LIVE UPDATES
Ekonomi

Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gjobat ndaj bizneseve vitin e kaluar

Sipas informacionit, në raportin vjetor të këtij institucioni, të ardhurat nga gjobat e vendosura pësuan rënie me 41% krahasuar me një vit më parë.

11 Prill 2024, 10:26 Nga M.B
Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga
Foto ilustruese

TIRANA- Autoriteti i Konkurrencës arkëtoi 15.5 milionë lekë nga gjobat e vendosura bizneseve vitin e kaluar. Sipas informacionit, në raportin vjetor të këtij institucioni, të ardhurat nga gjobat e vendosura pësuan rënie me 41% krahasuar me një vit më parë. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar plotësisht ose pjesërisht shtatë vendime të këtij institucioni.

Konkretisht, është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 19.11.2020, me debitor shoqërinë “Fufarma SHA”; është ekzekutuar plotësisht vendimi datë 09.11.2022, me debitor shoqërinë “Star Parking SHPK; është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 23.07.2022, me debitor ndërmarrjen “Agro Blend SHPK”; është ekzekutuar plotësisht vendimi me datë 08.06.2023, me debitor ndërmarrjen “Gega Oil Group SHA; është ekzekutuar pjesa e mbetur e vendimit, datë 18.12.2007, me debitor ndërmarrjen “Kirchberger Albania SHPK”; është ekzekutuar pjesërisht vendimi me datë 22.11.2018, me debitor ndërmarrjen “EKMA Albania SHPK”; është ekzekutuar pjesërisht me datë 22.01.2021, me debitor ndërmarrjen “New Medical Plus SHPK”.

Autoriteti i Konkurrencës është në pritje të kryerjes së veprimeve përmbarimore për shtatë urdhra ekzekutimi dhe në pritje të lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nga ana e Gjykatës për 4 vendime të Komisionit të Konkurrencës, me 12 debitorë gjithsej. Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Konkurrencës mori tre vendime për sanksionim me gjobë, përkatësisht ndaj ndërmarrjeve Gega Oil, AIR BP Albania dhe ndaj grupit të ndërmarrjeve AGNA, Info-Telecom dhe Tirana International Development. Në të gjitha rastet, gjobat kanë si arsye mosnjoftimin brenda afatit të përqendrimeve të realizuara nga këto ndërmarrje, ndërsa në rastin e AIR BP Albania edhe depozitim të të dhënave të paplota dhe të pasakta, lidhur me procedurën e përqendrimit.

Vendimet e Autoritetit të Konkurrencës janë tituj ekzekutivë, megjithatë subjekti i sanksionuar ka në çdo rast të drejtën t’i drejtohet gjykatës për ta kundërshtuar vendimin në themel ose për kërkuar pezullim të ekzekutimit të tij. Shumë vonesa në ekzekutimin e vendimeve lidhen pikërisht me zgjatjen e proceseve gjyqësore. Zvarritja e gjatë ose edhe mosekzekutimi në praktikë i vendimeve ndikon negativisht në efikasitetin e punës së Autoritetit të Konkurrencës, si garant i funksionimit të konkurrencës së ndershme në tregje. Siç shihet nga lista e vendimeve të ekzekutuara gjatë vitit të kaluar, mes tyre ka vendime që janë marrë qysh në vitin 2007. Vetëm në dy vitet e fundit, 2022-2023, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur të ekzekutojë vendimet për sanksione me gjobë ndaj subjekteve, pasi për tre vite radhazi, në periudhën 2019-2021, nuk kishte arritur të arkëtonte asnjë gjobë.

Për vitin 2023, Autoriteti i Konkurrencës siguroi të ardhura totale në vlerën e 46.3 milionë lekëve. 66% e tyre erdhën nga tarifat për shqyrtimin e përqendrimeve, ndërsa pjesa tjetër nga gjobat e arkëtuara gjatë vitit. Të ardhurat e Autoritetit të Konkurrencës pësuan rënie me 12% krahasuar me vitin e kaluar, ku efektin kryesor e dha ulja e të ardhurave nga gjobat. Të ardhurat mbuluan rreth 47% të shpenzimeve totale faktike të institucionit, ndërsa një vit më parë këto të ardhura mbuluan 73% të tyre./ Monitor

autoriteti i konkurences

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj