LIVE UPDATES
Aktualitet

Përkujtohet 50-vjetori i Revoltës së Spaçit

Revolta nisi më 21 maj 1973, në orën 5:30 të mëngjesit, kur i dënuari Pal Gjergj Zefi, pas një muaji izolim në qeli, iu hap dera nga gardiani për ti komunikuar se i kishte përfunduar vuajtja në izolim.

21 Maj 2023, 14:23 Nga k.m.
Përkujtohet 50-vjetori i Revoltës së Spaçit
Burgu i Spaçit

MIRDITË- Revolta e burgut të Spaçit, ishte një kryengritje dy ditore e të burgosurve politikë të burgut të Spaçit, e cila nisi më 21 maj 1973 dhe zgjati deri më 23 maj. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht.

Revolta nisi më 21 maj 1973, në orën 5:30 të mëngjesit, kur i dënuari Pal Gjergj Zefi, pas një muaji izolim në qeli, iu hap dera nga gardiani për ti komunikuar se i kishte përfunduar vuajtja në izolim. Zefi në momentin e lirimit nga izolimi, largohet me vrap nga rojet, dhe hipën në një tarracë të repartit, duke mbajtur një shufër hekuri në dorë dhe duke kërcënuar se do të godiste çdo gardian që i afrohej. Në ato momente, të lodhur nga puna e rëndë, ushqimi i keq, dhuna fizike dhe nëpërkëmbja e dinjitetit, disa bashkëvuajtës të Zefit, bashkohen me të dhe këtu merr nismën revolta e të dënuarve, e cila zgjati për dy ditë. Në orë 21.00, në oborr ndizet një zjarr i madh, nga një i burgosur 64 vjeçar me emrin Jemin Gjoka nga Kukësi dhe Dod Bardhi. Disa të burgosur të tjerë nisën të shkatërronin stendat prej druri të emulacionit socialist dhe po i hidhnin në zjarr. 

Të dënuarit hodhën edhe parrulla politike si: Poshtë komunizmi dhe Rroftë Shqipëria e Lirë. Sipas dëshmitarëve, në atë revoltë, për herë të parë u artikulua shprehja “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Rreth orës 03.00 të mengjesit të datës 22 maj, në kamp mbërriti zv.Ministri i Brendhsëm Feçor Shehu. Pasi zbardhi dita, rojet vunë re se, në katin e tretë të pallatit të burgosurit kishin ngritur një flamur të kuq, me shqiponjën në mes dhe pa yllin e kuq. Sipas të dhënave që u mblodhën më pas, shqiponjën mbi flamur e kishte bërë Mersin Vlashi. Flamurin e kishte ngritur Gjet Kadeli, Rexhep Lazri dhe Murat Marta. Ndrec Çoku bënte roje të flamuri.

Në orën 08.00 Feçor Shehu ju bën thirrje të burgosuve t’i rikthehen normalitetit, por pa rezultat. Në mëngjesin e datës 22, në burg vjen operativi Fejzi Liçka, i cili fillon të arrestojë e dhunojë personat që nuk kishin dalë në punë. Sipas dëshmive, në hyrje të mencës, nis një përplasje fizike mes të burgosurve dhe policisë. Policia tentoi të fuste në izolim Gjokë Zefin, por të burgosurit e tjerë i dolën në mbrojtje. Ndonëse revolta kishte filluar spontanisht, nga raportet e autoriteteve, por edhe nga intesiteti i veprimeve gjatë ditës, u pa qartë që ajo kishte kaluar në një fazë tjetër, më të organizuar dhe me një karakter më të theksuar politik. Një përfaqësi e përbërë nga tre të burgosur u takua ditën e dytë me Feçor Shehun. Ata kërkuan të mos dënohej asnjë fajtor, të mos punohej më në minierë, por në ndërtim dhe të bëhej një amnisti.

Ditën e dytë të revoltës, autoriteteve të burgut ju shtuan përforcime nga forcat ushtarake të Burrelit, të cilët erdhën në burg me 27 makina, ku sipas dëshmitarëve, sollën dhe lëndë kimike helmuese. Ditën e tretë u shtua një grup tjetër policësh, mbi 100 veta, të cilët ndihmuan në shtypjen e protestës, duke shtuar arrestimet dhe duke lidhur të burgosurit me njëri-tjetrin.  Një prej gjesteve simbolike dhe domethënëse që shënoi kulmin e revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej fjetoreve, i cili ishte improvizuar me mjete rrethanore nga të burgosurit.

Revolta e të burgosurve të Spaçit ishte një lëvizje politike. Ajo vërtet shpërtheu në mënyrë spontane në mbrojtje të jetës së shokut të tyre Pal Zefit, por menjëherë mori formë të përgjithshme e të organizuar me një shtab drejtues e me kërkesa kryesisht politike të përcaktuara.

Revolta e Spaçit u shtyp dhunshëm nga regjimi, duke dënuar kryengritësit, me dënime që varionin nga 25 vite shtesë në dënimin fillestar me burgim, deri në pushkatim. U arrestuan menjëherë 68 të dënuar. 12 prej tyre u gjykuan dhe u dënuan qysh në datën 24 maj nga Kolegji i Gjykatës së Lartë. Motivacion për dënimet e dhëna nga autoritetet ishte “djegia e tabelave të emulacionit socialist, ngritja të flamurit pa yll, shkruarja e parullave armiqësore dhe afishimi i tyre, si edhe parrulla të hedhura me gojë më mënyrë demonstrative me përmbajtje thellësisht armiqësore”[5]

Të burgosurit u arrestuan sërish, dhe një pjesë e madhe e tyre u dërgua në Tiranë, për hetim. Dëshmitarët tregojnë për tortura gjatë hetuesisë në Tiranë. Më pas ata u dërguan sërish në Rrëshen, për tu përballur me gjyqin dhe dënimet. Në gjyqin e Rrëshenit, prokurori quhej Zef Deda dhe kryetar i trupës gjykuese ishte Filip Lako.

Dënimet
80 të burgosur u ridënuan, ndërsa 4 prej tyre u ekzekutuan. Katër të pushkatuarit ishin Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Peka dhe Hajro Pashai. Për të marrë situatën në kontroll, ishte ngarkuar zv.Ministri i Brendshëm Feçor Shehu. Sipas dëshmive, ndonëse ishin planifikuar të vriteshin 3 persona me anë të një gjyqi special që u zhvillua atë natë, një i katërt ju shtua listës. Hajri Pashaj, bashkëfshatar i Feçor Shehut, iu shtua listës së pushkatuarve, ndonëse nuk ishte i përfshirë aktivisht në protestë. Shkak për t’u futur në listën e të pushkatuarve ishte se Hajriu iu drejtua ashpër Feçor Shehut duke i thënë se një ditë do të përgjigjesh për këtë masakër. Të dënuarit me pushkatim, u vranë në orët e vona të mesnatës në malet e thepisura dhe pyjet e Mirditës. 

Por pavarësisht masave të marra nga komanda, në burg nuk kishte qetësi, sidomos kur ndodhnin ngjarje të rëndësishme në shtetin shqiptar, siç ishte për shembull prishja e marrëdhënieve me Kinën. Në vitin 1978 Sigurimi njoftonte Ministrinë e Brendshme se gjendja në burgun e Spaçit ishte e rënduar, madje ishin në prag të një revolte tjetër, të ngjashme me atë të vitit 1973. Në vitin 1974, pra një vit pas revoltës, në këtë burg ishin rreth 500 të dënuar. Katër vite më vonë, në nëntor të vitit 1978, numri i të burgosurve u rrit në 934 të dënuar politikë dhe 27 të dënuar për krime ordinere. Revolta e Spaçit i tregoi Shqipërisë dhe botës së rezistenca e popullit shqiptar vazhdoi të mbijetonte, megjithë dhunën dhe presionin e diktaturës.

burgu i spacit

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Maj 2023, 11:31 k.m.

FOTOLAJM- Plehrat "lundrojnë" mbi Lanë!

Foto ilustruese TIRANË- Lumi Lana shpesh herë kthehet në një "kosh plehrash". Siç duket edhe nga fotoja e siguruar nga Dosja.al,...

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën