Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Mësohet se babait të 14-vjeçarit sot i janë kthyer edhe sendet që kishte me vete djali i tij, ditën që u vra, si dhe çanta me librat e shkollës.
TIRANA- Engjëll Cani, babai i Martin Canit, ka dëshmuar për herë në parë në polici. Mësohet se babait të 14-vjeçarit sot i janë kthyer edhe sendet që kishte me vete djali i tij, ditën që u vra, si dhe çanta me librat e shkollës.
Bëhet me dije se Engjëll Cani është pyetur këtë të mërkurë për herë të parë rreth ngjarjes. Deklarimet ai i ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, për llogari të hetimeve që drejtohen nga Prokuroria e Kryeqytetit, teksa shprehet se nuk është vënë në dijeni nga shkolla apo instancat e tjera rreth një konflikti që ka patur 4 ditë para ngjarjes i biri me autorin e dyshuar të vrasjes Mario Përlleshaj.
Ai është pyetur nga Oficerët e Policisë Gjyqësore edhe nëse familja e autorit të dyshuar i ka kontaktuar apo takuar pas ngjarjes, teksa Engjëlli thotë se deri më sot nuk ka ndodhur diçka e tillë. Babai i të ndjerit pretendoi se bashkëshortja e tij ka marrë vetëm një telefonatë nga shkolla për çfarë kishte ndodhur, dhe pavarësisht tentativave për t’u lidhur me stafin e shkollës, nuk iu është ngritur telefoni. Engjëll Cani thotë se atë çfarë ka ndodhur e ka mësuar pasi ka mbërritur në spital.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçe i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
Sejrani-Manushi TIRANË- Dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën me 1 kg kokainë në Tiran...
policia ELBASAN- Një 23-vjeçare e shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Elbasan, nën dyshimin pë...
Seanca e Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e...
Foto ilustruese TIRANA- Nga Qendra Kombëtare e Biznesit nuk do të ofrohen më shërbime në sportel, por vetëm online nëp&e...
Redian Raja dhe Kejvina Kthella TIRANA- Ditën e sotme është njoftuar se është finalizuar ekzekutimi i vendimit të G...
DURRËS- Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa autori u ar...
Foto nga vendi i ngjarjes POGRADEC- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksi...
droga DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e lokalit pë...
Holta Zaçaj TIRANA- Gjykata e Lartë ka hapur procedurat e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Re...
droga BELGJIKË- Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë. Policia belge gjatë një operacioni në Anterëep ...