All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

"Vula e turpit"/ Raporti teknik për zjarrin në Tiranë, inxhineri: Më pak cilësor se një detyrë mjerane kursi

Përmes një reagimi, ai nxjerr në pah disa nga problemet më thelbësore që ka pasur raporti.

27 Tetor 2023, 11:09 Nga Dosja.al
"Vula e turpit"/ Raporti teknik për zjarrin në Tiranë,
Apartamenti
All - Paragraf - 1

TIRANË- Inxhineri Erion Periku ka ndarë shqetësimet në lidhje me raportin teknik për zjarrin që përfshiu katet e fundit të apartamentit në Tiranë. Përmes një reagimi, ai nxjerr në pah disa nga problemet më thelbësore që ka pasur raporti. Duke nisur nga problemet ortografike, te termat, rrjedha llogjike, e të tjera, Periku liston 5 probleme që sipas tij janë shumë të rënda.

Po ashtu, ai shkruan se në asnjë rresht të Raportit nuk përmenden vlerat krahasimore Projekt–Kushte Teknike-Standarte, Materialet e Projektuara-Materialet e Zbatuara si dhe shton se nuk përfshihet cilësia e dokumentuar e Projektit-Zbatimit-Mbikëqyrjes-Kolaudimit-Leje Shfrytëzimit.

REAGIMI:

"Vula e turpit"

Rreth një muaj më parë, bëra një postim në të cilin shprehja shqetësimin tim në lidhje me cektësinë e mendimit, që karakterizonte të ashtuquajturat analiza inxhinierike në media, mbi zjarrin e rënë në një ndërtesë. Gjithashtu, pata theksuar se këto prononcime bajate janë tregues të një mendësie që nuk ka se si të jetë inxhinierike. Sot lexova disa herë përfundimet e Raportit Teknik mbi këtë ngjarje, i cili është bërë publik së fundmi. Në çdo lexim, shfaqjet bajate të muajit të kaluar më dukeshin më cilësore dhe të bazuara. Më erdhi në mend shprehja “e sotmja edhe më e keqe se e djeshmja”.

Disa prej problemeve thelbësore janë radhitur më poshtë: 

1.Teksti i Raportit Teknik është plot gabime ortografike. Në thuajse cdo fjali, janë përdorur me tepri fjalë te huaja, vend e pavend dhe duke iu ndryshuar kuptimi. p.sh. rebar (f.38, p. 6-1) është shufër përforcimi dhe nuk nënkupton domosdoshmërisht që është çelik.

2.     Fjalë apo togfjalë, të cilat kur shqipërohen kanë të njëjtin kuptim dhe përdorimi i termave të ndryshme, në këtë rast, nuk i shërben qartësisë, si material fotografik dhe tabela fotografike (f.37, p.2); risku dhe rrezikshmëria (f.37, p.2); shpërthim dhe eksplodim (f.35, p. 6-3); përfundime dhe konkluzione (f.41, p.2).

3.     Përsëritja e disa fjalive në paragrafë të ndryshëm pa nevojë, mungesa e rrjedhës logjike, fjali të papërfunduara apo pakuptim janë, po ashtu, të pranishme: “Per me teper, percueshmeri e e ulet termike e betonit” (f.38, p.6-2).

4.     Hamendësimet e shprehura në formën e përfundimit ishin, gjithashtu, të pranishme, si në këtë rast: “Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtesise ektreme 800-900 C…” (f.37 p.5), kur mungon informacioni se kush, kur dhe si e mati (?!) nxehtësinë.

5.     Termat teknikë të zëvendësuar me shprehje të përshtatshme për tavolina dominoje, si zëvendësimi i “beton me rezistence normale” me “beton normal”. Raporti në fjalë nuk është as më pak e as më shumë se një përsëritje sipërfaqësore dhe me gabime e leksionit të parë të lëndës “Materiale Ndërtimi” apo e disa udhëzuesve të ndryshëm të programeve kompjuterike.

Në asnjë rresht të Raportit nuk përmenden vlerat krahasimore Projekt–Kushte Teknike-Standarte, Materialet e Projektuara-Materialet e Zbatuara. Në asnjë rresht të Raportit nuk përfshihet cilësia e dokumentuar e Projektit-Zbatimit-Mbikëqyrjes-Kolaudimit-Leje Shfrytëzimit. Prandaj, ky raport është më pak cilësor se një detyrë mjerane kursi për lëndën Materiale Ndërtimi që përgatisin studentët e vitit të dytë të Inxhinierisë. Në fakt, është më pak cilësior edhe se bisedat në tavolinën e dominove.

E ky raport është nënshkruar nga katër inxhinierë (gjithmonë nëse Ing. është shkurtimi i “inxhinier”) dhe mban vulën e një institucioni të shtetit shqiptar. Por vula në këtë dokument vulos veçse turpin që ndien secili prej nesh, inxhinierëve, përballë këtij raporti.

erion periku zjarri ne tirane

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet