LIVE UPDATES
Politike

“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë”/ ZBARDHET DËSHMIA e Gerond Meçes: Më thanë tërhiqu nga ankimimet dhe gjyqi në Gjykatën Administrative

Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkurtra që kishin në brez. Ndërsa personi i dytë nxorri pistoletën nga brezi, dhe e mbante në dorë, duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë e mbante pistoletën në dorë duke më kërcënuar: ‘Do bashkëpunosh apo si e ke?’

23 Dhjetor 2025, 20:05 Nga E. D
“Bashkëpuno ose ke plumbin në kokë”/ ZBARDHET
foto ilustruese

TIRANË- Në dosjen hetimore të AKSHI-t, Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, në kërkim nga SPAK, akuzohen për pengmarrje ndaj biznesmenit Gerond Meçe.

Emisioni “Në Shënjestër”, përmes dëshmisë së biznesmenit, ka sjellë me detaje se si pengmarrësit kërkuan nga Gerond Meçe të tërhiqej nga procedurat e ankimimit në Komisionin e Prokurimeve Publike.

“Gjatë kohës që arritën të marrin passwordin e telefonit, personi që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit më tha që: ‘Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë’.

Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkurtra që kishin në brez. Ndërsa personi i dytë nxorri pistoletën nga brezi, dhe e mbante në dorë, duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë e mbante pistoletën në dorë duke më kërcënuar: ‘Do bashkëpunosh apo si e ke?’

Edhe pse deri në këtë moment pengmarrësit kishin qenë të paqartë në kërkesat e tyre të para drejtuar biznesmenit Gerond Meçe, shpejt edhe vetë ky i fundit fillon të kthjellohet se çfarë ata duan në këmbim, për t’i dhënë fund kësaj shëtitje me njerëz të padëshiruar në ajër të pastër.

Momenti kur ata dalin direkt në temë dhe i japin një letër ku ishin tenderat që kompania e biznesmenit kishte ankimuar kundrejt AKSHI-t që i kishte skualifikuar.

“Unë quhem Gerond Meçe dhe profesioni im është inxhinier elektronik. Aktualisht punoj në një biznes privat.

Ajo që dua të theksoj është se që nga viti 2002, mamaja ime ka hapur një kompani private të cilës i jam bashkuar në korrik të vitit 2003.  Ku nga viti 2006 e në vazhdim unë jam ortak i vetëm dhe administrator i kompanisë që quhet ‘Advanced Business Solutions ABS’.

Në vitin 2020, për arsye shëndetësore unë u tërhoqa nga administrimi i kompanisë dhe caktova dy administratorë të tjerë, respektivisht, E. Sh dhe Sh. K, të cilët vijojnë të jenë edhe aktualisht.

Ajo që dua të shpjegoj më tej është se duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2025, aksionet e kompanisë ‘ABS’ unë i kalova te mamaja ime, kjo me qëllim që të mos kisha probleme apo pengesa në prokurime të ndryshme. Kompani e cila ka si aktivitet kryesor ofrimin e shërbimeve në fushën e teknologjisë së informacionit,

dhe punon si me sektorin privat ashtu dhe me atë shtetëror.

Dhe që nga vitit 2016, me pak përjashtime, ne jemi pjesëmarrës në pothuajse çdo tender në fushën e teknologjisë dhe informacionit që zhvillohet nga AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit).

Por ndërsa bëri një rezyme të shkurtër të punës dhe aktivitetit të kompanisë ku ai dhe familja e tij kishin kapitale, Gerond Meçe rrëfeu në vazhdim përpara oficerëve të policisë gjyqësore se jo çdo gjë ishte kaq rozë në bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Komunikimit.

Pasi edhe pse ishte pjesëmarrës i rregullt në tenderat që zhvillohen nga ky institucion, kompania e tij skualifikohej vazhdimisht.

Gjë që kishte lindur dyshimin te ai se diçka nuk shkonte brenda këtij institucioni, ose kompani të tjera po shpërbleheshin në kundërshtim me ligjin nga AKSHI.

Për këtë arsye ai ishte drejtuar me ankimime të shumta kohë pas kohe.

Gjë që mesa duket nuk u ka pëlqyer aspak kundërshtarëve të tij në biznes.

Të cilët të informuar pse jo nga brenda AKSHI-it, në pamundësi për ta bindur me të mirë biznesmenin Gerond Meçe, të heqë dorë nga këto ankimime, por edhe nga pjesëmarrja në këto tendera, vendosin në jetë një plan djallëzor. Ta bindin atë nëpërmjet dhunës, duke e marrë peng.

Siç ndodhi edhe mëngjesin e datës 12 Gusht 2025.

Kur persona që u hoqën si punonjës policie dhe të BKH, e morën në makinën e tyre me fenelinë dhe e mbajtën peng disa orë në një nga zonat malore të Elbasanit.

Në lidhje me këto tenderime apo procedura, së fundmi dhe konkretisht nga janari i vitit 2025 deri në korrik të këtij viti, kompania ‘ABS’ ka ankimuar gati 20 procedura prokurimi në të cilat ka marrë pjesë, kryesisht në AKSHI por edhe në institucione të tjera si KLGJ, UKT etj.

Konkretisht më datë 12 gusht 2025 unë kam qenë në shtëpi deri rreth orës 10:30 paradite.

Më pas për shkak të një bisede telefonike kam dalë nga banesa, dhe me vete kam patur çantën e punës me laptop brenda, si dhe një çantë dore, në të cilën kisha brenda dy palë çelësa makine, njërën të automjetit ‘Range’ dhe tjetrën të automjetit ‘Hyundai’, çelësat e zyrës dhe të shtëpisë, një mbajtëse kartash krediti, si dhe aparatin celular personal.

Por ndërsa po bëhej gati për një ditë pune normale me të dalë nga banesa e tij, Gerond Meçe thotë se përditshmëria e tij nga ky moment dhe në vazhdim mori një rrjedhë krejtësisht tjetër.

Një rrjedhë e cila do ta trondiste jo pak atë dhe familjen e tij.

Aq sa të mendonte pas kësaj ndodhie të shëmtuar të linte edhe Shqipërinë, për të siguruar jetën e tij dhe të familjes.

Teksa tregoi për grupin hetues se më të dalë nga banesa, atë e ndalën disa persona të veshur uniforma që mbanin distiktivin e Policisë së Shtetit dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ose që iu prezantuan të tillë, të cilët pasi e hipën në makinën e tyre, i vendosën prangat dhe nuk i dhanë asnjë mundësi të komunikonte qoftë edhe me familjen e tij.

Pasi makina mori drejtimin për nga Elbasani, itinerari vazhdoi për në rrugën e vjetër, në fshatin Krrabë.

Kur ndaluam, ora në makinë ishte rreth 11:20, dhe sheshi i madh ku kishim ndaluar ishte si një ‘ballkon’ afër fshatit Gracen, me pamje nga fshati Papër, kjo pasi nga ky pozicion unë shikoja gjurmën e rrugës së re që po hapej, atë ‘Elbasan-Durrës’.

Ku në krah të vendit ku ndaluam ishte një godinë me tulla të bardha e braktisur, një katëshe, pa dritare. Kohë gjatë të cilës personat në makinë më kërkuan të dalë jashtë dhe të jepja passëord-in e telefonit, të cilën fillimisht refuzova t’ua jap, por në këtë moment vjen shoferi dhe më godet me shpullë.

Gjatë kësaj kohe ata marrin telefonin dhe e vendosin te gishti im pasi duart i kisha të lidhura mbrapa. Ndërkohë që personi i tretë mi hoqi prangat nga mbrapa dhe mi vendosi përpara.

Aty ku arritën të hapin telefonin me gjurmën e gishtit tim, dhe unë mendova që në atë moment ata e kaluan direkt në airplane mode”, tha Meçe në hetuesi.

Gerond Meçe shpjegoi se arsyeja përse nuk pranoi fillimisht të jepte passwordin e telefonit të tij është se kishte shpresë se ende mund të shpëtonte.

Kjo pasi gjatë gjithë rrugës telefoni nuk kishte pushuar së rëni.

Por ndërkohë që ndodhej në duart e pengmarrësve të tij, ai thotë se ata filluan ta kërcënonin me jetë.

Duke nxjerrë fillimisht armët si shenjë presioni.

Duke i kërkuar që të bashkëpunonte.

Ndërkohë që në të vërtetë ai ende nuk e dinte se për çfarë bashkëpunimi e kishin fjalën personat që e kishin sjellë deri këtu.

“Gjatë kohës që arritën të marrin passwordin e telefonit, personi që ndodhej në vendin e parë të pasagjerit më tha që: ‘Po të kërkojmë të bashkëpunosh, jo si me passëord-in, se në të kundërt ke plumbin në kokë’.

Ky është edhe momenti ku të tre, përveç shoferit, demonstrojnë armët e shkurtra që kishin në brez.

Ndërsa personi i dytë nxorri pistoletën nga brezi, dhe e mbante në dorë, duke nxjerrë dhe futur karikatorin, ndërkohë që personi i parë e mbante pistoletën në dorë duke më kërcënuar: ‘Do bashkëpunosh apo si e ke?’

Edhe pse deri në këtë moment pengmarrësit kishin qenë të paqartë në kërkesat e tyre të para drejtuar biznesmenit Gerond Meçe, shpejt edhe vetë ky i fundit fillon të kthjellohet se çfarë ata duan në këmbim, për t’i dhënë fund kësaj shëtitje me njerëz të padëshiruar në ajër të pastër.

Momenti kur ata dalin direkt në temë dhe i japin një letër ku ishin tenderat që kompania e biznesmenit kishte ankimuar kundrejt AKSHI-t që i kishte skualifikuar.

“Kur unë i thashë personit të parë se për çfarë të bashkëpunoj, personi që mbante veshur jelekun me mbishkrimin BKH, të cilin tashmë e kishte hequr, shkoi te makina dhe doli nga aty me një zarf të bardhë në dorë.

Ku pasi e hapi këtë zarf nxorri nga një tabelë Excel duke m’u drejtuar: ‘E njeh këtë letër’?

Aty ku nga emërtimi kuptova që në këtë tabelë janë të shkruar tenderat të cilët kompania ime i ka ankimuar dhe në një kolonë ndodhet edhe gjendja, si dhe situata e tenderit në KPP (Komisioni i Prokurimit Publik).

Gjithashtu në këtë moment evidentova ndër të tjera edhe një procedurë e cila ishte e shkruar Gjykata Administrative”, tha Meçe.

Tashmë për biznesmenin Gerond Meçe ishte e qartë se personat që e kishin marrë peng dhe e kishin sjellë deri këtu që nuk kishin aspak pamjet e ekskursionistëve,ishin të urdhëruar dhe dirigjuar në veprimet e tyre, nga kundërshtarët e tij në biznes.

Të cilët u kishin dhënë instruksione të qarta se çfarë do i kërkonin pengut të tyre të hiqte dorë.

“Ata më pyetën: ‘A e kuptova?’

Në momentin e parë i thashë ‘Jo’, por perceptova që dikush e ka organizuar këtë ngjarje për shkak të ankimimeve të mia.

Që ishin shtatë deri në nëntë procedura.

Ndërkohë që personi i parë më thotë: ‘Janë tendera që ke ankimuar ti dhe duhet të tërhiqesh. Nuk kemi punë me lekët e tua, ne e dimë që ke lekë, i gëzofsh ato, por s’ke punë te këto procedura dhe do tërhiqesh nga këto procedura’.

U thashë: ‘Çuna, muk bëhet kështu kjo punë, sepse edhe po u bë, u prish punë më shumë juve sesa mua’.

Ndërkohë që unë u përpoqa t’u mbushë mendjen që tërheqja nuk bëhet në këtë moment duke u treguar se nuk jam më administrator, gjë të cilën ata më thanë që e dinin.

Por u thashë që nëse do të më lironin do e bëja në ditët në vijim”, mësohet të ketë thënë biznesmeni i njohur në polici.

Por teksa mendonte me të tijën se po arrinte ti bindte djemtë të bëheshin të mirë dhe ta lironin, Gerond Meçe, beson që në vendin ku kishin ndaluar dhe po e mbanin lidhur me pranga në sedilje,ndodhej edhe një person tjetër i padukshëm për të.

Kjo në bazë të bisedave të zhvilluara aty, ndërkohë që dy nga personat në makinë, ata të veshur me logon e policisë, vazhdonin të bënin roje te ai.

Ndërsa personi i tretë që ishte me maskë e hoqi atë.

Por duke e kërcënuar se nëse do fliste, një ditë do ta kishte punën keq.

Pasi ata do ishin hija e tij kudo që të shkelte.

Ndërsa m’u duk se situata po shkonte në favorin tim, personi i pare, ai që më herët mbante bluzën e BKH-së, më tha që të tërhiqesha edhe nga giyqi në Gjykatën Administrative./Në Shënjestër, BW

gerond meçe

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë