LIVE UPDATES
Aktualitet

Barometri i Sigurisë: Rritet perceptimi mbi korrupsionin si kërcënimi më i madh për sigurinë e Shqipërisë

Në studim thuhet se nga viti në vit është rritur numri i qytetarëve që e nënvizojnë korrupsionin si kërcënimin më serioz të sigurisë. Në vitin 2024 është 45 për qind, në vitin 2022 ishte 39 për qind, ndërsa në vitin 2020 ishte 37 për qind. Këtë vit, afro 22.5 për qind e të anketuarve e cilësojnë korrupsionin si kërcënimin e dytë më të madh për sigurinë.

5 Qershor 2024, 10:47 Nga N.F
Barometri i Sigurisë: Rritet perceptimi mbi korrupsionin si
Konferenca e CSDG-së për publikimin e Barometrit të Sigurisë

TIRANË- Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot anketën kombëtare Barometri i Sigurisë 2024, sipas të cilit, shumica e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është kërcënimi më serioz për sigurinë e Shqipërisë.

Në studim thuhet se nga viti në vit është rritur numri i qytetarëve që e nënvizojnë korrupsionin si kërcënimin më serioz të sigurisë. Në vitin 2024 është 45 për qind, në vitin 2022 ishte 39 për qind, ndërsa në vitin 2020 ishte 37 për qind. Këtë vit, afro 22.5 për qind e të anketuarve e cilësojnë korrupsionin si kërcënimin e dytë më të madh për sigurinë.

“Mendoj se njerëzit gjithnjë e më shumë po konstatojnë që korrupsioni ka veti gërryese në përgjithësi në të gjitha fushat e jetës së shoqërisë. Korrupsioni shihet si një problem shumë i madh në shoqëri, edhe pse është një veprimtari e fshehtë dhe njerëzit e mendojnë në mënyrë të tërthortë. Kemi një shkallë të lartë të angazhimit në korrupsion të zyrtarëve të niveleve më të larta. Shumë emra nga të gjithë nivelet janë tashmë para drejtësisë dhe kjo e ka bërë më të prekshëm për qytetarët. Nga kjo e fundit buron edhe besimi i lartë tek SPAK-u”, thotë për Zërin e Amerikës Arjan Dyrmishi, një nga autorët e studimit dhe drejtues i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

Kërcënimi i dytë më i madh i sigurisë në Shqipëri, pas korrupsionit, cilësohet krimi i organizuar nga afro 24 për qind e të anketuarve. Gjithashtu ky vlerësim është në rritje krahasuar me vitet e mëparshme, përkatësisht 19.2% në 2022 dhe 20.3% në 2020.

“Korrupsioni është perceptuar si kërcënimi më serioz për sigurinë në çdo edicion të Barometrit Shqiptar të Sigurisë. Prandaj, nuk është befasuese që besimi në institucionet demokratike dhe elitën politike mbetet i ulët”, theksohet në studim.

Qytetarët shprehin në anketë një pasiguri të ndjeshme politike, teksa pjesa dërrmuese e të anketuarve pohojnë se nuk ndihen të përfaqësuar nga institucionet demokratike, nga Kuvendi, qeveria dhe pushteti vendor. Vetëm 8.3% e të anketuarve thanë se ndjehen të përfaqësuar nga parlamenti, 11% e tyre pohuan kështu për pushtetin qendror dhe 16% të tjerë nuk ndjehen të përfaqësuar në qeverisjen vendore.

Shumica e të anketuarve, konkretisht 82 për qind e tyre, mendojnë se drejtuesit e qeverisë shkelin ligjin ose abuzojnë me pushtetin, dhe 71.6% e qytetarëve pohuan se krimet e kryera nga zyrtarët e qeverisë mbeten të pandëshkuara.

Veprimtaria e qeverisë shqiptare, sipas anketës, ndikohet nga pronarët e bizneseve të mëdha, ndërsa ndikimi i vullnetit të qytetarëve ndaj hapave të qeverisë është i vogël. Vetëm 7 për qind mendojnë se Kuvendi dhe qeveria zbatojnë vullnetin e votuesve, ndërsa 45.7% pohuan se qeveria ndikohet në punën e saj nga pronarët e bizneseve të mëdha.

Gjysma e të anketuarve nuk besojnë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë të lira dhe të ndershme, apo nëse do të fuqizojnë qytetarët për të zgjedhur lirisht alternativat politike.

Shumica dërrmuese, tre të pestat e të anketuarve, pohuan se në përgjithësi Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur. Megjithatë, rreth një e treta e tyre, thonë se performanca (efektshmëria) e qeverisë është e mirë ose shumë e mirë, një e tretë tjetër se është e keqe ose shumë e keqe, por një e treta e mbetur pohuan se performanca e qeverisë nuk është as e mirë as e keqe.

Një kapitull më vete anketa trajton punën e drejtësisë së re kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rreth dy të tretat thonë se SPAK-u është serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm rreth 18 për qind e të anketuarve mendojnë se SPAK nuk është serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të anketuarit janë pothuajse njëlloj të ndarë sa i takon pavarësisë nga politika të Gjykatave të Posaçme dhe SPAK-ut. Mbi 53 për qind e të anketuarve pohuan se vendimmarrja e SPAK-ut nuk ndikohet nga politika. Ndërsa afro 47 për qind e të anketuarve thonë se SPAK-u ndikohet nga politika. Një përqindje më e lartë, afro 58 për qind e të anketuarve, mendojnë se vendimmarrja e Gjykatave të Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndikohet nga politika.

Siguria ekonomike pasqyrohet problematike po ashtu nga qytetarët. Një e treta e të anketuarve pohuan se situata financiare në familjet e tyre është e mirë dhe shumë e mirë, ndërsa për dy të tretat e tyre financat familjare nuk janë as mirë as keq, keq dhe shumë keq. Vetëm një e pesta mendojnë se ekonomia familjare dhe ajo e vendit në tërësi është më mirë se sa një vit më parë.

Shumica e qytetarëve të anketuar pohuan se hendeku mes të pasurve dhe të varfërve është rritur gjatë pesë viteve të fundit për shkak të politikave të qeverisë. Ndërsa vetëm rreth një e pesta e të anketuarve thanë se qeveria i merr parasysh pikëpamjet e qytetarëve kur harton apo reformon politikat ekonomike.

Papunësia është renditur po ashtu si një problem kryesor ekonomik. Vetëm një e pesta e të anketuarve pohuan se qeveria ka bërë përpjekjet e duhura për të krijuar në Shqipëri vende pune për të gjithë. Pjesa dërrmuese e tyre pohuan se mbështetja e qeverisë për të papunët është e pamjaftueshme, ndërsa vetëm 15 për qind e të anketuarve thanë se qeveria i mbështet ata. Një e treta e të anketuarve mendojnë se është e lehtë të gjesh një punë në Shqipëri, ndërsa për dy të tretat e qytetarëve kjo nuk është e lehtë. Po ashtu një e treta pohuan se punëdhënësit privatë japin kushte pune dhe paga të mjaftueshme, ndërsa dy të tretat thonë se jo. Megjithatë, tre të pestat e të anketuarve thonë se shqiptarët duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur punë dhe punuar në Shqipëri, por një përqindje e konsiderueshme thonë se duhet të kërkojnë punë në vende të tjera.

Sa i takon sigurisë ushqimore, një e treta e të anketuarve pohuan se gjatë vitit të kaluar e kanë pakësuar sasinë e ushqimit, sepse nuk kishin mjaftueshëm para për të blerë. Afro gjysma e të anketuarve thonë se ishin të shqetësuar se ushqimi do të mbaronte para se të merrnin para për ta blerë përsëri. Një e katërta e të anketuarve thonë se janë më të shqetësuar mbi plotësimin e nevojave të tyre për ushqim vitin e ardhshëm. Pjesa dërrmuese dyshojnë po ashtu se kontrollet e sigurisë ushqimore nga institucionet shtetërore nuk janë të duhurat, dhe se produktet ushqimore që shiten në tregjet shqiptare nuk janë të sigurta.

Për sigurinë shëndetësore, shumica e të anketuarve beson se shërbimi në spitalet publike është mesatar, por një e treta thonë se zgjedhja e tyre e parë do të ishte një spital privat. Një pjesë e qytetarëve pohuan se i shmangen marrjes së shërbimeve mjekësore për shkak se nuk i përballojnë dot pagesat, dhe se përdorin terapi alternative për të shmangur spitalin. Mbi dy të tretat e të anketuarve pohuan se janë të shqetësuar mbi aftësinë e tyre për të paguar faturat mjekësore në rast të sëmundjes ose aksidentit. Ndërsa vetëm një e treta e të anketuarve besojnë se barnat, që shiten në Shqipëri, janë të sigurta dhe jo të dëmshme për shëndetin e tyre.

Integrimi në BE mbetet përparësi kryesore e shoqërisë shqiptare. Të anketuarit thuajse njëzëri mbështesin anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe pohuan se kjo do të jetë një gjë e mirë për Shqipërinë dhe shumica e qytetarëve thonë se Shqipëria duhet të ndjekë reformat e nevojshme për t'u bërë anëtare e BE-së. Afro dy të tretat besojnë se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së brenda pesë ose dhjetë viteve të ardhshme, rreth një e treta mendojnë se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së brenda njëzet vitesh.

Sa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare, shumica e qytetarëve shqiptarë, 78 % e tyre i veçojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vendin me më shumë ndikim pozitv ndaj Shqipërisë, krahasuar me vende të tjera. Më pas vjen Turqia, ndërsa vendet me ndikimin më negativ ndaj Shqipërisë, sipas tyre, janë Rusia dhe Irani. Shumica e të anketuarve kërkojnë marrëdhënie më të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës, megjithatë një përqindje më e lartë 84.8% mbështetin koordinimin dhe njëjtësimin e politikës së jashtme ndërsa 70.5% bashkimin e tyre.

Një përqindje shumë e madhe e qytetarëve mendojnë se Serbia është një kërcënim i sigurisë për Shqipërinë, megjithatë shprehen se mes dy vendeve duhet të ketë një bashkëpunim më të madh. Ndërsa për raportet Kosovë - Serbi, shumica e të anketuarve pohuan se të dyja vendet do të arrijnë në të ardhmen e afërt një marrëveshje përfundimtare mbi normalizimin e marrëdhënieve, por më shumë se një e treta mendojnë se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Marrë nga VOA

barometri i sigurisë shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj