Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi ka filluar në vendvotimet e rregullta në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh, ndërsa në komunat e mbetura pritet të fillojë nesër.
KOSOVË- Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka nisur të martën në pesë komunave të vendit, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që u kritikua për vonesa. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi ka filluar në vendvotimet e rregullta në Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh, ndërsa në komunat e mbetura pritet të fillojë nesër.
“Në komunat tjera numërimi do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, tha Elezi duke folur për gazetarë të martën në qendrën e numërimit të votave në Sallën 1 Tetori në kryeqytet.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit garuan 1.280 kandidatë nga 28 subjekte politike për t’u zgjedhur në Kuvendin me 120 ulëse. Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), i cili e ka vëzhguar fushatën zgjedhore dhe votimin, tha të martën se vonesat “janë të papranueshme dhe dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor”.
Sipas ligjit në fuqi, në vendvotimet e rregullta, fillimisht numërohen vetëm votat për subjektet politike, ndërsa verifikimi i tyre dhe numërimi i votave për kandidatët e subjekteve politike duhet të nisë ditën pas zgjedhjeve. I pyetur se sa do të zgjasë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, Elezi tha se "brenda pak ditësh", por shtuar se nuk mund të japë afat të caktuar.
Kjo është hera e parë që votat e kandidatëve për deputetë numërohen në vendet ku u votua, për shkak të ndryshimeve ligjore të cilat mundësuan të votohen deri në dhjetë kandidatë për deputet nga pesë sa ishte më herët.
Në tri palë zgjedhjet e fundit parlamentare KQZ-ja kishte certifikuar rezultatet rreth një muaj pas ditës së zgjedhjeve pasi në disa raste ishin rinumëruar votat për shkak të parregullsive. Elezi theksoi se gjatë këtij procesi të numërimit do të bëhet edhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga këto zgjedhje.
Ai shtoi se pas përfundimit të këtyre procedurave, KQZ-ja do ta fillojë numërimin e votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta. Mbi 104.000 votues u regjistruan për të votuar jashtë Kosovës në këto zgjedhje. Ndërkohë, kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave vetëm për subjektet politike, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votave, sipas KQZ-së.
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave. Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.
Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë./REL
Ambulanca LEZHË - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit t&e...
foto ilustruese KOSOVË- Ditën e sotme ishte planifikuar të niste procesi i numërimit të votave për kandidatë pë...
One Albania TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepr...
foto ilustruese KOSOVË- Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim (DnV...
Nathalie Loiseau KOSOVË- Shefja e Misionit Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian, prezantoi gjetjet preliminare të Misionit p&eum...
Arma BUBQ- Një 19-vjeçarështë arrestuar ndërsa një 17-vjeçar është shpallur në kërkim në fs...
Foto ilustruese DURRËS- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme për kontrabandë mallërash. M&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kosova për vitin 2024 ka shënuar 44 pikë dhe është renditur e 73-ta në ranglistën botë...
autori dhe viktima TIRANË- Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim au...
celibashi, cela TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar sot një takim me kreun e Prokurorisë së ...