LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Rama refuzon zgjatjen e regjistrimit për diasporën, kjo dëshmon frikën dhe tmerrin që kanë nga vota e lirë

Berisha gjatë fjalës së tij shprehet se Rama ka urdhëruar refuzimin e një propozimi të PD-së që do të mundësonte një afat të zgjatur për regjistrimin e anëtarëve të diasporës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se ky veprim i Ramës tregon frikën dhe tmerrin që kanë nga vota e lirë. 

4 Mars 2025, 12:43 Nga E. D
Berisha: Rama refuzon zgjatjen e regjistrimit për diasporën, kjo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në konferncë për shtyp ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për abuzim të drejtësisë dhe një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Berisha gjatë fjalës së tij shprehet se Rama ka urdhëruar refuzimin e një propozimi të PD-së që do të mundësonte një afat të zgjatur për regjistrimin e anëtarëve të diasporës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Lideri i opozitës gjithashtu theksoi se ky veprim i Ramës tregon frikën dhe tmerrin që kanë nga vota e lirë. 

"Edi Rama personalisht në vitin e diasporës urdhëroi përfaqësuesit e tij në KQZ të refuzojnë propozimin e përfaqësuesve të PD për të zgjatur të paktën gjer në datën 9 regjistrimet e anëtarëve të diasporës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit. Refuzimi kategorik i Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij, Damian Gjiknuri, dëshmon frikën dhe tmerrin që i ka kapur ata dhe partinë e tyre të krimit nga vota e lirë e shqiptarëve jashtë vendit.
Ky refuzimi është një shkelje madhore e Kushtetutës së vendit.

Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit e të paktën sipas shifrave zyrtare, të 500 mijë, por shifrat e tjera flasin për 800 mijë shqiptarë jashtë vendit, të cilët i kanë pasur dokumentet e skaduara. Pa përfshirë këtu qindra mijëra të tjerë, të cilët nuk disponojnë dokumente të lëshuara në Shqipëri, por disponojnë dokumente zyrtare biometrike të rregullta të lëshuara në vendet ku ata jetojnë. Me këtë vendim, Edi Rama firmos turpin e tij historik. Me këtë vendim ai dëshmon se është i pashpresë në zgjedhjet e 11 majit. Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve këto orë që kanë mbetur t’i shfrytëzojnë për regjistrimin masiv të tyre, edhe në një akt ndëshkimi për njeriun që ka fobi të tmerrshme nga vota e tyre.

Ndërkohë, thirrja e fundit është për përfaqësuesit e tij në entin rregullator të KQZ, të kundërshtojnë vendimin e Edi Ramës, të votojnë me përfaqësuesit e opozitës, se në këtë mënyrë ata do ngrihen në lartësinë e Kushtetutës së vendit dhe nuk do bëhen mercenarë për të përjashtuar në tërësi mbi 500 mijë shqiptarë nga e drejta e votimit. Ky është një akt i pashembullt në historinë elektorale, ndaj dhe debati zhvillohet në rregullatoren e KQZ-së, ftoj përfaqësuesit e PS të tregohen socialistë të vërtetë dhe jo përfaqësues të partisë së krimit të Edi Ramës që ka frikë dhe tmerr nga vota e shqiptarëve," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet