LIVE UPDATES
Aktualitet

Ata që e rekrutuan në Angli, 500.000 euro për të varë Ruben Saraivën në burg, portugezi u dënua dje me burg përjetë

Eliminimi i tij në burg kërkohet nga frika se mos Saraiva, në një moment, kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë shqiptare dhe tregon rekrutuesin dhe paguesin në Angli për të ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë.

26 Mars 2026, 19:08 Nga E. D

Ata që e rekrutuan në Angli, 500.000 euro për të varë

Nga i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, në i kërkuar për t’u vrarë për një çmim prej 500.000 euro nga ata që e punësuan si vrasës me pagesë. Ky çmim është vënë për eliminimin në burg të portugezit Ruben Saraiva, i cili u dënua me burg përjetë nga gjyqtari Lirim Bulica, të mërkurën në Gjykatën e Lezhës, për vrasjen në bashkëpunim të Ardian Nikulajt.

Eliminimi i tij në burg kërkohet nga frika se mos Saraiva, në një moment, kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë shqiptare dhe tregon rekrutuesin dhe paguesin në Angli për të ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë.

31-vjeçari portugez, i rritur në Londër, mbërriti në gjykatë dje i shoqëruar nga një skuadër e armatosur me armë gjysmë automatike “Berreta” nga Operacionalja e Burgjeve.

Ndërsa perimetri i Gjykatës së Lezhës ishte rrethuar nga 15 punonjës të policisë kriminale të këtij qyteti, pa uniformë, dhe 5 të tjerë të Forcave Shqiponja.

Në sallë qëndruan 8 efektivë të armatosur të skuadrës operacionale të burgjeve, ndërsa Ruben Saraiva, i veshur me një kostum të zi “Nike”, ishte në ‘kafazin’ e gjykatës nën ruajtjen e tre gardianëve.

Përballë kishte Rudina Nikulajn, bashkëshorten e Ardian Nikulajt, së bashku me disa miq të tij.

Këto masa sigurie, përfshirë ato në të cilat ai mbahet në paraburgimin 302 “Mine Peza”, lidhen me një informacion të mbërritur në rrugë operative në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Ky informacion i mësuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, sugjeronte se për kokën e Saraivës, i vrarë në burg, paguheshin 500.000 euro.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni shqetësues, ai u vendos nën një regjim strikt izolimi nga të burgosurit e tjerë.

“Ambasada e Portugalisë në Romë ka ndërmarrë veprime që nga momenti kur mori dijeni për ndalimin e shtetasit portugez Ruben Saraiva dhe Konsulli i Nderit i Portugalisë në Tiranë ka siguruar ndjekjen e seancës së leximit të vendimit, e cila u zhvillua dje (25/03) dhe në të cilën gjykata vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për të ndaluarin”, deklaroi ministria e Punëve të Jashtme në Portugali.

Duhet sqaruar, thekson kjo ministri, se nuk ekziston asnjë marrëveshje ekstradimi, marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike apo marrëveshje për transferimin e personave të dënuar ndërmjet Portugalisë dhe Shqipërisë megjithatë, do të shqyrtohen të gjitha mundësitë./Top Channel

angli ruben saraivën

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj