LIVE UPDATES
Aktualitet

Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Publikimi i audios nuk pasqyron tërësinë e debatit procedural mes palëve

Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin. Në fund të deklaratës nënvizohet se gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

21 Tetor 2025, 13:52 Nga E. D
Arrestimi i avokatit Barjami/ Reagon Gjykata e Elbasanit: Publikimi i audios nuk
foto ilustruese

ELBASAN- Gjykata e Elbasabit ka reaguar lidhur me arrestimin e avokatit Ulian Barjami. Me anë të një deklarate, Gjykata ka sqaruar se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Në deklaratë thuhet gjithashtu se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve.

Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin. Në fund të deklaratës nënvizohet se gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.

DEKLARATЁ PЁR SHTYP

Mbi ndalimin e avokatit pas procesit të zhvilluar në gjykatë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan shpreh keqardhje për shqetësimin e krijuar në opinionin publik dhe në komunitetin e avokatisë, lidhur me ndalimin e avokatit Ulian Barjami, të kryer më datë 18.10.2025. Gjykata vlerëson rolin e pazëvendësueshëm të avokatit në procesin gjyqësor dhe është e angazhuar për të ruajtur marrëdhënie bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet të gjithë aktorëve të drejtësisë.

Gjykata sqaron se ndalimi i avokatit nuk është kryer në mjediset e saj dhe nuk lidhet me ndonjë vendimmarrje gjyqësore. Prokuroria e ka vlerësuar këtë ndalim si të paligjshëm dhe gjykatës nuk i është paraqitur asnjë kërkesë për shqyrtim mbi këtë ngjarje.

Më datë 17.10.2025, u zhvillua seanca për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit për 14 persona, ndër ta një i mitur. Avokati Ulian Barjami ishte i pranishëm si mbrojtës i të ndaluarit M. S. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati mbi gjashtë orë; procesverbali audio-video i’u vu në dispozicion organit procedues pas kërkesës me shkrim të paraqitur nga ana e tyre. Duke qenë se seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, gjykata nënvizon rëndësinë e informimit të kujdesshëm dhe korrekt për ruajtjen e privatësisë së të miturve dhe të drejtave të palëve. Theksojmë se publikimi i pjesshëm i një regjistrimi të gjatë nuk pasqyron domosdoshmërisht tërësinë e debatit procedural mes palëve.

Gjykata dënon parimisht çdo formë ndërhyrjeje, presioni apo intimidimi ndaj aktorëve të drejtësisë gjyqtarë, prokurorë, avokatë dhe çdo subjekt tjetër procedural dhe rithekson se avokatët janë partnerë të drejtësisë dhe mbrojtës të domosdoshëm të të drejtave të qytetarëve. Në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), përfshirë çështjen Nikula kundër Finlandës, gjykata nënvizon se respekti ndaj lirisë së shprehjes së avokatit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij është një element thelbësor i procesit të drejtë gjyqësor. Këto standarde janë udhërrëfyes për gjykatat shqiptare në ruajtjen e balancës midis autoritetit të gjykatës dhe të drejtës së mbrojtjes.

Gjykata garanton se çdo çështje, që paraqitet për shqyrtim do të vijojë të trajtohet me paanësi dhe në përputhje me ligjin; nxit komunikimin e matur dhe profesional të të gjithë pjesëmarrësve në proces; dhe fton median të informojë publikun me saktësi mbi zhvillimet procedurale, duke respektuar kufizimet ligjore për seancat me dyer të mbyllura dhe mbrojtjen e të miturve. Gjykata do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe institucionet e tjera të drejtësisë për të forcuar respektin e ndërsjellë, integritetin profesional dhe besimin e qytetarëve te drejtësia./Dosja.al

gjykata e elbasanit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj