LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bilbilfryrësit”, për herë të parë guxojnë privatët, në 2023 total 7 raste sinjalizimi

Në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesave, për vitin 2023 rezulton se mes 7 rasteve që janë bërë sinjalizime, tre u përkasin dy kompanive private.

19 Prill 2024, 07:19 Nga M.B
“Bilbilfryrësit”, për herë të parë
Foto ilustruese

TIRANA- Për herë të parë nga viti 2016, njësitë e sinjalizuesve që janë të ngritura dhe duhet të raportojnë shkeljet dhe praktikat e korrupsionit, janë bërë aktive edhe në sektorin privat. Në raportin vjetor të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konflikteve të Interesave, për vitin 2023 rezulton se mes 7 rasteve që janë bërë sinjalizime, tre u përkasin dy kompanive private. Pjesa tjetër u takon institucioneve publike. Po jo në të gjitha rastet, sipas Inspektoratit, këto sinjalizimeve kanë përfunduar në hetim administrativ. Por cilat janë institucionet shtetërore për të cilat është bërë sinjalizimi pranë ILDKPKI?

Sipas këtij institucioni në analizim të raporteve të paraqitura të sektorit publik, konstatohet se, në 4 Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste, në kuadër të Ligjit nr. 60/2016, “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar, si më poshtë:

1.Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.: Gjatë vitit 2023, nga ana e Njësisë Përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, raportohet se është regjistruar dhe hetuar 1 (një) rast sinjalizimi. Bazuar në rezultatet e auditimit të kryer për verifikimin e rastit të paraqitur ndaj personave përgjegjës për shkeljet e konstatuara është depozituar kallëzim për ndjekje penale në organin e Prokurorisë, si dhe është rekomanduar marrja e masave deri në largim nga puna.

2.Universiteti Bujqësor i Tiranës: Njësia Përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, ka raportuar se përgjatë vitit 2023 ka regjistruar dhe hetuar 1 (një) rast sinjalizimi. Pas veprimeve proceduriale të kryera për shqyrtimin e rastit, ka rezultuar se, referuar nenit 7, pika 2 e Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar, të dhënat e sinjalizuara nuk siguronin bazë të mjaftueshme për të hetuar administrativisht veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit. Për këtë arsye, bazuar në nenin 14, të Ligjit nr. 60/2016, Njësia Përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në përfundim të hetimit administrativ ka vendosur “Mosfillimin e hetimit administrativ”.

3.Bashkia Lushnje: Njësia Përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve ka raportuar për 1 (një) rast sinjalizimi të administruar gjatë vitit 2023, nga shqyrtimi i të cilit ka rezultuar se sinjalizimi nuk ishte depozituar sipas përmbajtjes së kërkuar nga neni 7, i Ligjit nr. 60/2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, i ndryshuar. Për këtë arsye, sinjalizuesit i është kërkuar informacion më i hollësishëm dhe dokumentacion provues në mbështetje të sinjalizimit të kryer, duke vijuar hetimi për vitin 2024.

4.Posta Shqiptare Sh.a.: Njësia Përgjegjëse për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve pranë Postës Shqiptare Sh.a., gjatë vitit 2023 raportohet të ketë pasur 1 (një) rast sinjalizimi, për të cilin, në përfundim të hetimit administrativ dhe veprimeve proceduriale të kryera, është bërë me dije sinjalizuesi mbi konkluzionet e arritura.

Sipas ILDKPKI Në lidhje me Njësitë Përgjegjëse pranë sektorit privat, janë marrë dhe administruar 283 raporte sinjalizimi, nga të cilat rezulton se 232 Njësi Përgjegjëse kanë paraqitur raportet brenda afateve ligjore. Në analizim të raporteve të paraqitura, konstatohet se në 2 (dy) Njësi Përgjegjëse janë sinjalizuar dhe trajtuar raste sinjalizimi.

1. “NELT” sh.p.k.: Gjatë vitit 2023, raportohet të ketë pasur 1 (një) sinjalizim lidhur me një praktikë të dyshuar korrupsioni. Në përfundim të hetimit administrativ bazuar në nenin 14 të Ligjit nr. 60/2016, i ndryshuar, është vendosur “Përfundimi i hetimit administrativ”, pasi nga hetimi ka rezultuar që sinjalizuesi nuk ka vepruar në kushtet e mirëbesimit, në zbatim të nenit 6 të ligjit të sipërpërmendur.

2 .“Sisal Albania” sh.p.k.: Gjatë vitit 2023 raportohet të ketë pasur 2 (dy) raste sinjalizimi, në përfundim të trajtimit të të cilave janë informuar palët e interesuara mbi konkluzionet e arritura.

Prej vitit 2016 Shqipëria ka miratuar kuadrin ligjor për ngritjen e strukturave të sinjalizuesve pranë institucioneve të cilët kanë më shumë se 80 punonjës në strukturën e tyre nëse janë sektor publik dhe 100 punonjës në privat . Nga viti në vit numri i njësive që raportojnë pranë Inspektoratit të Lartë ndryshon. Në raportin e vitin 2023 Inspektorati nënvizon se në sektorin publik funksionojnë 191 njësi përgjegjëse të kësaj natyre kurse në privat 593 njësi./ Monitor

korrupsioni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj