Dita e 34-të e protestës/ Vogëlushja thirrje kryeministrit: Liroi çunat
3 Korrik, 21:32
Dita e 34-t&eum...
Aktualitet
Arrestimet gjatë protestës para Parlamentit, reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë
Ai shprehet se e gjithë dhuna e ushtruar ditën e sotme i ka forcuar shqiptarëve ndjenjën e solidaritetit, dhe i ka bërë protestuesit të ndjejnë më shumë dashuri për njeri-tjetrin.
2 Korrik 2026, 20:16Nga G.M
TIRANË- Një nga protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr.4 paraditen e sotme ka reaguar pas lirimit të tij. Ai shprehet se e gjithë dhuna e ushtruar ditën e sotme i ka forcuar shqiptarëve ndjenjën e solidaritetit, dhe i ka bërë protestuesit të ndjejnë më shumë dashuri për njeri-tjetrin.
Arrestimi sipas qytetarit është i motivuar politikisht dhe aspak i drejtë për një protestë paqësore. Njëkohësisht ai bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të personave të tjerë të shoqëruar.
“Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë. Uji me piper që na ra në lëkurë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri-tjetrin më shumë. Lidhja krah për krah për të shpëtuar njëri-tjetrin na bëri të kuptojmë se të gjithë bashkë do t’ia dalim përballë regjimit.
Ata sot nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve që ishin në protestë, por një pjesë të secilit prej nesh. Thirrje secilit që ka në dorë diçka: lironi çunat! Themelet e Shqipërisë së re do të kalojnë edhe nga komisariatet, derisa ata djem tanë të zëvendësohen me qeverinë e Ramës në qeli”, shprehu qytetari./Dosja.al