LIVE UPDATES
Aktualitet

“Shkeljet janë bërë mullar”, drejtuesja e Doganës i jep të drejtë qytetarit

Madje absurdi kulmon në faktin se dogana Shkodër ia mori detyrimin e montuar ndaj Sokolit, por ky institucion nuk di të shpjegojë, se pse nuk iu kthye makina qytetarit.

15 Dhjetor 2022, 21:34 Nga DOSJA
“Shkeljet janë bërë mullar”, drejtuesja e
Makina

TIRANË- Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e Sokol Gazullit. Ai ra viktimë e burokracisë dhe sistemit të korruptuar gjyqësor. Gazulli kërkoi të pajiste makinën me dokumente, por duke mos e futur dogana në TIMS, pagesa nuk mund të shmangej. Në këto kushte, ndërsa përdorte automjetin e tij, Sokoli ndalohet nga Antikorrupsioni i Doganave dhe i bllokohet makina. Mjetin e çojnë në doganën Shkodër, ku Gazulli doli debitor me 8 milionë Lekë të vjetra që iu morën nga banka.

Pasi makina u bllokua dhe dogana i faturoi Sokol Gazullit 8 milionë Lekë, makina e bllokuar prej 5 vitesh u shkatërrua brenda ambienteve të Doganës Shkodër.

“Dogana më ka marrë edhe 8 milionë Lekë të vjetra si detyrim doganor dhe si gjobë. Më ka lënë pa mjet. Është bllokuar padrejtësisht. 4 milionë Lekë është detyrimi doganor edhe 4 milionë Lekë është gjoba. Një çmenduri e paparë”, thotë denoncuese.

“Makina po bën 5 vjet që është në oborrin e parkimit të Doganës Shkodër. E kam lënë shumë të paprekur. Kur kam shkuar në muajin Tetor 2022 e kam parë makinën e shkatërruar”, shtoi ai.

Madje absurdi kulmon në faktin se dogana Shkodër ia mori detyrimin e montuar ndaj Sokolit, por ky institucion nuk di të shpjegojë, se pse nuk iu kthye makina qytetarit.

Gazetari: I pagoi lekët, jemi në fazën e pagimit të lekëve.

Juristja: Nëse, nëse për shembull i ka paguar lekët, unë e heq nga debitori dhe për mua nuk është debitor në asnjë Doganë të Republikës së Shqipërisë, ose nuk ka asnjë pengesë ligjore. për të kryer procedurat doganore, çfarëdolloj procedure. që të dojë shtetasi.

Juristja: Si s’e ka marrë? Unë e kam zhbllokuar në çdo vend, subjektin, individin.

Gazetari: Keni ndonjë dokument?

Juristja: Jo, unë kam zhbllokimet.

Drejtoresha e re e Doganës së Shkodrës pranon se në këtë rast janë bërë dallavere dhe Sokoli është penalizuar kot. Ajo zotohet, që dëmi i shkaktuar të dëmshpërblehet nga përgjegjësi.

Dr. Dogana Shkodër: Sokol, unë jam në dijeni, se s’mujta me fol në sy të djalit. Unë e di dhunën psikologjike, nuk po them materialisht, po unë e di, se ça ka ndodh. Jam krejt në dijeni, e kam vënë në dijeni, se ju e kishit vënë vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave.

Denoncuesi: Po, po, të gjitha! I kam krejt me dokumenta edhe këto, që kam kaluar këto 10 vjet, vetëm një Zot e di.

Dr. Dogana Shkodër: E di shumë mirë, më vuri në dijeni kryetari, se unë në fakt s’kam pas kohë.

Denoncuesi: Pse ka qenë Ermali këtu?

Dr. Dogana Shkodër: Edhe më tha Ermali, që më ka dhënë dhe Antikorrupsioni, kryeministria, informacion për situatën. Më kanë ardhur gjatë një viti, se një vit kam këtu, ma kanë pru para një viti, edhe vetë më kanë ardhur prej Drejtorisë së Përgjithshme dy persona, kanë kërkuar informacion. Unë e di, që kjo çështje ka marrë jehonë. Gjithsesi, në lidhje me mjetin, kam dalë e kam verifikuar vetë. Këtu është një kauzë, unë e di ça ka ndodh, as procesverbal nuk më kanë vu në dispozicion hala, kur e kanë blloku, e as pse e kanë blloku, askërrkush s’mund ta marrë mjetin.

Denoncuesi: Mu më kanë marrë 8 milionë lekë, tashti ça me bo, do ta marr apo..?

Dr. Dogana Shkodër: Normalisht, ju, që keni paguar…

Denoncuesi: M’i pat marrë, s’i kam paguar!

Dr. Dogana Shkodër: I thashë: “ia ke marrë zotërisë lekët me forcë?” Kur ia keni marrë, pse s’e keni vu në dijeni? Pse ia mbani peng makinën? “Jo, po s’ka ardhur, jo, po s’ka bo…”, këto histori.

Denoncuesi: Makinën ma kanë marrë me dhunë nga shtëpia, më kanë ardhur të gjithë policët.

Dr. Dogana Shkodër: Tani Sokol, unë jam informuar, kam informuar Drejtorin e Përgjithshëm. Unë kam me të garantuar diçka: inshalla fitohet kjo betejë ligjore, në lidhje me dëmin ekonomik, që të kanë krijuar ty, ti të jesh i bindur, që ky institucion do ta paguajë.

Dr. Dogana Shkodër: Ta garantoj këtë pjesë, thashë vetëm kam një problematikë, se ju…

Denoncuesi: Shiko moj drejtoreshë, të më rrahin mu..

Dr. Dogana Shkodër: E marr vesh! Unë të garantoj diçka: unë do shkoj te Drejtori i Përgjithshëm me tanë dosjen edhe do t’i them. Do shkojmë bashkë në Drejtori të Përgjithshme edhe do t’ia kërkojmë prezantimin me fakte. Unë personalisht do përgjigjem për atë dëm ekonomik, që kanë krijuar aty. Këtu krejt shkeljet janë bërë mullar. Inshalla e merr atë, që meriton ai, që është strumbullari ligjërisht! Materialisht kam për detyrë me t’u përgjigj unë, se më vret ndërgjegjja, se jam njeri.

Marrë nga Tvklan.al

sokol gazulli dogana e shkodres

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen