5 Shkurt 2025, 13:31
Nga B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Forcat RENEA kanë ushtruar mesditën e kësja të mërkure kontrolle në banesën e Ervis Lamit, i shpallur në kërkim pas vrasjes së Lulzim Vishës, ngjarje e ndodhur më 24 janar.
Mësohet se nga kontrollet e kryera nuk është gjetur ende asnjë gjurmë e Lamit. Sakaq referuar këqyrjes së sistemit TIMS, dyshohet se Lami ndodhet në Shqipëri dhe nuk rezulton që të ketë kaluar kufirin.
Vrasja e Lulzim Vishës:
Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e 25 janarit, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Ai u qëllua me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen policia arrestoi 37-vjeçarin Eduart Lami ndërsa shpalli në kërkim djalin e xhaxhait të tij, 31-vjeçari Ervis Lami, pasi në banesën që përdornin dy kushërinjt u gjet automatik me silenciator. Kontrollet ndaj tyre dhe arrestimi vjen pas dyshimeve për përfshirje në vrasjen e raportuar dje të 48-vjeçarit Lulzim Visha në Tiranë.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesën në rrugën 'Paqësore', Zall Mner të Kamzës, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok dhe në oborrin e banesës janë gjetur 4 gëzhoja armë. Nuk dihet ende destinacioni i Ervis Lamit, por ka dyshime se ai mund të jetë larguar ilegalisht në Kosovë, duke shmangur kontrollin në kufi dhe më pas të jetë larguar në destinacione të tjera.
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 12:31
B.Z
Daut Laze
LEZHË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arratisja nga burgu e Daut Lazes një ditë më parë...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:56
E. D
e ëma e daut lazes
LEZHË- Daut Laze i dënuari që u arratis nga burgu i Shënkollit, nuk është gjetur ende nga policia. Fa...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:39
B.Z
Edison Pula
TIRANË - Një operacion i koduar "Together" i kryer nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:34
M.B
Edison Pula
TIRANA- 30-vjeçari Edison Pula është arrestuar në Luksemburg pasi akuzohet për disa vepra të rën...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:11
B.Z
Hekuran Gjoni
TIRANË - Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë "Arrest me burg" për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni i c...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 11:08
B.Z
TIRANË - Gjykata e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin ka rrëzuar kërkesën e Arben Meskutit për ndryshimin e mas&eum...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 10:47
M.B
Aurel Zarka
TIRANA- Është shtyrë seanca paraprake për dosjen “Toyota Yaris” ku i përfshirë është ish-dr...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 09:33
E. D
pamje nga vendngjarja
KORÇË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 09:32
M.B
Ilir Beqaj
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për gjyqin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe p&eu...
Aktualitet
5 Shkurt 2025, 09:08
B.Z
TIRANË - Sot Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Oranizuar (GJKKO) nis shqyrtimin në seancë paraprake të dosjes "T...