LIVE UPDATES
Aktualitet

Banorët e Bërxullës: Shteti po na shet te koncesionarët! Do t’i mbrojmë shtëpitë me gjak, Balluku na premtoi lugë floriri

Kryeplaku i Bërxullit thotë se ministrja Balluku i takonte banorët kur ishte kandidate për deputete, ndërsa sot mbyll grilat e institucionit që të mos dëgjojë zërin e protestës.  

15 Dhjetor 2022, 19:08 Nga DOSJA
Banorët e Bërxullës: Shteti po na shet te koncesionarët! Do
Banori

TIRANË- Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj ka trajtuar sot problematikën e banorëve të fshatit Bërxull, që kundërshtojnë rrugën Thumanë-Kashar. Kryeplaku i fshatit Bërxull tha se banorët kërkojnë dëmshpërblim sipas çmimeve të tregut, certifikim të pronës dhe të tregohet se si do zhvillohet projekti. Në të kundërt ai paralajmëron se firma “Gener 2” nuk do ta ndërtojë këtë rrugë, pasi ajo do “lahet me gjak”.

Kemi 76 ditë që protestojmë mbi këtë koncesion. Paralel me këtë rrugë është rruga e aeroportit dhe zhvillohet hekurudha. Ne jemi në këtë protestë sepse kjo firmë që e ka marrë me koncesion, nuk jep asnjë lloj shpjegimi si do zhvillohet kjo rrugë! Është pa plan, pa leje ndërtimi, pa vendim shpronësimi. Bërxullit i merren drejtpërdrejt 30 ha tokë. I dëmtohen 20 banesa, hidhen në tokë. Mbi 90 për qind e banesave janë me hipotekë, një pjesë janë në proces legalizimi. Të gjithë banorët janë autoktonë, në pronat e tyre, 300-vjeçarë.

Rruga ka edhe pjesën e padukshme që do ta godasë për së dyti këtë rrugë. Janë linjat e tensionit të lartë, që do dalin jashtë shtratit të rrugës. Preken 50 banesa të tjera, shkojnë në 70 vetëm në Bërxullë. Fshati ka rreth 1000 shtëpi, nga të cilat 100 ikin. Edhe të tjerët do preken, nuk e dimë ku do ketë nënkalime në autostradë.

Tokat përballë Epokës janë blerë nga oligarkë. Po të shkosh në zyrat e Hipotekës i gjen emrat. Komplet projekti i parë është devijuar, nuk prekte asnjë banesë. Mund të prekte 12-13 ha tokë. Është dyfishuar sipërfaqja e tokës dhe 20 banesa të drejtpërdrejta. Pse nuk paraqiten këtu për të na i prezantuar, bashkia, Prefektura, Ministria e Infrastrukturës. Ia kanë dhënë këtë projekt pa garë koncesionarit, që ka filluar aktivitetin nga dita e parë, ku ka pushtuar tokat në mënyrë të paligjshme. Kontrata është qesharake. Firma e ka dëmshpërblyer individin për fiq, kumbulla, hardhi, me 3 milionë lekë dhe i ka pushtuar tokën!”.

Kryeplaku i Bërxullit thotë se ministrja Balluku i takonte banorët kur ishte kandidate për deputete, ndërsa sot mbyll grilat e institucionit që të mos dëgjojë zërin e protestës.  

Asnjë komunikim me Ballukun. E kemit takuar kur ishte kandidate për deputete në 2017. U bë deputete, ministre. Ne na tha do u japim një lugë floriri si Enveri! Nga ajo ditë ministrja nuk denjon qoftë dhe për një minutë të marrë parasysh ankesën tonë. Edhe grilat e dritareve na i ka mbyllur. Deri sa ne të jemi gjallë firma ‘Gener 2’ nuk do ta ndërtojë këtë rrugë, sikur rruga të lahet me gjak! I kërkojmë vlerën e pronës sipas çmimit të tregut, që është 85 euro metri këtu, mbi 120 afër autostradës. Certifikimi i pronës dhe si do zhvillohet projekti. Po nuk u bënë këto të treja s’do ketë rrugë”.

Ndërsa banori Adem Dervishi u shpreh:

Sa frikë kanë këta pushtetarët tanë ‘të nderuar’! Ne kemi një shtet të mafies, të tmerrshëm! Na ka marrë mushkërinë, ku do jetojmë ne?! Të vish ta devijosh për pesë prona”.

Një tjetër banore tha se “shteti na ka shitur te koncesionarët”.

“Jemi tre familje. Shtëpia ime është e para që preket. Më ka ardhur vetëm juristi i ‘Gener 2’ për të numëruar pemët. Unë s’kam pranuar. Nuk do lejoj njeri të hyj në pronën time. Me gjak do ta mbroj!”, u shpreh ajo. 

Marrë nga MCN

banorët e bërxullës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet