4 Mars 2025, 15:55
Nga N.F
Arrestimi i Veliaj
TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka regjistruar ditën e sotme kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim. Ditën e sotme është hedhur shorti ku u caktua si trup gjykues monokratik gjyqtari Engert Pëllumbi. Ende nuk është caktuar data e seancës.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
erion veliaj
Politike
4 Mars 2025, 15:31
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Deputeti, Enkelejd Alibeaj dhe Rezart Kthupi janë tërhequr nga rekursi që kishin depozituar në Gjykat...
Politike
4 Mars 2025, 14:23
B.Z
Jamarbër Malltezi
TIRANË - Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi, ka kërkuar kët&...
Politike
4 Mars 2025, 14:15
B.Z
Fatmir Mediu
TIRANË - Seanca për ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me dosjen “Gërdeci” është...
Politike
4 Mars 2025, 14:02
M.B
Foto nga takimi
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka postuar disa foto nga takimi në Milano me zv/Presidentin e grupit parlame...
Politike
4 Mars 2025, 13:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka komentuar edhe deklaratën e tij ...
Politike
4 Mars 2025, 13:05
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka ftuar të gjitha forcat politik...
Politike
4 Mars 2025, 12:52
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha gjatë një deklarate për mediat u shpreh se PD kërkon...
Politike
4 Mars 2025, 12:43
B.Z
Bufat
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar me ironitë e tij ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një deklara...
Politike
4 Mars 2025, 12:43
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferncë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi R...
Politike
4 Mars 2025, 12:12
M.B
Erion Veliaj
DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka vijuar me reagimet nga qelia dhe me sulmet ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtar...