LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Shërbimet dhe strehimi dhanë kontribut në rritje në inflacion gjatë vitit të kaluar

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e fundit 2023, shërbimet kontribuuan me 0.4 pikë përqindje në inflacionin e periudhës, që rezultoi gjithsej 3.9%.

9 Prill 2024, 22:21 Nga M.B
BSH: Shërbimet dhe strehimi dhanë kontribut në rritje në
Foto ilustruese

TIRANA- Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie të ndjeshme vitin e kaluar, kontributi i shërbimeve dhe strehimit në të është rritur. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e fundit 2023, shërbimet kontribuuan me 0.4 pikë përqindje në inflacionin e periudhës, që rezultoi gjithsej 3.9%. Gjatë gjithë vitit 2022 dhe 9-mujorit 2023, kontributi i shërbimeve në inflacion rezultoi i qëndrueshëm në 0.5 pikë përqindje dhe vetëm në tremujorin e katërt 2023, pesha e tij ra lehtë në 0.4 pikë përqindje.

Megjithatë, pesha në vijimësi e lartë e inflacionit të shërbimeve, sipas Bankës së Shqipërisë, është një sinjal i qartë i faktit se presionet e brendshme inflacioniste në ekonomi vazhdojnë të jenë të larta. Mesatarisht, pesha e shërbimeve në inflacionin total gjatë vitit 2023 arriti në 10%, nga 7.5% që kishte qenë në vitin 2022.

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e shërbimeve mbetën në nivele të larta, për shkak të kërkesës së shtuar në sektorin e turizmit dhe të shërbimeve të lidhura me të. Një dinamikë të ngjashme po shfaq edhe kontributi në inflacion i strehimit, nëpërmjet çmimi të qirave. Për tremujorin e fundit 2023, strehimi kontribuoi me 0.4 pikë përqindje në inflacion. Ky kontribut u regjistrua gjatë tre prej katër tremujorëve të vitit të kaluar. Kontributi i strehimit në inflacion vitin e kaluar u rrit nga niveli prej 0.3 pikë përqindje i vitit 2022. Edhe në rastin e strehimit, kontributi në inflacion ishte në nivelet më të larta të pesë viteve të fundit.

Mesatarisht, pesha e strehimit në inflacionin total për vitin 2023 arriti gjithashtu në 10%, nga 4.5% që kishte qenë në vitin 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, presionet e brendshme inflacioniste vijuan të ushqehen nga kërkesa e lartë për mallra e shërbime dhe kushtet e shtrënguara të tregut të punës. Këta faktorë përkthehen në rritje të shpejtë të pagave e të kostove të prodhimit, si dhe në marzhe relativisht të larta fitimi. Për pasojë, ndonëse inflacioni bazë dhe ai i brendshëm erdhën në ngadalësim, duke regjistruar vlerat mesatare përkatëse 5.3% dhe 4.5%, kontributet e tyre mbetën të larta dhe formuan rreth 2/3 e inflacionit total.

Presionet e larta nga kërkesa e brendshme, u demonstruan në pothuajse të gjitha matjet e inflacionit bazë dhe të brendshëm. Në veçanti, inflacioni bazë neto rezultoi mesatarisht rreth 3.7% gjatë vitit 2023, nga 2.7% një vit më parë. Inflacioni bazë dhe inflacioni bazë neto kanë qëllim të përjashtojnë nga inflacioni total produktet që për nga natyra kanë një luhatshmëri të lartë, kryesisht ato energjetike dhe ushqimore. Konkretisht, inflacioni bazë matet mbi 69% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto, që përjashton nën-grupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të saj.

Në analizën e vet, Banka e Shqipërisë vlerëson se trajektorja rënëse e inflacionit u diktua kryesisht nga rënia e çmimeve të naftës dhe rritja më e ngadaltë e çmimeve të produkteve ushqimore të importuara. Për pasojë, kontributet e kategorive të karburanteve dhe të ushqimeve të përpunuara në inflacion zbritën në nivelin 20% gjatë vitit 2023, nga rreth 60% gjatë vitit të kaluar. Këto kategori ndikuan në uljen me rreth tre pikë përqindje të inflacionit, ku ndikimin më të madh e dha rënia e çmimeve të karburanteve.

Nga ana tjetër, kategoria “Ushqime të papërpunuara” kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në inflacion gjatë vitit të kaluar, duke formuar rreth 45% të tij, kundrejt nivelit 20% një vit më parë. Brenda kësaj kategorie, nëngrupet “Fruta” dhe “Perime” demonstruan prirje rritëse të kontributeve./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale