LIVE UPDATES
Aktualitet

SKY ECC nxjerr "sekretet" e bosëve, trupa në mulli mishi e tortura LIVE teksa të tjerë qeshin. Shqipja, gjuha më e përdorur pas anglishtes

Hetuesit që tashmë ishin përballur me "Mocro-Maffia" maroke-holandeze dhe "Ndrangheta Mafia" e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë impementuar dhe në Europë.

30 Nëntor 2022, 10:33 Nga k.m.
SKY ECC nxjerr "sekretet" e bosëve, trupa në mulli mishi e
Foto ilustruese

BRUKSEL– Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në Belgjikë, hetimi i Sky ECC ka hedhur dritë në disa nga qoshet më të errëta të Evropës. Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur për personazhet e botës së krimit. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, nuk po përdoret më.

Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës dhe ata kanë filluar të arrestojnë.

“Ishte sikur ishim ulur në tavolinë me kriminelët”, tha Catherine De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e Europol, agjencia e koordinimit të policisë së BE-së.

Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antwerp, vuri re një aktivitet të përqendruar në rrjetin e fshehtë. Më shumë se 48 persona u arrestuan në një seri aksionesh më 9 mars 2021 dhe u kontrolluan 200 ambiente, pjesërisht falë provave në mesazhet e nxjerra nga të dhënat e Sky ECC.

Antwerp njihet si porti kryesor i hyrjes në Evropë për kokainën nga Amerika Latine - 90 ton u kapën vetëm vitin e kaluar.

"Shtëpia e tmerreve"

Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës, i tha AFP se autoritetet kanë në dorë më shumë se një miliard mesazhe Sky ECC.

"Ne kemi përdorur një pjesë relativisht të vogël të provave në dispozicion. Është një punë që është në vazhdim dhe do të duhen vite për t'u përfunduar."

Që nga zbulimi, më shumë se 1200 persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje në Belgjikë dhe 510 dosje penale të hapura dhe të informuara nga të dhënat e Sky ECC.

Këtë javë, mesazhet e zbuluara në rrjetin e fshehtë i lejuan policisë të niste një operacion ndërkufitar për të çmontuar një "super-kartel" që mendohej se kontrollonte një të tretën e tregtisë së kokainës në Evropë. Oficerët në 5 vende arrestuan 49 të dyshuar, duke përfshirë gjashtë baronë të dyshuar të drogës me bazë në Dubai.

Vetëm policia e Antwerp-it ka hapur 257 dosje çështjesh bazuar në provat e reja.

Hetimet po bëjnë përparim në gjurmimin e tregtarëve të drogës, por ato kanë treguar gjithashtu se sa thellë kanë depërtuar bandat në shoqërinë dhe ekonominë e Belgjikës.

Në shtator, kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi përforcime për shërbimin hetimor të policisë dhe paralajmëroi se shtrirja e krimit të organizuar shtrihet shumë përtej porteve të vendit.

"Ata kanë importuar në Evropë sjellje që ne menduam se ndodhnin vetëm në Amerikën Latine. Terror, vrasje, njerëz që ekzekutohen në video live dhe ndahen me shikuesit që qeshin," tha Remy Heitz, prokuror i përgjithshëm në gjykatën e apelit të Parisit

Mesazhet me tekst të shkëmbyera në rrjetin e koduar i lejuan hetuesit të gjenin një "shtëpi tmerri" në Serbi pranë kryeqytetit Beograd, ku viktimat u copëtuan dhe futeshin në një mulli mishi.

Përhapja e dhunës

Ndërsa shumica e figurave të larta të arrestuar deri më tani jetonin në Dubai, Ballkani Perëndimor është dëshmuar gjithashtu një pikë e nxehtë për bandat.

Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në Sky ECC ishte shqipja. Të paktën kështu zbuluan hetuesit. Hetuesit që tashmë ishin përballur me "Mocro-Maffia" maroke-holandeze dhe "Ndrangheta Mafia" e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë impementuar dhe në Europë.

"Jam shumë i shqetësuar! Ne po e nënvlerësojmë rrezikun e këtyre rrjeteve në drejtim të destabilizimit të shtetit dhe përhapjes së dhunës në të gjitha anët e shoqërisë,"- i tha AFP një gjyqtar francez, duke folur në kushte anonimiteti.

Marrë dhe përkthyer nga France24

sky ecc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj