LIVE UPDATES
Aktualitet

'Pastrim parash, drogë dhe trafikim njerëzish', mbi 200 shqiptarë paraqiten në gjykatat e Britanisë në 10 ditë

Ish-DCI i Policisë së Met, Dave McKelvey, tha se shifra e 200 shqiptarëve të cilët janë në ndjekje penale të dyshuar për shpërndarje droge nuk ishte për tu habitur, pasi Agjencia Kombetare e Krimit kishte deklaruar se gjatë viteve të fundit ata kishin marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit.

2 Tetor 2023, 16:19 Nga f.i
'Pastrim parash, drogë dhe trafikim njerëzish', mbi 200
foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Më shumë se 200 shqiptarë u renditën për t'u paraqitur në gjykatat e e Britanisë së Madhe, zbuloi një hetim i Essex News dhe Investigations.

Sipas hetimit, 204 shqiptarë janë vënë në ndjekje penale si të dyshuar për shpërndarje të drogës së klasit A, prodhimin e kanabisit, pastrimin e parave, trafikimi i qenieve njerëzore, posedim të armëve të zjarrit, dhunë dhe shkelje, të cilat kanë ndodhur gjatë dy javëve në muajin prill.

Ndërkohë, 5 shqiptarëve të tjerë u është caktuar një seancë e veçantë ekstradimi, lidhur me vepra të ngjashme në Shqipëri ose vende të tjera evropiane gjatë muajit prill. Në hetimin e bërë nga “Essex News dhe Investigations”, tregohet shkalla e ndrikimit të krimit të organizuar shqiptar në sistemin e Anglisë. Ky tashmë është një sistem i sforcuar i drejtësisë penale që ka grumbulluar rreth 60 mijë çështje gjyqësore për gjykim.

Një shtetas shqiptar, i cili është një ekspert i krimit në Shqipëri, i ka kaluar emri në çdo listë të gjykatës së kurorës në Angli dhe Uells nga 17-21 prill dhe nga 24-28 prill për të identifikuar bashkatdhetarët që prisnin jashtë për seancat. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur çdo ditë 22 shqiptarë në gjykatat britanike. Më 18 prill, 31 shqiptarë duhet të paraqiteshin në gjykatat e kurorës në lidhje me një sërë shkeljesh të supozuara. Numri më i ulët u shënua më 19 prill ku “vetëm” 14 shqiptarë prisnin të paraqiteshin në gjykatë. Ata thanë se eksperti i tyre kishin deklaruar se shqiptarët kishin emra dhe mbiemra unikë të cilat nuk përdoreshin nga asnjë kombësi tjetër, duke i bërë ata për t’u identifikuar edhe më lehtë.

Ish-DCI i Policisë së Met, Dave McKelvey, tha se shifra e 200 shqiptarëve të cilët janë në ndjekje penale të dyshuar për shpërndarje droge nuk ishte për tu habitur, pasi Agjencia Kombetare e Krimit kishte deklaruar se gjatë viteve të fundit ata kishin marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit.

“Uau, më shumë se 200? Por, nuk duhet të habitemi pasi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka thënë gjatë viteve të fundit se ata kanë marrë përsipër tregtinë e prodhimit të kokainës dhe kanabisit”, tha McKelvey.

Një zëdhënës i Home Office tha: "Siç bëjmë me shkelësit nga e gjithë bota, nëse dikush nga Shqipëria shpallet fajtor për kryerjen e një krimi të rëndë në MB, ne do të kërkojmë t'i dërgojmë ata në shtëpi. Që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor, mbi 1000 shtetas shqiptarë janë kthyer në vendin e tyre. Megjithatë, ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Britaninë e Madhe dhe mirëpresim shumë shqiptarë që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuojnë ndjeshëm në shoqërinë britanike."

Disa shqiptarë të tjerë u burgosën për vepra të krimit të organizuar gjatë periudhës së hulumtimit.

Alban Koçi, 32 vjeç, i diplomuar nga Enfield, u paraqit më 28 prill në Gjykatën e Southampton, për të marrë dënimin. Ai u ndalua në mars, nga policia në qytet teksa ngiste një makinë Peugeot të zezë, ku u gjetën 1.1 kg kokainë, me vlerë deri në 40,000 £, e mbështjellë në një qese Tesco dhe fletë metalike. Gjykata dëgjoi se Koçi kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me vizë amerikane, por nuk ishte në gjendje të gjente punë. Avokati mbrojtës Chris Gager, tha se klienti i tij u largua nga Shqipëria pas tërmetit dhe pandemisë në përpjekje për të gjetur punë. Ai u dënua me katër vite burg.

Në të njëjtën ditë në Gjykatën e Sheffield Crown u dënua Edison Meshi, 22 vjeç, pa vendbanim të caktuar. Ai u akuzua për veprën penale të prodhimit të një droge të kontrolluar të klasit B, kanabis, pas një hetimi të policisë në një fabrikë kanabisi në Yorkshire të Jugut, më 23 mars. Gjykatësi e dënoi me 2 vite burg.

Nazeraj Shygyri, 26 vjeç, nga Twickenham, u burgos për 13 muaj në Gjykatën e Kurorës së Leeds më 17 prill, për veprën penale të furnizimit me kanabis, ndërkohë në Shqipëri u raportua se ai kishte qenë në arrati për 1 vit para arrestimit. Xhulio Shehaj, 26 vjeç, pa vendbanim fiks u kap duke kultivuar 206 bimë kanabisi në një shtëpi në Cardiff më 13 mars. Ai pretendoi se po e bënte këtë punë për shkak të 20 mijë paund borxhe. Në Gjykatën e Cardiff Crown, më 19 prill u zbulua se ai erdhi nga Shqipëria në fund të vitit 2020 për shkak të borxheve dhe u miqësua me shqiptarë të tjerë që e njohën me prodhimin e kanabisit. Ai u dënua me 2 vite e 6 muaj burg.

Leutrim Krasniqi, 28 vjeç, nga Londra u burgos për 6 vite në Gjykatën e Nottingham Crown më 18 prill, pasi më herët u shpall fajtor për posedimin e një armë zjarri. Ndërsa në gjykatë, Ergys Zekaj, 25 vjeç, nga Londra, tha se kishte marrë armë zjarri të konvertuara nga një punëtor ilegal të drejtuar nga një grup krimi britanik në Mansfield, i cili u bastis në korrik të vitit 2021.

shqiptare ne britani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet