LIVE UPDATES
Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave, nuk ka rritje të bashkërenduar çmimesh

Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.

23 Prill 2024, 07:13 Nga N.F
Autoriteti i Konkurrencës mbyll monitorimin e tregut të autoshkollave,
Foto ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur monitorimin e tregut të autoshkollave, që ishte vendosur në mars të vitit të kaluar. Në përfundim të monitorimit, ka rezultuar se autoshkollat kanë zbatuar vendimin e Komisionit të Konkurrencës, që ndalonte rritjen e çmimeve, të parashikuar në një akt-marrëveshje të shkurtit 2023.

Në mars 2023, Komisioni i Konkurrencës vendosi se akt-marrëveshja e datës 13.02.2023, e lidhur ndërmjet palëve: Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shoqata “Kombëtare e Autoshkollave”, Shoqata e Autoshkollave “Siguria në rrugë” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, binte në kundërshtim me nenin 4 të ligjit 9121.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Sipas Komisionit, zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg. Si e tillë, ajo u klasifikua si marrëveshje e ndaluar.

Komisioni i Konkurrencës vendosi edhe monitorimin njëvjeçar të tregut, për t’u siguruar se vendimi do të zbatohej nga autoshkollat. Për një periudhë njëvjeçare, Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës i ka monitoruar subjektet Autoshkolla të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, në lidhje me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve.

Për qëllime të monitorimit është përdorur metodologjia secret shopper (një formë e hulumtimit të tregut që përfshin punësimin ose trajnimin e njerëzve për të vepruar si klientë dhe për të vizituar, telefonuar ose ndërvepruar me ndërmarrjet), si një instrument për t’u informuar në lidhje me paketat e çmimeve së shërbimeve të ofruara nga autoshkollat.

Nga monitorimi në terren i rreth 45 subjekteve autoshkolla, nëpër qarqe të ndryshme të Shqipërisë, të cilat ofrojnë shërbimin e mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi, kategoria B, rezultoi se me çmimet e ofrimit të këtyre shërbimeve variojnë nga 23.000 lekë deri në 45.000 lekë.

Kryesisht subjektet autoshkolla që ndodhen në qarkun e Tiranës ofrojnë çmime më të larta se subjektet autoshkolla të qarqeve të tjera në vend. Disa nga faktorët që sjellin diferenca midis çmimeve të paketave të shërbimeve të ofruara nga autoshkollat, kanë rezultuar numri i orëve mësimore; kostot e ndryshme; materialet mësimore, etj.

Nga monitorimi i subjekteve autoshkolla rezulton se, gjatë periudhës së monitorimit (mars 2023 – mars 2024), nuk vërehen ndryshime të çmimeve të shërbimit të mësimit teorik dhe trajnimit praktik për pajisjen me leje drejtimi (kategoria B), si dhe për pajisjen me leje drejtimi për kategoritë e tjera.

Gjithashtu edhe nga takimet e zhvilluara më datë 19.03.2024 me përfaqësues të Shoqatës “Kombëtare e Autoshkollave” dhe Shoqatës së Autoshkollave “Siguria në rrugë”, rezultoi se, giatë periudhës njëvjecare nën monitorim, çmimi i shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi të ofruara nga subjektet autoshkolla nuk ka pësuar rritje.

Gjatë periudhës së monitorimit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, me Vendimin e Këshillit Drejtues nr. 41, datë 22.12.2023, “Për miratimin paraprak të tarifave të lejedrejtimit dhe tarifave të çertifikatës së aftësisë profesionale”, ka miratuar paraprakisht tarifat e reja të shërbimeve të lejedrejtimit dhe shërbimeve të certifikatës së aftësisë profesionale. Ky vendim është miratuar nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë me shkresën nr. 6/1 prot., datë 16.01.2024, “Mbi miratimin e vendimit nr. 41, datë 22.12.2023 të Këshillit Drejtues”.

Rishikimi i tarifave të shërbimeve të drejtuesve të mjetit, sipas DPSHTRR, është bërë bazuar në përllogaritjen e analizës së kostos, pas 23 vitesh. Një pjesë e tarifave nuk ishin rishikuar që nga viti 2001 dhe pjesa më e konsiderueshme e tyre kanë qenë të pandryshuara prej 15 vitesh, pavarësisht rritjeve të kostove operative dhe rritjes së kostove në sistemet informatike për informatizimin e shërbimeve.

Gjithashtu në vijim të ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, neni 124, është zgjatur në 15 vjet afati i vlefshmërisë së lejedrejtimit për personat deri në moshën 70 vjeç. Në përfundim të procedurës së monitorimit të tregut të shërbimit të përgatitjes dhe pajisjes me leje drejtimi rezultoi se nga ana e subjekteve autoshkolla është zbatuar pika I e Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr. 970/2023, duke mos aplikuar rritjen e tarifave.

Marrë nga Monitor

monitorim konkurence autoshkolla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj