"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Avokatja e Popullit Erinda Balanca gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ligjeve i ka konsideruar kushtet në qeli skandaloze
TIRANË- Avokatja e Popullit Erinda Balanca gjatë raportimit në komisionin parlamentar të ligjeve i ka konsideruar kushtet në qeli skandaloze. Duke folur mbi rastin e Kavajës, ku në komisariat u vetëvar Elvin Meta, Balanca u shpreh se nuk kemi të bëjmë me vrasje, por edhe një herë solli në vëmendje investimet dhe rregullat në qelitë e komisariateve.
"Kushtet nuk janë normale. Janë kushte çnjerëzore. Kam marrë në telefon ish drejtorin e Policisë i kam thënë ku po i lini njerëzit? Më ka thënë ku ti çojmë?! Ju na keni thënë ti mbyllim se nuk plotësojnë kushtet. Nuk ka deri më tani indicie që personi është vrarë nga ana e policisë. Duket se personi është vetëvrarë" Sa i përket gjendjes në heqjen e lirisë të rastit 26 marsi dhe 4 maji. Gjendja në komisariatet e Tiranës në mënyrë të veçantë është katastrofike, tërësisht në kundërshtim me standardet për qëndrimin e personave të privuar nga liria. Kemi pasur raport që janë mbyllur dhomat e sigurisë prej kushteve të këqija dhe kur ne kemi shkuar për inspektim i kemi gjetur të hapura. Edhe gjatë pandemisë, iu hiqej liria njerëzve sepse protestonin dhe futeshin brenda në komisariate, në kushte që merrnin virusin. Pra me zero kushte. Prej 3 vitesh në Tiranë është ndërtuar blloku i ri i dhomave të sigurisë, që do të zgjidhë qëndrimin e sigurisë në kushte dinjitoze me një kapacitet tjetër, dhe me kushte të tjera.
Dhe aty kemi një problem, duhet të merrni masa sepse është bërë një investim pa menduar. Duhet të kishte përfunduar dhe ky boks i ri nuk ka elementë sigurie në përputhje me ligjin, me të drejtë drejtori aktual i policisë, kur ka shkuar për të marrë në dorëzim objektin, ka refuzuar, sepse nuk ka elementë të sigurisë. Kemi 7 muaj që qytetarët jetojnë në kushte skandaloze në dhomat e sigurisë, ai tjetri humbi jetën në Kamëz për shkak se personi që duhet të kishte parë elementët e sigurisë. Kemi kërkuar ndjekje penale edhe për këtë. Lekët hidhen dhe investimi në rastin konkret nuk po çon aty ku duhet të çonte, është një problem jo i vogël për Tiranën. I mirëkuptoj edhe kur thonë, ku t’i çoj? A mund të thojë shefi i komisariatit nuk kam ku t’i fus. Diku do të shkojnë këta njerëz, në rastin e Kamzës psh, i kam thënë janë në kushte cnjerëzore, si ka mundësi t’i fusim në biruca drejtori më ka thënë ‘Ku t’i çoj? Jam i detyruar’. Pra në fund të ditës problemi thelbësor që mbetet është se investimi që u bë…Unë kam bërë takim dhe me zotin Nano për këtë çështje”, u shpreh Ballanca.
Duke folur mbi rastin e Kavajës, ku në komisariat u vetëvar Elvin Meta, Balanca u shpreh se nuk kemi të bëjmë me vrasje, por edhe një herë solli në vëmendje investimet dhe rregullat në qelitë e komisariateve.
"Nuk ka deri më tani indicie që personi është vrarë nga ana e policisë. Duket se personi është vetëvrarë"
(a.b)/dosja.al
TIRANË- Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë për pun&eu...
Pamje nga emisioni TIRANË- Çështja e nuses nga Librazhdi diskutohet ende në televisionet shqiptare. Në lidhje me këtë ...
Bujar Nishani TIRANË- Ditën e nesërme do të sillet në Tiranë trupi i ish-presidentit Bujar Nishani i cili ndërroi jet&eu...
TIRANË- Nga dita e nesërme, më 1 qershor, do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike në territorin e Republikës së Shq...
Ballist Morina TIRANË- Ballist Morina është liruar nga burgu. Ai u arrestua pak ditë më parë ndërsa m&eu...
Pamje nga spoti LIBRAZHD- Sot, emisioni “Piranjat” ka shkuar në Librazhd, në shtëpinë e çiftit që dhunuan nusen...
Policia italiane ITALI- Një 28-vjeçar shqiptar përfundoi në burg në Itali ndërsa shtatë persona u lanë në ar...
Foto ilustruese FRANCË- Një shqiptar ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij, e gjitha në sy të djalit të tyre. Ngjarja ...
Policia TIRANË- Plagosje me thikë në Durrës. Një 18-vjeçar ka goditur me mjet prerës një person tjetër. Poli...
Foto ilustruese TIRANË- 5 persona janë vënë në pranga nga policia dhe dy të tjërë po procedohen enalisht. Spec...