Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.26 lekë, niveli më i ulët që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar.
TIRANË- Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me rënie të mëtejshme dhe ka prekur nivelin më të ulët të vitit 2024. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 102.26 lekë, niveli më i ulët që nga 11 dhjetori i vitit të kaluar.
Në muajin e fundit, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar rënie me afërsisht 1.6%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë rënia e kursit ka arritur në 9.4%. Rënia e kursit të Euros po reflektohet edhe në kursin e valutave të tjera kryesore. Dollari Amerikan ra sot në vlerën e 94.44 lekëve dhe po i afrohet përsëri nivelit më të ulët vjetor, që e ka regjistruar më datë 21 mars (në vlerën 94.16 lekë). Me bazë vjetore, kursi i këmbimit Dollar-Lek paraqitet në rënie me 8.7%.
Edhe Paundi Britanik ra në vlerën e 119.25 lekëve, shumë afër nivelit minimal vjetor, që ishte regjistruar më datë 3 janar. Me hyrjen e tremujorit të dytë, ekspertët mendojnë se tashmë kursi i këmbimit valutor po shfaq efektet e ndikimit në rritje të turizmit. Një tendencë e ngjashme u vërejt edhe vitin e kaluar, afërsisht në të njëjtën periudhë. Po të kemi parasysh dinamikën sezonale të turizmit, është e pritshme që ky efekt të forcohet gjatë muajve në vazhdim. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë vitit 2023.
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët historike për vitin 2023, në vlerën e 191 milionë eurove, me rënie 78% krahasuar me vitin 2022.
Shërbimet dhe në veçanti turizmi dhanë efektin kryesor. Llogaria e jashtme në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e 3.4 miliardë eurove, në rritje me 43% krahasuar me një vit më parë. Më shumë se gjysma e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72% krahasuar me vitin 2022.
Për më tepër, vlera rekord e investimeve të huaja direkte, prej gati 1.5 miliardë eurosh (ku një pjesë e madhe janë investime në pasuri të paluajtshme), e ka tejkaluar me më shumë se shtatë herë vlerën e deficitit të llogarisë korrente. Kjo tregon se flukset valutore hyrëse në ekonomi kanë qenë më të mëdha se ato dalëse, që e ka ulur kursin e këmbimit të Euros në nivelet më të ulëta historike.
Mbështetur në tendencën e hyrjeve të shtetasve të huaj dhe pritshmëritë e operatorëve turistikë, gjasat janë që gjendja e bilancit të pagesave të vijojë përmirësimin edhe gjatë vitit 2024. Në këto kushte, nuk është e papritur që raportet e kursit të këmbimit po vazhdojnë të anojnë në favor të Lekut.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Projektet e ujësjellësve të nisura në 2023 apo edhe ato të nisura më herët, por që mbe...
Foto ilustruese TIRANË- Rritja e pagave në sektorin privat dhe në atë shtetëror, dy vitet e fundit, e shtyrë nga presionet n&...
Foto ilustruese TIRANA- Më shumë se gjysma e uljes së borxhit publik gjatë vitit të kaluar erdhi si rezultat i forcimit të le...
Foto ilustruese TIRANA- Në vitin 2023, gjysma e pensionistëve morën pagesa të pjesshme, për arsye se nuk kanë arritur të...
foto ilustruese TIRANË- Shumë të huaj që më parë parapëlqenin të kishin një shtëpi banimi në Sarand&...
foto ilustruese TIRANË- Çmimet maksimale të shitjes së apartamenteve në bregdet kanë arritur 4,000 euro/m², kurse t&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Tregu i auditimit, në vitin 2023, arriti në rreth 1.28 miliardë lekë, ose rreth 12.3 milionë euro, sipas t...
Foto ilusruese TIRANA- Ministria e Financave njoftoi se ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë e Menaxhimit të Financave Pu...
Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hedhur për konsultim publik një projektrregullore të re në zba...
Foto ilustruese TIRANË- Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, dy shtete të të njëjtit komb, shpesh nuk ...