LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet bujqësisë dhe industrisë në recesion

Rritja ekonomike e furnizuar nga ndërtimi, turizmi dhe pronat e patundshme u ngadalësua në mënyrë të konsiderueshme në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa shpenzimet paraelektorale të qeverisë i dhanë një dorë rritjes ekonomike me efekt afatshkurtër.

4 Korrik 2025, 11:55 Nga Gjergj Erebara
BIRN: Ngadalësohet ekonomia, telekomunikacioni i shtohet
foto ilustruese

TIRANË- Rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e parë të këtij viti u ngadalësua në 3.4% në terma vjetorë, ku dega “Administrata Publike dhe mbrojtja, sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”, shënoi rritje vjetore në masën 19%, duke reflektuar aktivitetin parazgjedhor të qeverisë. Ndërkohë, ekonomia e shqiptarit të zakonshëm të punësuar në industri apo të vetëpunësuar në bujqësi, pësoi rënien e radhës.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se tre sektorë, bujqësia, industria dhe telekomunikacioni e mbyllën vitin 2024 me rënie dhe kjo rënie vijoi edhe në vitin 2025. Në fakt, bujqësia ka njohur rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto në terma realë për 13 tremujorë me radhë. Tremujori i fundit me rritje ka qenë tremujori i katërt i vitit 2021, ndërsa rënia ka nisur efektivisht që në vitin 2020.

Sektori i bujqësisë ka rëndësi të madhe shoqërore për Shqipërinë për shkak se në të janë të angazhuar zyrtarisht mbi 30% e të gjithë forcës punëtore të vendit ose rreth 300 mijë vetë. Bujqësia ra në tremujorin e parë të këtij viti me 2.8%.

Industria është sektori tjetër që ka rënë në recesion. Rënia në këtë sektor nisi në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe duket se u thellua në tremujorin e parë të këtij viti me 5.7%. Sektori i industrisë përfshin aktivitetet e industrisë së rëndë si minierat apo guroret, elektriciteti, nafta, uji apo menaxhimi i mbeturinave si dhe industrinë përpunuese, e cila përfshin aktivitete të tilla si veshjet apo këpucët. Industria e lehtë ka nisur rënien në tremujorin e dytë të vitit 2023 dhe në tremujorin e parë të këtij viti, rënia duket se u thellua në minus 7.5% në terma vjetorë.

Telekomunikacioni, ku përfshihet media, komunikimi përmes telefonit apo internetit e të tjera, ishte sektori tjetër që duket se ka hyrë në recesion të gjatë. Tremujori i fundit pozitiv për këtë sektor ishte tremujori i parë i vitit 2024, ndërsa që nga tremujori i dytë ka pësuar rënie. Rënia u thellua në minus 3% në terma vjetorë këtë tremujor.

Rritja ekonomike prej 3.4% e tremujorit të parë u ndihmua nga rritja në sektorin Administrata Publike me 19% si dhe në sektorin e pronave të patundshme me 8%. Grupi “Shitje me shumicë e pakicë, riparim automjetesh, transport dhe magazinim, hoteleri e shërbime ushqimore,” grupi që gjatë viteve të fundit ka qenë në pararojë të rritjes ekonomike, veçanërisht për shkak të turizmit, pati një rritje prej 2.1% në tremujorin e parë të këtij viti, gjë që sugjeron se ditët e arta ndoshta kanë mbaruar. Ky është sektori që në vitin 2024 pati rritje mbi 5% dhe në vitin 2023 mbi 9%.

Po kështu, sektori i ndërtimit, i cili që nga koha e procesit të rindërtimit nga tërmeti i vitit 2019 ka qenë sektor me rritje të fuqishme, në tremujorin e parë të këtij viti pati rritje 1.8%.

Morali i fabulës është që rritja në tremujorin e parë të këtij viti, përveçse më e ulët se sa vitin e kaluar, kur rritja ishte 4%, është e paqëndrueshme. Zgjedhjet nuk mund të bëhen sërish dhe sektori publik nuk mund të zgjerohet më tutje. Sipas të dhënave të INSTAT, administrimi publik kontribuoi në 2.24% nga 3.4% që ishte rritja totale./Reporter.al

ekonomia shqiptare

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit