LIVE UPDATES
Aktualitet

Dita Botërore e Monumenteve, VOA: Dhjetëra prej tyre në Shqipëri në gjendje kritike, faktorët që i rrezikojnë

Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të cilin organizata kulturore europiane “Europa Nostra” e përfshiu pak kohë më parë në 11 objektet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane, por duke mos e klasifikuar në një listë me 7 objekte ku organizata pritet të ndërhyjë këtë vit me financime.

18 Prill 2024, 18:30 Nga r.ll
Dita Botërore e Monumenteve, VOA: Dhjetëra prej tyre në
foto ilustruese

TIRANË- 18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga organet shtetërore apo dëmeve të shkaktuara nga dora e njeriut.

Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të cilin organizata kulturore europiane “Europa Nostra” e përfshiu pak kohë më parë në 11 objektet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane, por duke mos e klasifikuar në një listë me 7 objekte ku organizata pritet të ndërhyjë këtë vit me financime.

Monumenti arkeologjik "Muri i Portës" që daton nga periudha romake, përfshinte mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës dhe ka qenë nën mbrojtjen e autoriteteve shqiptare që nga viti 1948 si Monument i Kategorisë së Parë.

"Muri i Portë”, thotë Geri Emiri i organizatës joqeveritare “Amfora” në Durrës, është dëmtuar rëndë vitet e fundit gjatë punimeve të kompanisë koncensionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring) për ndërtimin e portit në Porto Romano.

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare dhe kontrata u amendamentua në vitin 2020, kur kompanisë iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të trashëgimisë gati gjysma e murit perëndimor është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme gjatë punimeve pas viteve 2020, ndërsa edhe pjesa tjetër mbetet e rrezikuar.

“Një zinxhir institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit, dështuan të ndalonin dëmtimin e monumentit në Porto-Romano, megjithëse u sinjalizuan në kohë nga organizata “Amfora” , thotë zoti Emiri.

Vendndodhja e fragmentit të murit të mbetur sipas zotit Emiri është tepër e ekspozuar, nga ngarkim-shkarkimet e materialeve të portit të mallrave dhe ndotja nga aktiviteti i portit është një tjetër kërcënim.

I kontaktuar nga Zëri i Amerikës për një reagim lidhur me shpalljen e Monumentit “Muret e Portës” në Durrës në programin “7 më të rrezikuarit” në Europë në shkurt të këtij viti, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore tha se kishte marrë masat e nevojshme prej vitit 2019.

"Bazuar në Ligjin për Trashëgimine Kulturore dhe Muzetë, institucionet e specializuara në varesi të Ministrisë së Kulturës (sot Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) që prej vitit 2019, kanë marrë të gjithë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin ne fuqi për trashëgiminë kulturore për ndërhyrjet në objektin pasuri kulturore 'Muret në Porto Romano', Durrës,” thuhej në përgjigjen e Insitutit për Zërin e Amerikës./VOA

dita boterore e monumenteve shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet