LIVE UPDATES
Aktualitet

Autori i vrasjes së Astrit Kalasë hyri me armë në gjykatë/ Zbardhet dëshmia e Elvis Shkambit: Pistoletën e e fsheha nën…

Për rreth dy orë në një qetësi absolute, si vrasësi i mëvonshëm i gjyqtarit Kalaja ashtu dhe xhaxhai, nuk shprehin në mimikën e tyre asnjë trazim që mund të çojë në dyshimin se një tragjedi do të pasojë. Elvis Shkambi i cili më pas përballë grupit hetues do të rrëfejë se armën pistoletë, e kishte fshehur në brezin e përparmë të pantallonave poshtë bluzës.

14 Tetor 2025, 20:21 Nga E. D
Autori i vrasjes së Astrit Kalasë hyri me armë në
foto ilustruese

TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë dëshmi të pazbuluara më herët nga dosja hetimore për vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja. Një nga pikëpyetjet më të mëdha të ngritura pas ngjarjes së rëndë që ndodhi më 6 tetor është hyrja me armë e 30-vjeçarit Elvis Shkambi i cili së bashku me xhaxhain e tij Gjonin, kaluan detektorin pa asnjë problem dhe qëndruan në pritje të seancës në sallën e pritjes.

Për rreth dy orë në një qetësi absolute, si vrasësi i mëvonshëm i gjyqtarit Kalaja ashtu dhe xhaxhai, nuk shprehin në mimikën e tyre asnjë trazim që mund të çojë në dyshimin se një tragjedi do të pasojë. Elvis Shkambi i cili më pas përballë grupit hetues do të rrëfejë se armën pistoletë, e kishte fshehur në brezin e përparmë të pantallonave poshtë bluzës.

Duke shmangur kështu vendosjen në një çantë dore që mund të dekonspironte të gjithë skenarin e tij. Skenar që nuk mund të quhej i përmbushur nëse nuk do të ishte shoqëruar edhe me mungesën e vigjilencës së rojes së sigurisë i cili ndërsa dëgjon kushtrimin e kuq të alarmit të detektorit, nuk kryen asnjë veprim për të ndalur personat e mundshëm që kishin shkelur protokollin e sigurisë.

“Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi. Gjatë kësaj kohe në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi Banush Koxhaj me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, thuhet nga hetimet paraprake.

Sipas zbardhjes së mëtejshme së dinamikës në të cilën zhvillohet ngjarja. Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi, vihen re të qëndrojnë të palëvizur në sallën e pritjes deri në 15.29 minuta.

Koha kur nga altoparlanti i gjykatës vjen thirrja që palët të bëhen gati për seancën. Momenti kur xhaxha dhe nip lëvizin drejt sallës ku do të mbahej verdikti mbi çështjen ku këtë herë ata ishin palë e paditur. Një skenë e cila zhvillohet në harkun e 6 minutave të vetme, nga ora 15.29 minuta deri në orën 15.35 minuta. Momenti kur jashtë sallës ku po jepej vendimi, dëgjohen të shtëna të njëpasnjëshme dhe më pas njerëz të gjakosur që lëvizin në panik e sipër.

“Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi, qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës së Apelit deri në orën 15.29 minuta”,

Më pas ata futen në ambientet e sallës nr 3 të zhvillimit të seancës gjyqësore. Ku në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe menjëherë pasi gjyqtari Astrit Kalaja shpall vendimin, shtetasi Elvis Shkambi, që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi, Elvis Shkambi. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve Ragip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur të dy, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ajo që vihet re gjatë momentit kur Elvis Shkambi nxjerr armën dhe qëllon mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, është se xhaxhai i tij Gjoni, nuk ndërrmerr asnjë veprim për ta ndaluar.

Por qëndron i palëvizur në sallë. A thua sikur të ishte përpara bezes së një filmi që po jepej ndërkohë në kinema. Çka ka rritur dyshimin te grupi hetues se ai mund të ishte në dijeni të aktit që ndërmori nipi i tij.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Gjon Shkambi. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit ose dhe ndihmësit.

Pas ngjarjes, Elvis Shkambi ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Dhe pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë. E mbijetuar nga masakra brenda gjykatës ishte dhe sekretarja e gjyqtarit. Një plumb përshkoi kompjuterin ku ajo po zbardhte vendimin.

“Teksa po dilte vrasësi me drejtoi armën. Më tha: ‘Nuk kam asgjë me ty’. Ai u largua qetësisht nga salla e gjyqit. Kam bërtitur me të madhe duke kërkuar ndihmë. Më pas mësova se gjyqtari ndërroi jetë”, ka rrëfyer para hetuesve sekretarja e gjykatës.

Elvis Shkambi u përpoq të shfajësohej dhe të shprehej se  vrasjen nuk e kishte paramenduar, ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi nuk ka dhënë asnjë shpjegim para gjykatës”, ka.

“Vrasjen e gjyqtarit nuk e kisha menduar dhe as planifikuar. Kur ai dha vendimin mu errën sytë.

Qëllova në drejtim të tij, jo me qëllimin për ta vrarë.  Armën e zjarrit e mbaj prej 10 vitesh dhe në çdo institucion shkoja i armatosur. Unë punoj prej vitesh në agjenci inteligjente”, mësohet të jetë shprehur vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja.

Në fakt pavarësisht komunikatës së policisë e cila thotë se Elvis Shkambi, u neutralizua dhe u prangos menjëherë nga punonjësit e policisë, e vërteta e dokumentuar nëpërmjet pamjeve të tjera filmike, rezultoi se autori pasi kishtë dorëzuar armën te një nga nëpunësit e gjykatës, i priti me duar në xhepa efektivët e policisë në oborrin e Gjykatës.

Sikundër në këto pamje ku Elvis Shkambi dëgjohet teksa orienton një nga punonjësit e policisë të drejtohen nga ai, pasi është ai vrasësi që po kërkojnë. Edhe pse Elvis Shkambi mohoi përpara grupit hetues çdo dijeni që mund të kenë pasur familjarë apo dhe xhaxhai i tij, mbi veprimet që ai mori, që çuan në aktin final atë ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja.

Duke mos treguar asnjë shenjë pendese. Falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, të cilën e shprehën vetëm gjatë seancës ku u shpall masa e sigurisë ‘arrest ne burg’ për ta, ndërsa dëshmuan se ngjarja kishte ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve.

Ku ata shprehën pretendime për gjykatën pasi sipas tyre nuk e kishte zgjidhur siç duhet çështjen e tyre të pronësisë. Drejtësi të cilën në gjykimin e tij ai e vendosi duke kryer një padrejtësi.

Atë të marrjes së jetës së një gjyqtari i cili në fakt nuk përfaqëson të gjitha padrejtësitë që mund t’i jenë shkaktuar familjes së tij nga sistemi i drejtësisë në 30 vite.

Por edhe pse Elvis Shkambi pretendoi se e kreu i vetëm të gjithë atë që tashmë njihet si vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës, shumë pikëpyetje vazhdojnë të qëndrojnë mbi këtë krim.

Që në fakt tronditi mbarë opinionin publik. Por dhe e ndau shoqërinë në dysh. Ku si në asnjë shoqëri tjetër, pati edhe nga ata, që nuk ishin të pakët, të cilët përkrahën aktin e urryeshëm të një vrasësi.

Një akt që mbetet i tillë, absolutisht i pajustifikueshëm, pavarësisht se sa padrejtësi mund të ketë pësuar mbi kurriz familja e tij në kërkim të fitimit të pronësisë për çështjen që i ishin drejtuar drejtësisë.

Ndërkohë që për vrasësin në këtë rast Elvis Shkambin, u hap nga familjarët e tij në emigracion edhe një go found me. Ku u mblodhën në një kohë të shpejtë mijëra dollarë Por çfarë është kjo histori prone që çoi në një tragjedi të tillë?

Sagë kalvaresh e cila fillon në Shkodrën e viteve ’90, kur Elvisi që sot është vrasësi i gjyqtarit Astrit Kalaja, me siguri nuk kishte lindur ende. Apo mund të ishte thjesht një motak. Kalvar gjyqesh që duket se shoqëroi përgjatë gjithë rritjes së tij. Dhe që e brumosi me urrejtjen e tij për drejtësinë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga emisioni “Në Shënjestër” godina për të cilën prej vitesh përplaset familja Shkambi nga njëra anë dhe 31 familje nga ana tjetër, është ish-shkolla e Rezervave në Shkodër.

Gjon Shkambi shprehet në pretendimet e dorëzuara në gjykatën e Apelit, se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror e ka udhëzuar që t’i drejtohej Zyrë së Përmbarimit Gjyqësor Shtetëror në Shkodër.

“Më datë 10 tetor 2022, kryetari i Zyrës Përmbarimore, Tauland Muja, ka regjistruar urdhrin e ekzekutimit dhe ka filluar procedurat për ekzekutimin e tij.

Sikurse pretendon Shkambi përmbaruesi filloi procedurat për lirim vullnetar të godinës nga ana e familjeve që sipas tij qëndrojnë forcërisht në pronën e tij. më pas është kryer veprimi përmbarimor ‘Kalim në ekzekutim të detyrueshëm”, thuhet në pretendimin e Shkambit drejtuar Apelit.

Zaptuesit siç i quan ai 31 familjet i janë drejtuar gjykatës me kërkesa për sigurim padie dhe kundërshtim të veprimeve përmbarimore, kërkesa që sipas Gjon Shkambit janë rrëzuar nga dy shkallët e gjyqësorit.

Më datë 3 Tetor 2023, Zyra Përmbarimore Shkodër ka gjobitur shtetasit Ragip Kurtaj, Gjok Martini, Seladin Brankaj, Dukate Leka, Palë Rrethaj, Gjelosh Sufaj, Pashko Pepniku, Mark Colaj, Ndue Pllumbi, Ndoc Ndocі, Petrit Kerrçi, Mirash Pepaj dhe Mitër Thaçina.

Ragip Kurtaj ka kërkuar heqjen e gjobës së vënë nga Përmbarimi.

Kërkesa e tij është pranuar nga gjykata e Shkodtrës.

Pikërisht këtë cështje ka patur në shqyrtim gjyqtari Astrit Kalaja.

Që lidhej me gjobën e përmbaruesit ndaj disa familjeve.

Gjon Shkambi përgjatë këtyre viteve ka këtcënuar haptazi gjyqtarë e prokurorë edhe në studio televizive, ndërsa është kallëzuar disa herë për vetëgjyqësi.

Por, përkundër sa pretendon ai lidhur me godinën përfaqësuesit e 31 familjeve kanë një pretendim tërësisht tjetër.

Pyetjet që shtrohen sot pas vrasjes së gjyqtarit janë të shumta.

A ishte vrasja e Astrit Kalasë një dështim i reformës në Drejtësi?

A janë gjykatat shqiptare të sigurta?

A mund të reduktohet kjo vrasje vetëm tek cështjet e sigurisë, apo duhet parë si një dështim i sistemit?

A janë njerëzit të revoltuar nga vonesa në marrjen e drejtësisë pasi statistikat flasin për zvarritje të proceseve gjyqësore deri në 18 vite./Në Shënjestër, BW

vrasja e astrit klase

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj