Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit, pasuritë të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
TIRANA- Ditën e sotme është njoftuar se është finalizuar ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të Redjan Rrajës, Kejvina Kthellës dhe Marsela Çiçës. Bëhet fjalër për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të Redjan Rrajës,
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të Redjan Rrajës,
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të Marsela Çiçës,
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të Marsela Çiçës,
6. Një automjet në pronësi të Redjan Rrajës,
7. Një automjet në pronësi të Kejvina Kthellës,
8. Një orë dore (Rolex).
Sipas njoftimit, pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Njoftimi:
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara, operacioni “RESEMBLANCE”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 05, datë 07.02.2024, lënë në fuqi me vendimin nr. 211, datë 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në zbatim të këtij vendimi u bë konfiskimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit R. Rr.;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases M. Ç.;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases M. Ç.;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit R. Rr.;
7. Një automjet në pronësi të shtetases K. K.;
8. Një orë dore (Rolex).
Pasuritë e mësipërme, të cilat kanë një vlerë tregu rreth 1 milion euro, u konfiskuan me qëllim kalimin në favor të shtetit dhe ju dorëzuan Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Redjan Rraja u arrestua si një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji, shoferit të tij, Andi Maloku, dhe Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur edhe si “Rrumi” i Shijakut. Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
Apeli i GJKKO la në fuqi në qershor të këtij viti dënimin me burg të përjetshëm për Rrajën ndërsa ndaj Ariol Halilaj u vendos dënimi me 35 vite burg. Rraja dhe Halilaj u shpallën fajtorë për disa vepra penale si vjedhje, mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe luftarake, tentativë vrasje e zyrtarëve publikë apo grup i strukturuar kriminal.
DURRËS- Trupi i Branko Shkozës në një kanal në Durrës u gjet vetëm pak ditë më parë, ndërsa autori u ar...
Foto nga vendi i ngjarjes POGRADEC- Kanë dalë të tjera detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në aksi...
droga DIBËR- Policia e Dibrës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, të cilët kishin përshtatur ambientet e lokalit pë...
Holta Zaçaj TIRANA- Gjykata e Lartë ka hapur procedurat e aplikimit për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Re...
droga BELGJIKË- Një shqiptar është arrestuar në Belgjikë. Policia belge gjatë një operacioni në Anterëep ...
Foto nga vendi i ngjarjes POGRADEC- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Bëhet me dije se ...
Autori i dyshuar DURRËS- Pesoni në foto është 35-vjeçari Mjalind Habibi i cili dyshohet se vrau shokun e tij n&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14 -29 vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt-...
Foto ilustruese TIRANA- Duke filluar nga dita e sotme moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonë...
Viktima ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 21-vjeçares shqiptare, Sonila Cani. Ajo u gjet e pajetë n&eum...