LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ Vjen me makinë nga SHBA, Dogana merr 8 milionë Lekë dhe i prish mjetin

Në Doganën e Durrësit, pas këmbënguljes së Sokolit makina u la e lirë, por kjo Doganë nuk ka bërë hyrjen e automjetit në sistemin TIMS. Këtu nis dhe problematika për Sokolin, i cili ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqësor.

15 Dhjetor 2022, 21:36 Nga DOSJA
VIDEO/ Vjen me makinë nga SHBA, Dogana merr 8 milionë Lekë dhe i
Sokol Gazulli

TIRANË- Sokol Gazulli denoncon në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2010, kur vendosi të lërë SHBA-në dhe të kthehet në Shqipëri, mori me vete dhe autoveturën personale. Sipas ligjit të Doganës, Sokolit duhet t’i hiqej detyrimi doganor. Shuma e doganës lihet e ngrirë në bankë dhe nëse ndodhet për 2 vjet në Shqipëri, kjo makinë nuk shitet apo del jashtë vendit, shumën e merr personi që kishte lënë si garanci. Në Doganën e Durrësit, pas këmbënguljes së Sokolit makina u la e lirë, por kjo Doganë nuk ka bërë hyrjen e automjetit në sistemin TIMS. Këtu nis dhe problematika për Sokolin, i cili ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqësor.

Denoncuesi: Unë jam Sokol Gazulli nga Lezha. Kam banuar në Kanada, në Amerikë. Kam shtetësi të dyfishtë. Në vitin 2010 jam kthyer në Shqipëri sepse edhe ishte kriza ekonomike atëherë edhe kisha nevojë për familjen e që të ju rrija afër prindërve. Në vitin 2010 u ktheva përfundimisht, mora dhe veturën personale që e kisha blerë dhe përdorur atje dhe do ta përdorja prapë këtu. Unë erdha në Mars 2010, vetura ka ardhur në Maj, ka ardhur më vonë sepse vjen me kontenier dhe jam njoftuar në Maj dhe kam shkuar tek Porti i Durrësit. Aty jam ndeshur me kërkesën e doganierëve të Durrësit për të paguar detyrimet doganore për detyrimet e importit. Aty kam thënë “pse të paguaj detyrime importi”. Kjo është vetura ime dhe nuk e kam ditur se ka një ligj të Doganave që ka përjashtime. Ndërkohë unë fola dhe me nëndrejtorin e Doganës së Durrësit, i shpjegova që unë kam shtetësi të dyfishtë, kam pasaportë të huaj dhe kam ardhur të jetoj këtu dhe pse po më kërkoni detyrim doganor për mjetin tim? Ai e shikoi dhe tha “ty duhet me të lënë që të dalësh nga porti, pse të të pengojnë?”. Atëherë i thirri në telefon nënkryetari i Doganës së Durrësit, i thirri punonjësit tek kioskat dhe i pyeti se “pse nuk e lini?”. Ata thanë që “duhet paguar”. Nuk e di si kam dalë. Ka qenë një tmerr i vërtetë.

Gazetari: E more makinën, por çfarë ndodhi me makinën më pas?

Denoncuesi: Pastaj makina nuk u regjistrua në sistemin TIMS. Në vitin 2014, duke u kthyer nga Tirana për Lezhë, ishte Task-Forca e Doganave që ishin duke kërkuar gjoja se kush është me makina të huaja të paregjistruara. Të gjitha dokumentet e makinës iu dhashë atyre. Më tha që po takohemi nesër tek dogana e Shkodrës dhe bisedojmë.

Sokoli kërkoi të pajiste makinën me dokumente, por duke mos e futur dogana në TIMS, pagesa nuk mund të shmangej.

Juristja: Fakti është, që unë kam vendimin dhe kam një sërë procesesh gjyqësore, në të cilët administrata doganore ka fituar dhe në këtë proces ne jemi okej.

Në këto kushte, ndërsa përdorte automjetin e tij, Sokoli ndalohet nga anti-korrupsioni i doganave dhe i bllokohet makina. Mjetin e çojnë në Doganën Shkodër, ku Gazulli doli debitor me 8 milionë Lekë të vjetra që iu morën nga banka.

Marrë nga tvklan.al

sokol gazulli

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje