë si një vend i sigurt dhe krijimin e një Tast Force të Përbashkët. Gjatë fjalës së tij në "Opinion", ambasadori britanik Alastair King-Smith ka thënë se aktualisht Britania e Madhe ka një bashkëpunim me Aeroportin e Tiranës, teksa është shprehur se policia kufitare dhe e migracionit shqiptar kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me Britaninë e Madhe. Alastair King-Smith ka shtuar se ajo çfarë Britania e Madhe do që të bëjë është t’i mbështesin dhe të zgjerojnë kapacitetet e tyre.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Ambasador, dëshiroj t’ju pyes drejtpërdrejt për lajmet e ditëve të fundit, ato më interesantet që kanë të bëjnë me ligjin e ri për emigrantët në Britaninë e Madhe. Pas një telefonate mes kryeministrit tonë dhe kryeministrit tuaj flitet se ka një ndryshim në ligj. Çfarë do të thotë kjo? Çfarë ndryshimi do të pësojë ligji?

Ambasadori Alastair King-Smith: E kam këtu komunikatën e përbashkët që kanë nxjerrë dy kryeministrat tanë dhe është me të vërtetë një komunikatë e fortë. Ka një sërë kapitujsh, por në mënyrë të veçantë do të na mundësojë të bëjmë dy gjëra për migracionin: Së pari ta trajtojmë Shqipërinë si një vend të sigurt dhe së dyti, një Task Forcë e re e Përbashkët, çka nënkupton forcimin real të bashkëpunimit tonë operacional.

Blendi Fevziu: Deri tani, Shqipëria, nuk ka qenë një vend i sigurt?

Ambasadori Alastair King-Smith:  Pra, ne kemi probleme me ligjin tonë sepse nuk ka një dispozitë për mënyrën e përcaktimit të vendeve si të sigurta, siç e kanë disa vende të tjera. Ne kemi një mekanizëm të ndryshëm dhe një proces legjislativ të ndryshëm. Ajo çka ofron ky ligj është rikonfirmimi i garancive që Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë sipas detyrimeve ndërkombëtare. Kjo nënkupton faktin se edhe Britania e Madhe do të bëjë më shumë duke ofruar mbështetje, veçanërisht kur kemi viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose individë të tjerë që kthehen këtu, ne do të ofrojmë më shumë mbështetje dhe ndihmë, por bëhet fjalë për shumë më tepër se kaq. Kjo ka të bëjë me bashkëpunimin tonë në mënyrë operacionale.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë të bashkëpunojmë dhe funksionojmë së bashku?

Ambasadori Alastair King-Smith: Natyrisht, është e rëndësishme të themi që migrimi është një çështje globale. Nuk është diçka që mund të gjejë zgjidhje vetëm nga një vend. Pra, siç mund ta keni parë muajin e kaluar, ne kemi intensifikuar bashkëpunimin me Francën përmes një marrëveshjeje. Ne po punojmë me partnerë të tjerë evropianë dhe sigurisht që dëshirojmë të punojmë shumë ngushtë me Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Si do të punoni me Shqipërinë? Në cilin drejtim?

Ambasadori Alastair King-Smith: Ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe forcave tona, ato kufitare dhe të emigracionit në mbarë vendin tonë.

Blendi Fevziu: Flitet se disa zyrtarë britanikë të emigracionit do të vendosen në aeroportin e Tiranës?

Ambasadori Alastair King-Smith: Pra, mendoj se kjo është keqinterpretuar. Task Forca e Përbashkët është një përpjekje shumë më e gjerë, këtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi njerëz që do të punojnë në MB, një njësi e re e dedikuar në MB që aktualisht po punon, veçanërisht për të përshpejtuar proceset, por do të kemi gjithashtu bashkëpunim më të gjerë dhe këtu. Pra, po, ne tashmë kemi bashkëpunim me Aeroportin e Tiranës dhe do të bëjmë më shumë, por shkon përtej kësaj, pasi policia juaj kufitare dhe e migracionit kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me ne. Dhe ajo çka dëshirojmë të bëjmë është t’i mbështesim dhe të zgjerojmë kapacitetet e tyre dhe do të shihni shumë në këtë drejtim në ditët në vijim.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë që Shqipëria është një vend i sigurt për Britaninë e Madhe, për ligjin e MB-së? Cilat do të jenë pasojat pas këtij vendimi?

Ambasadori Alastair King-Smith: Shikoni, ne shpresojmë që kjo në thelb do të thotë që njerëzit të kuptojnë që të mos i ndërmarrin këto udhëtime të paligjshme që janë shumë të rrezikshme. Do ta keni parë ngjarjen shumë të trishtueshme në Kanalin e La Manshit këtë javë, dhe me të vërtetë, jemi shumë të shqetësuar për humbjet e jetës që kjo ka sjellë. Natyrisht, ndiejmë keqardhje për të gjitha…

Blendi Fevziu: Kishte shqiptarë?

Ambasadori Alastair King-Smith: Pra ndiejmë keqardhje për të gjitha familjet dhe miqtë e atyre që kanë humbur të dashurit, nuk kemi ende konfirmim të kombësive. Ne kemi parë raporte për individë që kanë vdekur dhe, natyrisht, jemi shumë të shqetësuar. Ne do ju përditësojmë sa më shpejt që të mundemi.

alastair king-smith shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj