LIVE UPDATES
Aktualitet

Artan Hoxha jep detaje nga planet e grupit të Laert Haxhiut: Skuadra e vdekjes planifikoi eleminimin e dy prokuroreve

Hoxha theksoi se planet e anëtarëve të grupit, kanë mbetur thjesht të tilla, fatmirësisht duke mos u vënë në zbatim edhe për faktin se grupi u dobësua si pasojë e goditjeve nga autoritetet. 

2 Tetor 2023, 21:18 Nga I.A
Artan Hoxha jep detaje nga planet e grupit të Laert Haxhiut: Skuadra e
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për disa të dhëna që kanë dalë në dritë pas rrëfimeve të Marjus (Artan) Tafanit, për grupin kriminal të Laert Haxhiut dhe planet për eleminimin e dy prokuroreve. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Mcn Tv, Hoxha tha se prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi, kanë qenë nën shënjestrën e vrasësve pasi kanë hetuar me sukses krimet e tyre. Hoxha theksoi se planet e anëtarëve të grupit, kanë mbetur thjesht të tilla, fatmirësisht duke mos u vënë në zbatim edhe për faktin se grupi u dobësua si pasojë e goditjeve nga autoritetet. 

"Kjo është një skuadër e biznesit të vdekjes që ka operuar në më shumë se një dekadë. Ka kryer shumë ngjarje të rënda. Këto që janë zbuluar janë gjërat që ka treguar Marjus (Artan) Tafani, i cili ka qenë vetëm dy vjet me këta. Janë edhe ngjarje të rënda që mund të na çojnë te ato organizatat e mëdha të narkotrafikut. Kjo histori tregoi edhe diçka tjetër, që Shqipëria nuk lufton dot sindikata të tilla të krimit të organizuar me polici lokale. Personi, Marjus Tafani, është kapur në një hotel në hyrje të Lushnjes, ka qenë me të dashurën, duke konsumuar lëndë narkotike. Personi që është kapur, u soll në Tiranë dhe duke patur parasysh provat që ishin kundër tij, ka pranuar të bashkëpunojë. Në kohë rekord, ai fliste dhe e çonin në vendngjarje. Ai ka folur për persona që kanë hetuar krime të mëparshme të grupit, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë hetuar krimet ndaj Laert Haxhiut.

Ndaj Laert Haxhiut ka patur disa hetime, është kapur me heroinë, është kapur për vrasje, ka dalë. Është hetuar për masakrën e Lushnjës ku pati dy të vrarë. U hetua nga Merita Selimi dhe më pas i kaloi SPAK. Në momentin që i kaloi SPAK, hetimin e mori prokurorja Doloreza Musabelliu, prokurore që heton krimin e organizuar dhe ka patur sukses deri tani në çështje shumë të rëndësishme. Në hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe dy miqve të tij, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dy këta persona, ka patur shumë presion edhe ndaj policisë, prokurorisë, gjykatës, që të përfitonin dënime më të buta, por prokuroria kërkoi dënime të përjetshme. Me ligjim që ka Shqipëria sot, personi që nuk është i arrestuar çështja shkëputet. Laert Haxhiu shkon në dënim të përjetshëm. Për të shmangur këtë kanë tentuar të bëjnë presion. Kanë menduar se pengesë janë prokurorët. Kanë qëlluar dy zonja. Nga deklarimet e Marjus Tafanit, ka treguar për biseda që janë bërë për të përgatitur një goditje ndaj prokuroreve dhe ndoshta familjarëve të tyre. Kjo ka ngelur në kuadrin e një bisede mes tyre. Nuk del ende e provuar që a kanë ndjekur ata hapa.

Gjatë kësaj kohë janë kapur edhe pjesëtar të tjerë të grupit, Haxhiu u arrestua në Greqi dhe grupi në Shqipëri u shpërbë. Ai i ka dhënë si deklarime. Fakti që ishin në kërkesën për gjykim, sigurisht është çështje shumë serioze. Gjej edhe rastin ti inkurajoj për mënyrën si kanë hetuar dhe nuk kanë ceduar. Shikoni sa krime kanë bërë ata, kë nuk kanë vrarë. Kanë qenë rrethana të tjera, që kanë ndikuar që veprimi të mos shkojë më tej. Në rast se grupi do të vijonte me të njëjtin intensitet mund të kishin vijim. Prokurorët nuk i mbron badigardi, por ajo aureola. Ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka patur në Fier edhe rast që gjyqtarja është mbajtur prej këmbësh. Në grupe të tjera, kemi parë që gjyqtarë dhe prokurorë janë korruptuar, ndërsa në rastin konkret është parë opsioni për t’i goditur sepse nuk janë blerë. Kjo ka qenë në suazën e gjërave të dyshuara, tani kemi një nga vrasësit me pagesë që kanë filluar të flasin. Uroj të na nxjerrin edhe vrasjen e Skerdilajd Konomit", tha Hoxha. 

artan hoxha laert haxhiu

Sondazh

Poll
Aktualitet 2 Tetor 2023, 20:34 h.k

Bllokohet turisti zvicerian në Karaburun

Gjiri i Shen Andreas KARABURUN-Një turist zvicerian është bllokuar në gjirin e Shën Andreas në Karaburon ditën e sotme. ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj