LIVE UPDATES
Aktualitet

Bashkia e Bashës pushon shoferin nga puna, fiton gjyqin por nuk merr paratë

Petrefi iu drejtua Bashkisë Tiranë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit. Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin.

16 Dhjetor 2022, 21:50 Nga DOSJA
Bashkia e Bashës pushon shoferin nga puna, fiton gjyqin por nuk merr
Petref Hyka

TIRANË- Petref Hyka, një ish-shofer autobusi nga Parku i Autobusave të udhëtarëve në varësi të Bashkisë Tiranë është drejtuar në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” pasi në vitin 2013 kryetari në atë kohë i Bashkisë Lulzim Basha pushoi edhe 70 shoferë të vjetër, duke i zëvendësuar me rinj pa njoftim dhe pa arsye. Petrefi iu drejtua Bashkisë Tiranë, Avokatit të Popullit dhe Gjykatës, e cila i njohu të drejtën e dëmshpërblimit. Petrefit i takojnë rreth 5 milionë lekë që nga viti 2015, të cilat nuk ia japin.

Denoncuesi: Kam punuar 10 vjet në Parkun e Autobusave Kinostudio-Kombinat si shofer. Në 2013-ën me ardhjen e autobusave të rinj, 70 shofera dhe fatorino nuk i morën më në punë. Motivacioni ishte që do të merreshin shofera të rinj, ishin autobusa të rinj. Nuk ndryshonte asgjë me autobusat e rinj, veç  stili. Nuk parashkonte sepse parku ka qenë i socialistëve dhe bashkia isht demokrate në atë kohë. Kryetar bashkie në atë kohë ishte Lulzim Basha. Ishte koperim çek, gjerman dhe kinez. Përgatiti shoferët e rinj dhe ne na la pa punë.

Gazetarja: Pasi t’u komunikua vendimi i shkarkimit, kush ka qenë rruga që ti ke ndjekur?

Denoncuesi: Shkuam tek bashkia për të na marrë në linjën e re, nuk na morën. Shkuam tek Avokati i Popullit, Avokati i Popullit ishte ky Totozani në atë kohë.

Gazetarja: Ankesën tuaj, Avokati i Popullit i asaj kohe e delegon tek ndërmarrja dhe bashkia. Ju ju drejtuat Gjykatës së Tiranës.

Denoncuesi: Ne i kërkojmë rrogat që ngelëm pa punë.

Gazetarja: Dhe në fakt, Gjykata e Tiranës  i ka pranuar pjesërisht padinë palës paditëse Petref Hyka. T’u dhanë këto pagesat që ti kishe për të marrë?

Denocnuesi: Jo, deri në jo njëherë. Që nga 2015 e deri këtej, ne nuk kemi marrë asnjë Lekë. Përmbaruesit Ekrem Spahisë i thonë që ajo ka qenë Shoqëri Aksionere në varësi të Bashkisë Tiranë. Deri tani ne nuk kemi marrë asgjë. Në bashki kam bërë 10 kërkesa dhe nuk kam marrë asgjë. Kërkoj rrogat, dua djersën time, të m’i japë tani që jam gjallë se nuk kam çfarë t’i dua…

Përmbaruesi Ekrem Spahiu, ka kryer të gjithë procedurën, por Bashkia nuk i bindet këtij vendimi gjykate, sepse luan me emrin e paditësit Park Autobusash – Bashki.

Përmbaruesi Ekrem Spahiu: Kanë ndarë disa kreditorë të ish-Parkut të Autobusave për të vënë në ekzekutim vendimet gjyqësore kur ato e kanë fituar që janë larguar me të padrejtë. Këtu është lajmërimi për ekzekutim vullnetar ku i dërgohet debitorit të Parkut të Autobusave, por është në varësi të Bashkisë Tiranë, nuk kanë reaguar. Ky është vendimi i Këshillit të Ministrave që thotë që “pasuria Parku i Tiranës të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë”. Kjo është e firmosur nga Kryeministri. Pastaj, në 2017-ën ka kaluar sh.a, ku prapë 51 për qind e ka bashkia. Ish-Parku i Autobusave ka kaluar në pronësi të Bashkisë Tiranë, ka qenë por është cilësuar me dokumente zyrtare. Rreth 5-6 muaj mbrapa kanë filluar ekzekutimin e detyrueshëm që do të thotë që do t’i viheni sekuestro mbi të gjitha llogaritë bankare. Shuma që do të paguajë Bashkia e Tiranës është 11,331,989 Lekë. Kjo shkresa është ekzekutim i detyrueshëm. Sikur i ka dërguar bashkisë, e kam dërguar dhe tek Thesari. Dega e Thesarit Tiraanë e njofton Bashkinë e Tiranës që të gjithë detyrimin e ka Bashkia e Tiranës për kreditorët që ka sjellë zyra përmbarimore Spahiu. Pasi nuk ka vepruar prapë Bashkia e Tiranës ka nxjerrë urdhër i brendshëm për vënien e sekuestros në shumën 11,331,989 Lekë. Pas këtij momenti, më vjen një shkresë nga Drejtoria e Financës së Bashkisë së Tiranës që thotë: Për kompetencë Drejtorisë së Përgjithshme Juridike. Pra, e vë në dijeni që Thesari ka vënë këtë sekuestro. Pra, në këtë moment unë e kam ndërprerë. Në kontaktet që kam pasur me ta, ata kanë ngritur një pretendim. Thotë që kur Gjykata ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimit, palë e paditur ka qenë ish-Parku i Autobusave, jo Bashkia e Tiranës.

Gazetarja: Por që na fakt, Parku i Autobusave ka qenë në varësi të Bashkisë së Tiranës me vendim të Këshillit të Ministrave, me ngritjen e urdhrit të Kryetarit të Bashkisë për marrjen e pronës.

Gazetarja bashkë me qytetarin iu drejtuan Bashkisë Tiranë, zyrës jurudike, ku nga 10 shkresa, që kishte bërë qytetari më parë, bashkë me gazetaren, bënë të 11-ën.

Specialistja: Si media, ke bërë kërkesë?

Gazetarja: Unë duhet të bëj kërkesë për 10 kërkesat që ka bërë ky?

Specialistja: Më jep numrin e protokollit, t’i kontrolloj.

Gazetarja: Për këtë zotërinë kam ardhur.

Specialistja: Prisni jashtë, të mbaroj sqarimin me zotërinë.

Gazetarja: Po nuk e keni sqaruar prandaj.

Gazetarja-Petref Hykajt: Çfarë po bën tani ti?

Qytetari Petref Hyka: Do bëj një kërkesë tani!

Gazetarja: Do të bësh kërkesë për 10 kërkesat që keni bërë?

Specialistja: Jo, jo! Kërkesë për takim!

Petref Hyka: Kërkesë, që do takoj…

Petref Hyka: Kshu thonë…

Gazetarja: Po unë a ka nevojë që të bëj kërkesë?

Gazetarja: Po e ndjek unë problemin e zotërisë.

Specialistja: Po merret shërbimi në zyrë tani.

Petref Hyka: I kam bërë kërkesë zyrës juridike për të bërë takim me të. Ishalla më takon juristja.

Përmbaruesi Ekrem Spahiu, shprehet, se për këtë rast ka 2 zgjidhje: ose vendimi të ekzekutohet me Këshill Bashkiak, ose ish-shoferët të rihapin gjyq, për të cilësuar emrin e debitorit nga park në Bashki.

Përmbaruesi: E para është që të marrë një vendim Këshilli i Bashkisë që të gjitha detyrimet që ka pasur ish-Parku i Autobusave t’i kalojë me bashki ose kreditorët duhet të bëjnë një kërkesë në Gjykatë vetëm për ndërrimin e emrit të debitorit nga ish-Parku i Autobusave në Bashkinë e Tiranës. Një paradoks ëshë i dukshëm: Bashkia e Tiranës, Parku i Transportit Urban të Udhëtarëve Urdhër; pra ka nxjerrë urdhër Bashkia e Tiranës në emër të parkut, në 2015-ën thotë se e ka pushuar nga puna X person në 2015. Tani, vetë bashkia e shkarkon, ndërkohë thotë që unë nuk kam detyrime.

Mrrë nga tvklan.al

petref hyka bashkia tirane lulzim basha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit