LIVE UPDATES
Aktualitet

BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për draftin e qeverisë mbi Zonat e Mbrojtura

Sipas letrës së firmosur nga Gonzato, Bashkimi Europian pret nga Shqipëria – një vend në proces negocimi për anëtarësimin – që t'i  përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislacionit europian.

19 Shkurt 2024, 17:27 Nga DOSJA
BE letër Kuvendit: Të shqetësuar për draftin e qeverisë
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka shprehur shqetësimin për propozimet e qeverisë për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura me qëllim lejimin e investimeve strategjike brenda tyre, përmes një letre të derguar në adresë të kreut të komisionit parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese dhe Mjedisin, Arben Pëllumbi, një kopje e së cilës është parë nga BIRN.

Sipas letrës së firmosur nga Gonzato, Bashkimi Europian pret nga Shqipëria – një vend në proces negocimi për anëtarësimin – që t'i  përshtasë politikat e veta mbi mjedisin me orientimet dhe direktivat e legjislacionit europian.

Duke iu referuar propozimeve të qeverisë për lejimin e investimeve strategjike dhe aktiviteteve të tjera brenda Zonave të Mbrojtura, ambasadori i BE-së rikujton qëndrimin e progres-raportit të vitit 2023 për ligjin kontravers për investimet strategjike.

“Legjislacioni për investimet strategjike ngre shqetësime për mbrojtjen e biodiversitetit, pasi mund të lejojë investime të mëdha turistike dhe industriale në zonat e mbrojtura,” citohet raporti në letër, duke shtuar se “për më shumë qeveria propozon të lejojë ndërtimin e një numri veprash infrastrukturore mbi vaditjen (kullimin) dhe mbrojtjen nga përmbytja në zonat e mbrojtura”.

Në këtë kontekst, ambasadori i BE-së në Tiranë kërkon që komisioni të bëjë një ekzaminim të kujdesshëm të këtyre propozimeve dhe të rihapë procesin e konsultimit me aktorët e interesuar dhe organizatat mjedisore në vend.

“…Duke pasur parasysh implikimet e rëndësishme të mundshme të propozimeve të bëra nga qeveria, unë besoj se një ekzaminim i kujdesshëm duhet garantuar përpara se komisioni të vazhdojë më tej, duke përfshirë kriteret për autorizimin e ndërtimeve dhe aktiviteteve në zonat e mbrojtura, si dhe masat mbrojtëse, p.sh. vlerësimet e ndikimit në mjedis,” sugjeron ambasadori Gonzato.

Po ashtu, ai i rekomandon Pëllumbit që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për propozimet e reja të ardhura nga qeveria.

Përpjekjet e qeverisë dhe të deputetëve socialistë për të modifikuar ligjin e Zonave të Mbrojtura kanë shqetësuar jo vetëm Bashkimin Europian, por edhe organizata të tjera ndërkombëtare, pjesë e projektit EU4Nature, të tilla si Agjencia Suedeze për Zhvillim, UNDP apo Bashkëpunimi Italian-AICS. Këto shqetësime i janë bërë të njohura edhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit në një takim të mbajtur në fillim të shkurtit.

Propozimet fillestare për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura u bënë nga një grup deputetësh socialistë, por drafti i tyre u anashkalua pasi Këshilli i Ministrave i dërgoi Kuvendit një propozim të ri me emërtimin “dhënie mendimi”.

Organizatat e shoqërisë civile e kundërshtuan fort projektligjin e deputetëve gjatë seancave dëgjimore, por ato kërkuan që të ketë seanca të tjera dëgjimore për draftin e dorëzuar nga qeveria, duke i parë propozimet e reja si më të rrezikshme për shkatërrimin e Zonave të Mbrojtura.

I pyetur nga BIRN nëse do të pranonin kërkesën e BE-së për hapjen e konsultimeve publike mbi draftin e qeverisë, kreu i komisionit, Arben Pëllumbi* u përgjigj: “Komisioni jonë i ka kryer të gjitha dëgjesat e kërkuara dhe ka adresuar shumicën e shqetësimeve të shoqërisë civile”.

Projektligji u votua me urgjencë të hënën në komisionet e përhershme parlamentare dhe shkon të enjten në seancë plenare./BIRN 

zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj