7 Korrik 2026, 10:17
Nga G.M
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Federale gjermane në aeroportin e Frankfurtit, i dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që akuzohet për një skemë mashtrimi me vlerë dhjetëra milionë euro.
Sipas mediave gjermane, i riu u ndalua të shtunën menjëherë pasi mbërriti me një fluturim nga Dubai, ndërsa arrestimi u krye direkt në avion. Hetimet tregojnë se organizata u premtonte investitorëve fitime përmes investimeve në asete të ndryshme, por fondet e tyre nuk investoheshin kurrë.
Në vend të kësaj, paratë përvetësoheshin nga rrjeti kriminal, duke shkaktuar humbje që arrijnë në dhjetëra milionë euro vetëm në Gjermani. Numri i plotë i viktimave ende nuk është përcaktuar. 29-vjeçari kërkohej me urdhër arresti nga Prokuroria e Përgjithshme e Dresdenit dhe autoritetet shqiptare, nën dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë.
Pas arrestimit, ai u paraqit para një gjyqtari, i cili vendosi masën e arrestit. Sipas autoriteteve, në Shqipëri ai mund të përballet me një dënim deri në 15 vite burg./Dosja.al
gjermani policia federale gjermane
Aktualitet
7 Korrik 2026, 09:48
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Frosina Plaku”, ku ...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 09:28
G.M
Foto ilustruese
DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e ish-Kënet&...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 09:04
E. D
Gjykata e Lartë
TIRANË- Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për rishikimin e praktikës të dhënies së masë...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 08:12
E. D
ANGLI- Një superjaht kalon nëpër ujëra kristalore, si diçka nga një film i James Bondit dhe ti pyet veten se cilët invest...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 08:05
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Nga nisja në muajin shkurt të procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme deri më s...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 07:47
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Ne e dimë se diktaturat dhe autokracitë i bëjnë arkitektët yje perëndimorë të k&eu...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 07:16
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian janë shkurtuar me 74% në aktin normativ të qershori...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 07:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet m...
Aktualitet
7 Korrik 2026, 07:04
E. D
foto ilustruese
DashiEnergjia juaj është në maksimum dhe dita favorizon iniciativat e reja në punë. Në jetën personale, ...
Aktualitet
6 Korrik 2026, 22:25
D.S
Foto ilustruese
TIRANË – Një konflikt i çastit mes tre personave ka përfunduar me përdorimin e një arme të ftoht...