LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimet në Policinë e Shkodrës, VOA: Dëshmon mungesën e efektivitetit të policisë në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike

Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ekzekutuan gjatë ditës së djelë masat e sigurisë për 13 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shkodrës

26 Qershor 2023, 11:38 Nga A.B

Arrestimet në Policinë e Shkodrës, VOA: Dëshmon

13 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës po hetohen nën dyshimin e favorizimit të kultivimit të bimëve narkotike. Ndaj dy prej tyre, gjykata mori sot masën “Arrest shtëpie”, ndërsa për 11 të tjerë, ndalim të daljes jashtë shtetit dhe pezullim të ushtrimit të detyrës. Qarku i Shkodrës vazhdon të jetë një ndër zonat më problematike përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike.

Pas një hetimi disa mujor, për kultivimin e bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, ekzekutuan gjatë ditës së djelë masat e sigurisë për 13 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Policisë së Shkodrës.

Ndaj tyre janë administruar prova dhe fakte, që ngrenë dyshime se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative “Ana Malit”, fare pranë qytetit të Shkodrës dhe pikëkalimit kufitar të Muriqanit, në kufirin me Malin e Zi.

Zyrtarët e policisë së Qarkut të Shkodrës akuzohen se kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj 11 punonjësve të policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Mes tyre janë zv drejtori për hetimin e krimit, ish shefi i komisariatit të policisë Shkodër, aktualisht me detyrë shef i rendit në DVP Tiranë, shefi i sektorit të policimit në komunitet si dhe shefi i sektorit për hetimin në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Shkodër.

Një masë më e rëndë sigurimi u dha sot nga gjykata për Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Shkodër, Pëllumb Shpati dhe Ndihmës Specialistit të Policimit në Komunitet, inspektorit Taulant Kurtaj. Për ta, gjykata mori masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për shkak të dyshimeve për shpërdorim të detyrës, e kryer në bashkëpunim si dhe “Përkrahje te autorit të krimit”.

Në janar të këtij viti, shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpatit, ju vendos në banesë lëndë shpërthyese ‘tritol’ nga persona ende të paidentifikuar.

Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale, ndërsa zoti Shpati dhe familjarët e tij deklaruan se ngjarja kishte lidhje me detyrën si shef i seksionit të krimit.

Përfshirja e 13 zyrtarëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës dëshmon mungesën e efektivitetit të policisë në luftën ndaj kultivimit të bimëve narkotike në Shkodër, Malësi të Madhe, Vau Dejës dhe Pukë.

Rajoni i Shkodrës vazhdon të mbetet një nga zonat më të prekura nga kultivimi i bimëve narkotike. Në mars, në afërsi të qytetit të Koplikut u zbuluan 27 sera me rreth 8000 fidanë të bimës narkotike cannabis sativa. Ndërsa në muajin qershor u zbuluan edhe 6 sera të tjera me cannabis në zonën e Velipojës./Marre nga VOA

shkoder

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait