LIVE UPDATES
Aktualitet

“Avullojnë” 1 miliardë euro për rindërtimin, Bashkia e Durrësit nuk ka fonde: S’na jep qeveria!

Disa muaj më vonë, në muajin shkurt 2020, u bë një konferencë e donatorëve, ku u mblodhën, në formën e granteve dhe kredive, shuma prej 1.1 miliardë eurove. “Dëmet janë mbi 900 milionë euro, rindërtimi do diçka më tepër se 1 miliardë euro” tha në atë kohë ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ndërkohë, krerët e Bashkimit Europian dhanë qindra miliona euro ndihma.

11 Shkurt 2025, 21:34 Nga E. D
“Avullojnë” 1 miliardë euro për rindërtimin,
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë më 26 nëntor 2019. Lëkundjet zgjatën të paktën 50 sekonda, teksa 51 persona humbën jetën dhe mbi 3000 të tjerë u plagosën. Dëmet në njerëz dhe pronë ishin kolosale.

Disa muaj më vonë, në muajin shkurt 2020, u bë një konferencë e donatorëve, ku u mblodhën, në formën e granteve dhe kredive, shuma prej 1.1 miliardë eurove. “Dëmet janë mbi 900 milionë euro, rindërtimi do diçka më tepër se 1 miliardë euro” tha në atë kohë ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ndërkohë, krerët e Bashkimit Europian dhanë qindra miliona euro ndihma.

Por, ku shkuan këto para’?!

Qyteti më i prekur ishte Durrësi, me gjysmat e viktimave, dhjetëra pallate të rrëzuara e qindra me dëmtime të rënda. Mbi 100 pallate u cilësuan DS4, të pabanueshëm dhe kishin nevojë për riforcim të plotë.

Ndër vite, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, do të deklaronte se procesi do të zgjaste disa muaj. Por, kur jemi futur në vitin e 6-të, mijëra banorë enden rrugëve. Bonusi i qirasë iu hoq me vendim qeverie në mars të vitit 2023.

Prej vitesh, banorët e Durrësit kanë protestuar para bashkisë për mënyrën e rindërtimit dhe ndërprerjen e qirasë. “Po na vonojnë, vijnë njëherë dhe më pas ndryshojnë mendim. Nuk e dimë se çfarë po bëjnë” kanë deklaruar banorët prej 5 vitesh.

Gjatë këtyre 62 muajve pas tërmetit, Bashkia e Durrësit ka bërë dhjetëra tendera, për ndërtim banesash dhe riforcime pallatesh. Por, në terren janë edhe shumë godina të tjera, që s’është vënë dorë.

Fiksi ka ndjekur ndër vite procesin, duke denoncuar vonesat dhe mënyrën e rindërtimit. Në vitin 2023, emisioni investigativ shkoi në lagjen 12, ku bisedoi me banorët e një pallati. Ata thanë se njëherë i kanë nxjerrë dëmet në DS3, më pas DS4 dhe tani na zvarrisin. “Na dhanë 500 mijë lekë dhe tani ikën. Më pas e bënë të pabanueshëm, s’po na japin informacion se çfarë po bëhet” pohojnë banorët.

Ndërkohë, në fund të muajit janar 2025, Bashkia e Durrësit ka parashikuar që të riforcojë 2 pallate për të strehuar të dëmtuarit nga tërmeti. Sipas një dokumenti që disponon Fiks Fare, është parashikuar që në vitin 2025 të bëhet tenderi i riforcimit të pallatit “FAKLE”, në afërsi të stadiumit të qytetit, në rrugën “Teodor Rupi”. Bashkia ka parashikuar një tender me vlerë 506 milionë lekë për rikonstruksionin e godinës nr.23.

Ndërkohë, e njëjta bashki, ka parashikuar edhe tenderin me objekt “riaftësim strukturor pallati 167, ‘VIKO’, lagja 13 në plazh”. Pallati është dëmtuar nga tërmeti dhe ndodhet në rrugën “Pavarësia”. Fondi i akorduar është 168 milionë lekë.

Fiksi i dërgoi disa pyetje Bashkisë së Durrësit se përse po vonohet rindërtimi. Në këtë përgjigje, bashkia shkruan se “në buxhetin e Bashkisë Durrës, është parashikuar, rindërtimi i pallatit ‘Fakle’ dhe procesi vonoi, pasi rindërtimi i këtij objekti, është parashikuar të realizohet me buxhetin e Bashkisë së Durrësit”. Me të njëjtën procedurë, thotë bashkia, është parashikuar për t’u ndërtuar edhe pallati “VIKO” në zonën e Plazhit!

Por, ku shkuan fondet prej 1.1 miliardë eurosh që u morën për procesin e rindërtimit, kur bashkia më e prekur në vend po përpëlitet për të mbyllur rikonstruksionet e dhjetëra pallateve me fondet e saj? Procesi me këto ritme duket i stopuar, teksa banorët janë pa bonus qiraje dhe pa shtëpi!

Ndërtuesit e këtyre pallateve u përjashtuan nga përgjegjësia e riparimit të këtyre dëmeve. Tashmë fondet mbaruan dhe Bashkia e Durrësit ka parashikuar fonde për vetëm 2 pallate, pasi aq e ka fuqinë.

Një nga pallatet e lënë jashtë është “Tod Trungu”! Ndërtuesi, Fiqiri Farruku dhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, u akuzuan se lejuan kate shtesë. Ndërtuesi Fiqiri Farruku u hetua me masën e arrestit shtëpiak. Ai u dënua me 2 vite burg, por dënimi iu pezullua me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale. Ai ka mbyllur zyrat e firmës në Durrës dhe nuk ka informacion se ku ndodhet.

Ndërkohë, banorët që jetonin në atë pallat, janë në ajër dhe nuk ka informacion se çfarë do të ndodhë me ta! Madje, edhe Bashkia e Durrësit bën të paditurën, pasi në përgjigjen për Fiksin thotë se “nuk mund ta identifikojmë dot objektin”.

Të njëjtin fat, si këta banorë, e ka edhe zonja Mimoza Çaushi, banore e lagjes nr.13 në zonën e plazhit në Durrës. Pallati ku jetonte u cilësua i pabanueshëm, por ajo vijon edhe sot të jetojë në ato gërmadha! “Ndërtuesi rregulloi katin e parë pas tërmetit. E bëri dy hyrje. S’kishte asnjë leje. Këtë apartamentin tim e leu nga jashtë dhe brenda është copë-copë” pohon Mimoza.

Mimoza ka shkuar me dhjetëra herë në Bashkinë e Durrësit dha ka marrë të njëjtën përgjigje; nuk ka fonde! “Nëse ka bërë ndërtime, i ka thënë burgut hapu. Ti duhet të shkosh te Ministria e Rindërtimit, ata i kanë paratë” i thotë drejtori qytetares.

Por, ku shkuan këto fonde?

Fiksi i dërgoi një kërkesë zyrtare Bashkisë së Durrësit se sa pallate janë ende të pa rikonstruktuara. Sipas saj, janë edhe 76 objekte pallat, me nivel dëmi DS4, për të cilat janë hartuar ekspertizat e thelluara nga Instituti i Ndërtimit Tiranë. Për këto pallate është i nevojshëm hartimi i projekteve përforcuese.

Fiksi e pyeti bashkisë se kur parashikohet të përfundojë i gjithë rindërtimi dhe a ka ndonjë afat? “Bashkia e Durrësit ka kërkuar fonde pranë Ministrisë përkatëse, për hartimin e projekteve të përforcimit të këtyre objekteve, fonde, të cilat, deri më tani, nuk janë miratuar. Ndaj, dhe me qëllim për të rregulluar pasojat e shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, Bashkia Durrës ka më shumë se dy vjet, e cila, me fondet e saj të miratuara në buxhet, ka marrë përsipër përforcimin e disa objekteve si dhe hartimin e projekteve të përforcimit për objekte të tjera me nivel dëmi DS4” thotë Bashkia e Durrësit.

Me këto ritme, do të duhet edhe një 10 vjeçar tjetër që të përfundojë i gjithë rindërtimi në Durrës! Por, çfarë do të bëhet me mijëra banorë në atë qytet?!

Ballafaqimi i qytetares me drejtorin e Bashkisë Durrës

Drejtori – Unë dua një sahat e më parë që kjo gjë të mbyllet sa më shpejt. Dhe kjo zonja për atë është, por kjo e ka pallat!

Qytetarja – Si kalove ti?

Drejtori – Asnjë gjë s’është bërë!

Qytetarja – Asnjë gjë?!

Drejtori – Po!

Qytetarja – Sa do presim?

Drejtori – Do të presim çfarë kam thënë herën e fundit.

Qytetarja – “S’ka fond, s’e kam unë” – the ti – “e ka shteti”.

Drejtori – Po pra!

Qytetarja – Kush e ka, ku të vete unë, ku të vete?

Drejtori – Në Ministrinë e Rindërtimit në Tiranë!

Qytetarja – Në Tiranë të vete?

Drejtori – Po.

Qytetarja – Po ajo të rregullon?!

Drejtori – Ata i sjellin fondet këtu!

Qytetarja – Po ti s’e ke lexuar fare këtë ça ka.

Drejtori – Si s’e kam lexuar!

Qytetarja – Po kështu, ai ka ndërtuar poshtë, e ka zbukuruar ai i katit të parë.

Drejtori – Kush?

Qytetarja – Ju s’keni ardhur fare. Ai ndërtuesi!

Drejtori – Për çfarë do të vij unë, kur unë kam këtë letër. Ai mund ta ketë bërë në mënyrë të paligjshme.

Qytetarja – Po mirë ju pse s’jeni interesuar, të vinit ta shikonit atje.

Drejtori – Si?

Qytetarja – Ai e zbukuroi timen nga jashtë, nga brenda është copë!

Drejtori – Si, si të interesohem unë?

Qytetarja – Po si është punë, si e bëri pa leje.

Drejtori – Kush e ka bërë pa leje?

Qytetarja – Ai ndërtuesi! Ai që kemi blerë ne hyrjet, këtë e kishte pa shitur dhe e rrethoi katin e parë.

Drejtori – Po.

Qytetarja – E bëri dy dhoma e kuzhinë, dy dhoma e kuzhinë, se e kishte lokal më përpara. Dhe pjesën time ka shkuar shkumë deti dhe llaç. E ka lyer nga jashtë. Nga brenda është copë.

Drejtori – Në qoftë se i ka thënë burgut hapu, ti bëj. Tani këtu s’është bërë asnjë gjë, sepse nuk ka, nuk ka ardhur fondi nga Ministria e Rindërtimit.

Qytetarja – Po mirë ne edhe sa do të presim? Po tani qiranë me çfarë do ta paguaj unë, po bëj 2 vjet as qira asnjë gjë. Si ta paguaj?

Drejtori – Të njëjta fjalë të përsëris, unë e di që ke hall, prandaj vjen këtu, po janë të njëjta fjalë që të kam thënë para 2 javësh. Para dy javësh ke ardhur, para 3 javësh?

Qytetarja – Sa herë kam ardhur?

Drejtori – Ke ardhur para 2 javësh.

Qytetarja – Po.

Drejtori – Po, tani unë të njëjta fjalë do të them.

Qytetarja – Thamë ne mo …

Drejtori – I kemi çuar shkresë edhe ministrisë.

Qytetarja – Shiko, apartamenti jonë është shumë me probleme atje, se edhe ai ka bërë ndërhyrje, dhe ne s’e kemi parë se çfarë ndërhyrje janë bërë atje, dhe nuk fut dorë njeri më atje. Dhe na kanë lënë në prapavijë ne. Pse plazhi u bë komplet, s’ka më plazhi.

Drejtori – Ka edhe plazhi.

Qytetarja – Pse s’e di unë aty!

Drejtori – Di i di me të thënë njerëzit, unë i di me shkresa, me dokumente.

Qytetarja – Tani ç’a të presim ne?

Drejtori – Do të presësh kur të vijnë fondet për projekt, se nuk kemi fonde për projekt. Lërë si ankesë aty, regjistroje që ka ardhur, se këtu fjalët i merr era, shkresa ngel shkresë. Lërë si shkresë atje dhe këto objekte, s’është s’e do të ketë ndonjë klasifikim do të bëhet pallati i Lorencit para pallatit tënd, do të bëhen të gjithë njëherësh. Po presim fond për projekte, se s’është një fond me vlerë të vogël. E gjithë kësaj, vlera e fondit për projektin, shkon gati 200 milionë lekë të reja, për të gjithë pallatet. Janë 87 pallate. 87 a 88 pallate në total.

Qytetarja – Po mirë ç’a u thonë që andej?

Drejtori – Ç’a po të them unë, më thonë që andej. Do shikojmë mundësinë e realokimit, do shikojmë mundësinë e realokimit.

Qytetarja – 5 vjet u lodhëm!

Drejtori – Po tani, ç’a të them unë!

Qytetarja – U lodhëm, s’janë 5 muaj, janë 5 vjet!

Drejtori – Kjo është përgjigjja./Top Channel

bashkia e durrësit

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje