2 Tetor 2023, 13:29
Nga A.B
SPAK
TIRANË- SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-zyrtarin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini, i cili akuzohet për korrupsion pasiv.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal Nr.126/2023, në ngarkim të të pandehurit:
NJOFTIMI I SPAK:
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të inspektorit pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor Marvin Mersini.
Mersini akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet e kryera është provuar se inspektori ka ushtruar presion pranë një subjekti tregëtar në qytetin e Tiranës, duke pretenduar se nuk kishte liçensimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative.
SPAK bën me dije se i pandehuri i ka thënë administratorit të subjektit tregtar se “një problem i tillë” mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës prej 500.000 (pesëqind mijë) lekë, por me kusht që një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve.
“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për interesa të këtij procedimi penal, më datë 25.05.2023, është finalizuar arrestimi në flagrancë i të pandehurit Marvin Mersini, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, të cilit në mjetin me të cilin po udhëtonte, ju sekuestrua dhe shuma monetare prej 200.000 (dyqind mijë) lekësh, e përftuar prej tij në mënyrë të paligjshme.
marvin mersini
Aktualitet
2 Tetor 2023, 13:14
A.B
Policia
DURRËS- Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Portin e Durrësit. Personi ...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 12:18
A.B
Alfred Balla
TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zhvilloi ditën e sotme takime me M...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:42
r.ll
pamje nga zjarri
FIER- Zjarri i cili vijon të jetë aktiv prej një jave në Pishporo të Fierit ka shkrumbuar qindra hektarë sip...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:47
A.B
Policia
POGRADEC- Dhunohen dy vëllezër në një lokal në Pogradec.
Uniformat blu kanë vendosur në p...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:36
A.B
Klea Gjata dhe babai i Laert Haxhise
TIRANË- Babai i Laert Haxhiut ka deklaruar se djali i tij është i martuar e se madje ka edhe tre f...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:24
Dosja.al
Spikerja virtuale
TIRANË- Për herë të parë në Shqipëri, Inteligjenca Artificiale do të flasë shqip në...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:21
A.B
Rektorja
SHKODËR-10 programe studime rrezikojnë të mos nisin vitin e ri akademik në universitetin e Shkodrës për shkak t...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:20
A.B
Studentet
KORÇË-Sot ka nisur viti i ri akademik, ku rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë n&eum...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 11:06
A.B
Artan Hoxha
TIRANË- Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka komentuar një rankim i cili shfaqte Universitetet tona n&eu...
Aktualitet
2 Tetor 2023, 10:55
A.B
KLP
TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet ditën e sotme në orën 11:00 pas kërcënimit të jetë...