LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për pasojat që do të sillte transparenca për sponsorin privat

Pretendimet e Komisionit për ekzistencën e një dëmi të menjëhershëm dhe të pariparueshëm që mund të pasjellë ekzekutimi i vendimit gjyqësor i formës së prerë i Apelit Administrativ – i cili e detyron publikimin e emrit të sponsorit privat që i financoi një aktivitet luksoz në bregdet, vlerësohen nga Gjykata e Lartë si hipotetike, pa ndonjë argument ligjor.

27 Maj 2024, 18:24 Nga r.ll
BIRN: Gjykata e Lartë i cilësoi hipotetike pretendimet e KPK për
pamela qirko dhe roland ilia

TIRANË- Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë i ka cilësuar si hipotetike parashtrimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ardhjen e pasojave të rënda e të pariparueshme nga ekzekutimi i vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Administrativ, që e detyron të publikojë emrin e sponsorit të një aktiviteti në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë, në shtator të vitit 2021.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë, parashtrohet gjithë ecuria e procesit, prej paraqitjes së kërkesës për informacion që BIRN i drejtoi Komisionit lidhur me burimet e shpenzimeve të këtij aktiviteti; procesi pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale që urdhëroi vendosjen në dispozicion të kopjes së plotë të marrëveshjes së sponsorizimit; vendimarrjen e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë që i dha të drejtë KPK-së duke marrë në konsideratë pasojat financiare për këtë institucion; vendimin e Gjykatës së Apelit Administrativ që detyron me formë të prerë vendosjen në dispozicion të të dhënave të plota; si dhe parashtrimet e detajuara të Komisionit në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të këtij vendimi, që duket se janë të ngjashme me pretendimet e paraqitura në rekursin që pritet të shqyrtohet më 11 qershor.

“Kolegji konstaton se kërkuesi nuk ka paraqitur ndonjë argument ligjor në funksion të kërkesës për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Shkaqet e parashtruara në kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit në thelb synojnë të kundërshtojne ligjshmërinë e kësaj vendimarrje”, vlerëson Kolegji Administrativ, i kryesuar nga gjyqtari Sokol Sadushi dhe me anëtarë gjyqtarët Gentian Medja dhe Sokol Ngresi.

Ata arsyetojnë se, për caktimin nga gjykata të masave të përkohshme procedurale ligji kërkon ekzistencën e një dyshimi të arsyeshëm, se e drejta subjektive apo interesi i ligjshëm i subjektit paditës apo ankues cenohet nga veprimet apo mosveprimet e palës kundërshtare apo vendimi i gjykatës. Ata shtojnë, se kërkohet që në rrethanat e çështjes të ekzistojë një rrezik i atëçastshëm dhe i njohur për shkaktimin e një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm nëse masa e përkohshme nuk merret nga gjykata.

Sipas Gjykatës së Lartë, argumentet e parashtruara të palës kërkuese duhet të jenë konkrete dhe të referuara edhe në fakte dhe prova që vërtetojnë ekzistencën e tyre.

“Si rregull i përgjithshëm nuk janë të mjaftueshme vetëm shkaqet ligjore të përmbajtjes së rekursit për të pranuar kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë, pasi shqyrtimi në themel i rekursit ndryshon nga shqyrtimi i kërkesës për pezullim,” shprehet Gjykata e Lartë.

“Mungesa në kërkesën e paraqitur e këtyre argumenteve ligjore passjell mospranimin e kërkesës për pezullim”, vlerëson Kolegji Administrativ dhe nënvizon se vendimet gjyqësore janë të detyrueshme për t'u zbatuar.

“Lidhur me rastin konkret Kolegji evidenton se kërkuesi në mënyrë hipotetike parashtron mundësinë e ardhjes së pasojave të rënda e të pariparueshme duke lidhur qëndrimin e tij me çështje që nuk i përkasin procedurës së pezullimit të ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, por një faze tjetër që lidhet me bazueshmërinë në ligj të shkaqeve të rekursit”, evidenton Gjykata e Lartë dhe bazuar në këto arsyetime ka vendosur të mos pranojë kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit që e detyron KPK-në të vendosi në dispozicion kopje të plotë të dokumentit të kërkuar.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është institucion kushtetues, i krijuar në kuadër të Reformës në Drejtësi për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim final rikthimin e besimit të publikut te drejtësia.

Përgjatë mandatit të tij, qindra magjistratë kanë dhënë llogari përballë KPK-së dhe janë penalizuar me shkarkim për dhuratat apo sponsorizimet e përfituara nga personat e tretë, të cilat janë vlerësuar në dritën e konfliktit të mundshëm apo në dukje të interesit. Vetë anëtarët e KPK-së refuzojnë t'i nënshtrohen të njëjtit standard, duke mbajtur të fshehtë emrin e një sponsori që u financoi një aktivitet në vitin 2021.

“[…]Mbi ç'bazë standardi i transparencës, zbatuar tashmë gjatë procesit të vettiung-ut të gjyqtarëve në detyrë, nuk duhet zbatuar edhe për komisionerët quasi gjyqtarë?”, shtron pyetje trupi gjykues i Apelit Administrativ./Reporter.al

roland ilia pamela qirko gjykata e larte komisioni i pavarur i kualifikimit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj