LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkëpunoi me prokurorinë për tritolin që i jepte Elio Bitrit/SPAK nxjerr nga burgu "Lenc Çekrezin", e mbyll në shtëpi

Edhe pse, Çekrezi akuzohet për “Shkatërim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës, ai ka lënë ambjentet e burgut, duke vijuar të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi” në qytetin e Elbasanit.

21 Maj 2023, 15:19 Nga k.m.
Bashkëpunoi me prokurorinë për tritolin që i jepte Elio
Talo Çela

TIRANË- Një vit ka kaluar nga operacioni “Plumbi i artë”, por tashmë një nga 20 të arrestuarit, Florenc Çekrezi është liruar nga burgu. Sipas gazetarit Elton Qyno, i cili shkruan për "OraNews", vendimi për lirimin e Çekrezit është marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke i ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Edhe pse, Çekrezi akuzohet për “Shkatërim prone me eksploziv” ndaj banesës së Talo Çelës në Elbasan dhe Mustafa Subashit në Durrës, ai ka lënë ambjentet e burgut, duke vijuar të qëndrojë në masën e “arrestit në shtëpi” në qytetin e Elbasanit.

Ndryshimi i masës së sigurisë për Florenc Çekrezin dhe lirimin e tij nga burgu, erdhi pas momentit të bashkëpunimit të 36-vjeçarit me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsonit dhe Krimit të Organizuar. E po ashtu, Çekrezi ka treguar në SPAK se ishte ai që i ka dhënë sasinë e tritolit Eljo Bitrit, i cili më pas së bashku me Nuredin Dumanin, Henrik Hoxhën dhe Skerdi Tasin, kanë shkatëruar banesën e Talo Celës dhe lokalin e Mustafa Subashit.

Përmes dëshmisë së tij, Çekrezi u kthye në të penduarin e 6 në dosjen “Dumani” duke bërë me dije se lëndën shpërthyese e kishte marrë ranë kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, kompani në të cilën ai punonte si eskavatorist.

Kush është i liruari?

Arrestimi i Çekrezit ndodhi në 18 maj 2022 gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga Nuredin Dumani, i cili ka treguar se lëndën shpërthyese në dy raste ja ka marë Eljo Bitrit. Ky i fundit, sipas Dumanit, lëndën plasëse e merrte prej Florenc Çekrezit. Në tetor 2021, Florenc Çekrezi, i shpëtoi një atentati në Elbasan, ku gjatë një breshërie kallashnikovi, mbetën të vrarë Lulzim Bitri, vëllai i Eljo Bitrit dhe Ardjan Çollaku. Kjo ngjarje vijon të mbetet ende pa autor, ndërsa Çekrezi është dëshmitari kryesor në këtë krim të rëndë. Veç kësaj akuze, Çekrezi akuzohet dhe për tre vepra të tjera penale, si “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

florenc Çekrezi plumbi i arte

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj