5 Shkurt 2025, 15:08
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit Administrativ mori sot vendimin për të shqyrtuar në themel padinë e shoqatave të turizmit për shfuqizimin e udhëzimit që përcakton vendosjen e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura pranë hoteleve të zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve.
Përfaqësues të Unioni Turistik Shqiptar pohuan për Monitor se vendimi i Gjykatës së Apelit Administrativ rrëzon pretendimin e institucioneve shtetërore për mungesë legjitimiteti të padisë së ngritur prej tyre. Me këtë vendim shoqatave iu njoh e drejta të mbrohen në gjykatë. Seanca për gjykimin e çështjes në themel u la për në datë 12 Mars në orën 9:30.
Prej vitit të kaluar padia për shfuqizimin e udhëzimit “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotura dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larës” është depozituar pranë Gjykatës së Apelit Administrativ nga Shoqata Rajonale e Turizmit Aulona (ARTA), shoqata e turizmit ATA dhe Unioni Turistik Shqiptar.
Nëpërmjet padisë kërkuesit kërkojnë shfuqizimin e nenit 6 të udhëzimit që përcakton se “Subjektet që ushtrojnë veprimtari ekzistuese, janë në proces ndërtimi ose kanë aplikuar për leje ndërtimi, në bazë të kapacitetit dhe zgjidhjeve teknike ekzistuese apo që janë planifikuar për t’u zbatuar, të lidhura ose jo me rrjetin publik te kanalizimeve, duhet të instalojnë impiante të trajtimit të ujërave të ndotura sipas përcaktimeve të kategorive shprehur në nenin 2, të Aktit Normativ nr.8, datë 28.12.2023”.
Udhëzimi i përbashkët i ministrive të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Turizmit dhe Mjedisit hyri në fuqi më 2 shkurt 2024, pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”.
Në udhëzim përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.
Sipas udhëzimit të përbashkët bizneseve iu lihej afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë.
55 subjekte kërkojnë shfuqizimin e gjobave në Gjykatë
Vjet gjatë muajve të verës task forcë e Agjencisë Kombëtare së Ujësjellës Kanalizimeve pas nismave sensibilizuese për instalim të impianteve nisi ndaj bizneseve edhe dënimet administrative me gjobë.
Penalizmit ndaj strukturave që nuk rezultonin që kishin instaluar impiantet vijuan edhe përgjatë muajit nëntor 2024. Shumë biznese në këtë periudhë ngritën shqetësimin se janë gjobitur me gjoba me vlerë deri në 1,500,000 lekë për mungesën e instalimit të këtyre impianteve.
Nga të dhënat të bëra publike në seancën e sotme gjyqësore mësohet se 55 subjekte i janë drejtuar shkallës së Parë së Gjykatës Administrative për pezullimin e gjobave.
Subjektet e gjobitura në zonën liqenore të Pogradecit pohuan më herët se kërkesa për instalimin e impianteve është arbitrare, pasi ata paguajnë detyrimin për largimin e ujërave të ndotura, por i ngarkon ata me kosto të lartë. Në këtë zonë ujërat e strukturave akomoduese trajtohen nga impianti i trajtimit të tyre, që ka nisur të funksionojë që prej vitit 2009, me financim të Kfw.
Të njëjtën shqetësim ngrenë edhe bizneset në zonën e Golemit, ku sipas tyre prej muajit qershor 2024 paguajnë dyfish tarifë më të lartë për trajtimin e ujërave të zeza.
Po ashtu nga bizneset është ngritur disa herë shqetësimi edhe në nisje të sezonit turistik se instalimi i impianteve të kërkuara që kushton në vlera nga 40, 80 deri 100 mijë euro është e papërballueshme.
Përveç kësaj bizneset po hasin vështirësi edhe në gjetjen e sipërfaqeve të lira ku mund të instalohen impiantet, pasi janë në volume të mëdha dhe duhet të gërmohet nën tokë. Ndaj bizneseve që nuk disponojnë sipërfaqen e nevojshme për instalimin e këtyre impianteve u është kërkuar vendosja e tyre në zona publike, duke rrezikuar ndotjen ambientale. Në disa qytete kjo kërkesë e agjencisë ka hasur kundërshtim nga bashkitë./ Monitor
apeli administrativ turizmi
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 14:43
B.Z
Vëllai i Asim Gjonit
TIRANË - Valentin Gjoni, vëllai i Asim Gjonit i cili u vra pak ditë më parë me thikë nga babai i ti...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 14:32
B.Z
Hekuran dhe Asim Gjoni
TIRANË - Bashkëshortja e Asim Gjonit i cili u vra nga babai 74-vjeçari Hekuran Gjoni, ka treguar detaje në lid...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 14:31
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 14:03
B.Z
Foto ilustruese
FIER - Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia në Fier pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka r&eu...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 13:36
E. D
Aurora Tila
ITALI- Aurora Tila, 13-vjeçarja shqiptare e cila vdiq në Piacenza më 25 tetor 2024 pasi u rrëzua nga tarraca e pallatit k...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 13:31
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Forcat RENEA kanë ushtruar mesditën e kësja të mërkure kontrolle në banesën e Ervis L...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 12:31
B.Z
Daut Laze
LEZHË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arratisja nga burgu e Daut Lazes një ditë më parë...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:56
E. D
e ëma e daut lazes
LEZHË- Daut Laze i dënuari që u arratis nga burgu i Shënkollit, nuk është gjetur ende nga policia. Fa...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:39
B.Z
Edison Pula
TIRANË - Një operacion i koduar "Together" i kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:34
M.B
Edison Pula
TIRANA- 30-vjeçari Edison Pula është arrestuar në Luksemburg pasi akuzohet për disa vepra të rën...