LIVE UPDATES
Aktualitet

Pensionistët që i paguajnë “pension” shtetit, ish-ushtarakët; Detyrimet i mbarojmë në 2035-ën!

Një tjetër ushtarak thotë se ka të njëjtën problematikë, teksa shlyerjen e detyrimeve e përfundon në vitin 2035.

22 Prill 2024, 22:22 Nga I.A

Pensionistët që i paguajnë “pension” shtetit,

FIER- Dhjetëra ish-ushtarakë në qarkun e Fierit u ankuan në redaksinë e “Fiks Fare” se po iu mbahet pensioni për vite me radhë. Ata pohojnë se kanë dalë dhjetëra akte ligjore dhe nënligjore për të përfituar statusin e ushtarakut. “Unë kam dalë në rezerve në vitet ’90. Pasi dola mora pension të parakohshëm si ish-ushtarak në bazë të statusit. U pagova për vite me radhë dhe, para disa vitesh, dosja ime u rishikua dhe rezultoi se ma kishin dhënë pensionin e parakohshëm në mënyrë të padrejtë. Tani, nga viti 2013 deri në këto ditë, mua më mbahet një shumë prej 4 mijë lekësh nga pensioni çdo muaj. Me këto ritme, unë e shlyej borxhin në vitin 2031. Shpresoj të jem gjallë” pohon Llaqi Pine, ish-ushtarak.

Një tjetër ushtarak thotë se ka të njëjtën problematikë, teksa shlyerjen e detyrimeve e përfundon në vitin 2035. “Nëse këta të shtetit më sigurojnë që do të jem gjallë, unë vijoj dhe ta paguaj. Por nëse unë vdes, ky borxh do t’i kalojë familjarëve të mi. Do e paguajë bashkëshortja ime që merr 9 mijë lekë pension në muaj” thotë Flamur Buzi. Ai shton se çdo muaj është detyruar që të paguajë 4 mijë e 300 lekë, pasi i kanë thënë se “ta kemi dhënë pensionin e parakohshëm në mënyrë të padrejtë”. Sipas tij, arsyeja ishte se kishte përfituar tokë. “Unë s’kam marrë asnjë metër katrorë tokë në emrin tim. Pjesëtarët e familjes kanë marrë gjysmën e dynymëve për frymë. Nëse shteti ma siguron që unë do të jem gjallë, unë i paguaj” pohon ai.

Ndërkohë, Shefqet Seferi, 73 vjeç, pohon se edhe atij i mbahet një shumë nga pensioni. “Më mbajnë lekë muaj për muaj. Unë kam marrë tokë, por vetëm gjysmën e dynymëve për frymë. Unë kam edhe 500 mijë lekë për të paguar. Këtë shumë e përfundoj pas 9 viteve, kur të jem 82 vjeç. A do jem gjallë” thotë i moshuari. Sipas tyre, në të gjithë rrethin e Lushnjes janë 36 persona me problematikë të njëjtë. Ata saktësojnë se, kanë dalë përfitues të tokës në mënyrë indirekte, pasi kur është ndarë toka kanë qenë kryefamiljarë. “AMTP-ja del në emrin e kryefamiljarit por ne personalisht s’kemi marrë. Këta të ISSH-së disave iu kanë ndërprerë pagesën e këtij borxhi dhe ne jo” pohojnë ata.

Pas ankesës, gazetarët e Fiks Fare bashkë me denoncuesin Llaqi Pine shkuan në Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Fier. Instituti pranon se gabimet e përllogaritjes janë bërë kohë më para’. Më tej sqarojnë se, kanë dalë disa VKM për këtë kategori. Fillimisht, qeveria kishte përcaktuar se, ish – ushtarakët që kishin marrë tokë bujqësore në bazë të ligjit 7501, nuk përfitonin pension të parakohshëm si ushtarak. Por, ky përjashtim u hoq në vitin 2019.

Qeveria nxori një VKM me numër 657, i datës 10 tetor 2019. Vendimi përcakton se, ish-ushtarakët nuk e kanë kusht nëse kanë përfituar ose jo tokë bujqësore. Në bazë të këtij vendimi, ata përfitojnë pension të parakohshëm në bazë të statusit të ushtarakut, edhe pse kanë marrë tokë! Sigurimet Shoqërore pohojnë se ky vendim prek vetëm ish ushtarakët që kanë marrë pension të parakohshëm. Jo ata ish ushtarakë që, në momentin e daljes së këtij vendimi, kanë qenë në pension pleqërie. Vendimi s’ka fuqi prapavepruese, duke lënë jashtë 36 ish-ushtarakët që u ankuan në Fiks Fare.

“Ne jemi sorollatur për vite me radhë dhe vetëm ne na kanë lënë jashtë. Kërkojmë që edhe ne 36 ish ushtarakë të përjashtohemi nga ky detyrim dhe të mos vijojmë të paguajmë. Tani në vend të këtyre auditeve të shtohen gazetarët e Fiksit dhe t’na zgjidhin problemet” përfundon denoncuesi.

Marrë nga Top Channel

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet