LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Gaçi bleu 5512 m2 tokë nga elektricisti i OSHE-së/ DOSJA e sekuestros së pronës ku po ndërtohet resorti luksoz

Mbi këtë sipërfaqe toke aktualisht vijojnë ndërtimet për ngritjen e një hoteli luksoz, në kuadër të statusit të investitorit strategjik që ka fituar nga qeveria Rama, ish-deputeti i PS, Artan Gaçi. Në dosjen hetimore që po heton prokurori i SPAK-ut, Olsi Dado, thuhet se Artan Gaçi ka përfituar një pasuri të paluajtshme mbi të cilën po bën investimin.

27 Tetor 2023, 11:32 Nga Elton Qyno

Artan Gaçi bleu 5512 m2 tokë nga elektricisti i OSHE-së/ DOSJA

Një vendim prej 40 faqe i marrë në 28 shtator 2023 nga gjyqtarja e gjykatës së Posaçme, Rudina Palloj, ka çuar në bllokimin e një sipërfaqe toke prej 5512 m2, e rregjistruar në emër të shoqërisë “AG.TCC”.

Kjo kompani zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së jashtme, Olta Xhaçka.

Mbi këtë sipërfaqe toke aktualisht vijojnë ndërtimet për ngritjen e një hoteli luksoz, në kuadër të statusit të investitorit strategjik që ka fituar nga qeveria Rama, ish-deputeti i PS, Artan Gaçi. Në dosjen hetimore që po heton prokurori i SPAK-ut, Olsi Dado, thuhet se Artan Gaçi ka përfituar një pasuri të paluajtshme mbi të cilën po bën investimin.

Kjo pasuri është blerë nga Gaçi tek shtetasi Stavri Mëhilli, një elektricisti të OSHE-së, emri i të cilit doli si dëshmitar dhe tek dosja e Arben Ahmetaj. Por kjo pasuri prej 5512 m2 e blerë nga Artan Gaçi, rezulton të jetë përfituar fillimisht nga Mëhilli, duke përdorur dokumenta të falsifikuara. Mëhilli disponon një AMTP të vitit 1991, në emër të babait të tij, Foto Mëhilli. Në këtë dokument ai ka përfituar disa gastra toke, duke u bazuar në ligjin Nr.7501 që flet për “Tokën Bujqësore”.

Të gjitha gastrat dhe sipërfaqet e tokës, janë të pasqyruara në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP). Në zonën me emërtimin Gjilekë-Perivol, Stavri Mëhilli, ka përfituar 1200 metra tokë bujqësore arrë, të cilën e ka shitur disa vite më parë.

Artan Gaçi bleu 5512 m2 tokë nga elektricisti i OSHE-së/ DOSJA

Por pas kësaj, çuditërisht Stavri Mëhilli, sërisht në zonën Gjilekë-Perivol del pronar i një sipërfaqe me të madhe toke prej 5512 m2 të përfituar në bazë të AMTP-së.

Kjo tokë ndodhet buzë bregut të detit Jon, dhe është rregjistruar në hipotekën e Vlorës, në “Tokë Arrë”. 

Një pjesë e këtyre dokumentave falso mbajnë emrin dhe firmën e kryetarit të bashkisë Himarë, Jorgo Goro, i cili dy javë më parë u paraqit në SPAK dhe dëshmoi rreth vërtetësisë së firmave dhe vulave të bashkisë Himarë, që janë përdorur në këtë dokumenta.

Ndërsa një pjesë tjetër të disa personave që kanë shërbyer si anëtarë dhe kryetar të komisionit të ndarjes së tokave bujqësore.

Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, ka konfirmuar duke nënshkruar planvendosjen e ngastrës 36/36/1 pa marrë fare parasysh konfigurimin e saj në hartë në raport me kufijtë e shënuar në AMTP dhe pa e verifikuar në raport me ngastrën që i përputhej kësaj pasurie në hartën kadastrale, mbi bazën e të cilës është kryer ndarja tokës bujqësore në kooperativën Gjilek–Dhërmi.

Pas përpilimit të dokumentave të falsifikuara, Stavri Mëhilli në vitin 2019 ka aplikuar në hipotekën e Vlorës, për të rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 5512 metra katrorë.

Praktika për rregjistrimin e kësaj pasurie ka qëndruar në hipotekën e Vlorës, pa u trajtuar për rreth 1 vit.

Por befas dikush me influenca të forta dhe ndikim në sferën e hipotekave, ka ndërhyrë në ASHK-në e Vlorës dhe dosja është tërhequr nga pluhuri i haresës, duke u rregjistruar në emër të Stavri Mëhillit.

Më tej ky i fundit ka lidhur një kontratë shitje me kompaninë e Artan Gaçit, “AG.LCC”, duke kaluar pronën në emër të ish-zyrtarit socialist dhe burrit të ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Dy javë më parë Artan Gaçi, u paraqit në SPAK, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me paligjshmërinë e pronës, pasi të gjithë dokumentat i kishte ndjekur kohë më parë Stavri Mëhilli dhe jo ai.

Sipas Gaçit, ai kishte blerë një sipërfaqe toke, duke u bazuar në çertifikatën e pasurisë të lëshuar nga hipoteka e Vlorës, çertifikatë e cila nuk ishte kontestuar me ankesë nga askush qoftë në gjykatë por qoftë në prokurori dhe në hipotekë.

Gaçi ka pohuar në SPAK se ishte bërë pronar i kësaj sipërfaqe toke në muajin shkurt 2020.

Dhe mbi bazën e kësaj sipërfaqeje ai së bashku me aksionerë të tjerë janë shpallur nga qeveria Rama, investitorë strategjikë për ndërtimin e një hoteli luksoz në zonë.

Gaçi mësohet të jetë shprehur në SPAK se nuk ka kryer asnjë krim në këktë çështje, pasi ka blerë një pasuri që ishte rregjistruar në hipotekë.

Sipas tij edhe nëse prona është përfituar nga Stavri Mëhilli përmes dokumentave të falsifikuara, atëherë në këtë rast ai nuk është përgjegjësi por viktima e mashtrimit të bërë nga Stavri Mëhilli.

Hetimet për këtë rast kanë nisur në vitin 2021 dhe SPAK ka rregjistruar dosjen për “Falsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Dyshimet e prokurorëve janë se njeriu që mund të ketë ndikuar në ASHK-në Vlorë për rregjistrimin e kësaj sipërfaqe toke, është pikërisht burri i Olta Xhaçës, Artan Gaçi, i cili disa ditë më vonë do bëhej pronari me letra i saj, duke ja blerë Stavri Mëhillit.

Për të provuar këto dyshime, SPAK po kryen hetime për Artan Gaçin, kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro, zyrtarë të hipotekës në Vlorë, topografë dhe zyrtarë të Bashksisë Himarë dhe punonjës të drejtorisë së tokave në qarkun Vlorë./Marre nga Oranews

olta xhacka artan gaci

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj